• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Basha kryetar grupi i PD”, shashka e Nikollës shkakton hilaritet në Kuvend

10:51 : 04/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Se kush do të jetë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, mori vëmendjen e diskutimit në seancën e sotme plenare – e para e sesionit të ri parlamentar.

Kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla tha se kishte marrë njoftim nga PS se kryetar grupi ishte caktuar Bledi Çuçi dhe nga PD (duke iu referuar segmentit të partisë së vulës të drejtuar nga Basha) se kryetar grupi ishte caktuar Lulzim Basha.

Deklarata e Nikollës shkaktoi hilaritet te deputetët e tjerë demokratë, të cilët janë distancuar nga Basha.

Gazment Bardhi i revoltuar kundër njoftimit, iu drejtua Nikollës duke i thënë: Ta harroni të zgjidhni kryetarin e grupit parlamentar të PD-së.

“Unë e kuptoj se disa kanë vendosur të bëhen qesharakë. Mos u bëni dhe ju pjesë e kësaj loje”, tha Bardhi nga foltorja e Kuvendit, i cili u pa duke debatuar me Bashën në Kuvend.

Lexo edhe:

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

Deputetë të tjerë demokratë, si Ferdinand Xhaferraj apo Edi Paloka, u shprehën po ashtu kundër.

“A mund të na sqaroni, sepse është hera e parë që po ndodh kjo, ju na propozuat që Kuvendi do të votojë midis Çuçit dhe Bashës se kush do zgjidhet kryetar i grupit të PS-së sepse jam shumë konfuz”, tha Xhaferri.

“Dua t’ju vë para një situatë të tillë, nëse nesër unë mbledh 2000 veta në një sallë dhe e quaj atë Kuvend të PS-së, zgjidhem vetë kryetar, sekretar, nënkryetar e të tjera me ar mbrapa dhe vij në parlament dhe ju sjell një letër dhe ju them që jam kryetar i grupit të PS-së, kuptojeni kështu këtë situatë dhe mos u bëni qesharake, bashkë me ata që e kanë marrë përsipër që të bëhet qesharak”, tha Paloka.

Më herët, në një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit para nisjes së seancës, Bardhi tha se është mbledhja e deputetëve që cakton kryetarin e grupit parlamentar të PD dhe sipas tij, këtë s’mund ta bëjë Lulzim Basha.

“Është grintë humori si çdo fundvere. Biem dakord që 7-ta është më e vogël se 20-ta apo 30-ta. Nuk e di se kush ka si qëllim që ta kthejë Bashën si qesharak. Besoj se kështu e kemi mësuar në fillore. Parlamenti vepron me rregulla të shkruara, e qartë mbledhja e deputetëve cakton kryetarin e grupit parlamentar të PD”, u shpreh.

Po ashtu, ai tha se si kryetar i grupit parlamentar të PD-së ka thirrur ditën e nesërme një mbledhje të përbashkët të gjithë deputetët e koalicionit opozitar me qëllimin për t’i dhënë fund situatës që ka përçarë partinë dhe për të ndërtuar një aksion politik të përbashkët.

Pjesëmarrjen në mbledhjen e thirrur nga Bardhi e konfirmoi kreu i PD-së Sali Berisha, që ka bërë thirrje së fundmi thirrje bashkëpunimi për Bardhin dhe deputetë të tjerë demokratë, duke përjashtuar Lulzim Bashën dhe Enkeljd Alibeajn.

Basha nga ana tjetër e refuzoi ftesën e Bardhit.

Ky i fundit tha për gazetarët jashtë parlamentit para nisjes së seancës se statuti i partisë i miratuar të shtunën parashikon që kryetari të mbajë edhe postin e kreut të grupit parlamentar. Ai shtoi se këtë funksion do e delegojë te një nga nënkryetarët e partisë.

Miratimi i kryetarëve të grupeve parlamentare nga Nikolla (Çuçi nga PS dhe Basha nga PD) dhe debateve të shkurtra lidhur me vendimin solli edhe mbylljen e seancën që më shumë ishte protokollare.

“Për sqarimin e situatës konfuze në të cilën ju ndodheni, unë i kam kërkuar departamentit juridik të japi sqarime mbi bazën e rregullores dhe patjetër do marrim vendime bazuar në ligj. Këtu seanca mbyllet, mirupafshim”, tha Nikolla duke mbyllur në këtë formë mbledhjen e parë të sesionit të ri parlamentar.

Pas përfundimit të seancës, Gazment Bardhi shprehu edhe njëherë mosdakordësinë e vendimit të marrë nga kryeparlamentarja.

“Mos u habisni të vetshpallet mbreti i Anglisë apo kryeministër”, tha Bardhi për Bashën.

Po ashtu, ai u shpreh se për tu zgjedhur deputetët, Bashës i nevojiten 19 vota nga ligjëvënësit demokratë. “Nëse merr 18, të 19-ën do ja jap unë”, tha Bardhi.

Deputetët demokratë në Kuvend tashmë janë të ndarë në tre grupe, ata që mbështesin partinë e vulës të drejtuar nga Basha, ata që janë pjesë e PD-së së drejtuar nga Sali Berisha dhe pjesa tjetër që janë distancuar nga Basha disa muaj më parë, duke kundërshtuar rikthimin e këtij të fundit në krye të partisë së vulës.

Etiketa: Lindita NikollaLulzim BashaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

12:39 : 08/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
Para

“Sky ECC dëshmon lidhjet e qeverisë me mafjan”/ Berisha-qytetarëve: Ju ftoj t’i shkurtojmë jetën këtij parlamenti

TË GJITHA

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com