Ndeshja Rumani-Kosovë e ndëprerë për shkak të banderolës “Kosova është Serbi” për më shumë se 30 minuta, u rikthye të luhet në fushën e stadiumit kombëtar të Bukureshtit.
Në minutën e 20 sfida eleminatore u ndërpre dhe lojtarët shkuan në dhomat e zhveshjes pasi ultasit vendas nuk pranuan t’u jepnin fund thirrjeve diskriminuese.
Ultrasit “Uniți Sub Tricolor” hapën një parullë ku shkruhej “Kosova është Serbi”, parullë qartësisht politike që nuk lejohet në tribuna.
Ndërkohë, duke lënë fushën në stadiumin e Bukureshtit, Mergim Vojvoda ka bërë shqiponjen dykrenore me duart e tij duke tërbuar stadiumin edhe më shumë.
Takimi rinisi me rezultatin 0-0 në min. 21:55, ndërsa UEFA nuk pranoi që minimalisht të boshatiste stadiumin ku edhe pas rikthimit të Kosovës në fushën e lojës vijuan koret kundër skuadrës dardane.