Një 16 vjeçar është proceduar penalisht këtë të premte pasi akuzohet se ka dhunuar një bashkëmoshatar.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një gjimnazi në Fier, ku i mituri ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi në ambientet e një gjimnazi në Fier, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar”,- njofton Policia.