• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama mbrojti sterilizimin, Berisha: Faktoi se është biznesi i tiji dhe Beqajt

12:39 : 30/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama mbrojti sërish dje koncesionin e sterilizimit, për të cilin është pas hekurave ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj, 6 anëtarë të komisionit të dhënies së koncesionit, ndërsa vijojë hetimet për ish-ministrin Ilir Beqaj.

Rama bëri një vizitë në një nga qendrat ku kryhet sterilizimi te spitali “Shefqet Ndroqi”, duke u shprehur se koncesioni solli “standard krejt të ri sigurie për ndërhyrjet operatore”, ndërsa u rrek të minimizojë faktin se koncesioni i sterilizimit është faktuar nga SPAK një aferë korruptive.

“Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët”, u shpreh Rama.

Këtë të mërkurë, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se qëndrimi i Ramës fakton se Rama dhe ish-ministri i Shëndetësisë janë pronarët realë të koncesionit.

Lexo edhe:

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

“Edi Rama provoi dje se ai me Beqjen e tij janë pronarët realë të vjedhjes së dytë të shekullit, sepse ai pas amnistimit të Beqjes nga skapi i partisë, në një akt të pastër kriminal, rendi dje të mbrojë me inskenime dhe dëshmitarë të rremë, dhe statistika false, veprën e tij të rëndë penale, sterilizimin që ju ka kushtuar shqiptarëve gjer sot 79 mln euro dhe që ka rritur me 80 herë çmimin e sterilizimit për njësi në vend dhe e ka bërë këtë proces 4 herë më të kushtueshëm se sa në Gjermani”, tha Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu.

“Kontrata e paligjshme”

Ai shtoi se Rama mori dje publikisht një akt flagrant të hapur presioni ndaj gjykatës, ndërsa kërkoi vazhdimin e kontratës koncesionare.

“Edi Rama dje me sulmin ndaj gjykatës kishte si mesazh të prerë; mjerë ai që guxon të prekë pronën time, për të cilën ai vetë është i aftë të bëjë çdo gjë që ta amnistojë, siç amnistoi ortakun e tij Ilir Beqja. Edi Rama dëshmoi dje se në mbrojtje të biznesit të tij, nuk njeh ligj, kushtetutë, as edhe institucione kushtetuese të vendit siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucion që ka denoncuar 2 vite më parë kontratën si korruptive dhe ka kërkuar rinegocimin e plotë të saj”, tha Berisha.

Ish-kryeministri argumentoi pse kontrata koncesionare e sterilizimit është e paligjshme.

“Referuar ligjit të koncesionit dhe prokurimit publik, pasi në këtë rast është bërë ndërthurja e të dyjave, Genc Burazeri ka pasur detyrë ligjore të nënshkruajë dy deklarata. Deklarata e para e konfliktit të interesit se ai nuk është asnjë person të afërt si drejtues në ministrinë e linjës. Deklarata e dytë ka të bëjë me konfliktin e interesit në shoqërinë në fjalë. Në këtë çështje ndahen dy raste. Që ky person nuk ka nënshkruar deklaratën e parë, çka do të sillte anulimin automatik të koncesionit. Rasti i dytë është se ai e ka nënshkruar këtë deklaratë dhe ka mashtruar shtetin, pasi kushëriri i tij ishte ministri i linjës”, tha Berisha.

|Në Kodin e Procedurës Administrative, i cili njëlloj si Kushtetuta dhe ligjet e tjera të vendit, nuk ekziston për Edi Ramën, parashikohet se akti administrativ është i pavlefshëm kur bie në kundërshtim të hapur dhe flagrant me një dispozitë të këtij kodi. Pra, procedura e ndjekur është fiktive dhe antiligjore dhe sjell si pasojë një kontratë të pavlefshme. Vjedhja është e provuar, kostoja është 80 herë më e lartë se ajo në shtet. Në këto kushte, kontrata koncesionare konsiderohet se nuk ekziston pasi është zhvilluar dhe firmosur në kushtet e konfliktit të interesit. Ndaj dhe gjykatësi, me shumë të drejtë ka kërkuar anulimin e kontratës korruptive të sterilizimit”, shtoi.

Kritika lëshoi dhe për SPAK, teksa u shpreh se aministoi Ilir Beqajn, dhe vetvetiu amnistoi edhe kontratën e korrupsionit të Edi Ramës.

Etiketa: Edi RamaSali Berishasterilizimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

18:58 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025
AKTUALITET

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

14:07 : 27/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në pyje, fatura që djeg

17:45 : 26/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
Para

4 shqiptarë në duelin kundër Kosovës, Zvicra publikon listën për sfidat e shtatorit

TË GJITHA

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

“U kërcënova me jetë nga Lapaj, babai dhe kushërinjtë”/ Shabani: Po përgatis dosje, grupe kriminale…

21:51 : 27/07/2025

E rëndë/ Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar

21:33 : 27/07/2025

Gjermani/ Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa të vdekur

21:25 : 27/07/2025

“Më shumë se 3 fëmijë të vrarë çdo ditë”/ OKB bën bilancin e luftës Izrael–Hezbollah

21:09 : 27/07/2025

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

20:55 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com