• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre arsye pse “zhvillimi historik” i Shpiragut të Ramës nuk bindi askënd

13:39 : 23/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama, me profesion piktor, veshi petkun e inxhinjerit dhe foli paraditen e kësaj të mërkure për rezervuarve nafte, pellgje, sonda, procese shpimi, në një konferencë të posaçme mediatike për atë që e konsideroi si “zbulimi më i rëndësishëm i 30 viteve” rezultatet e pritshme në fushën naftë-mbajtëse të Shpiragut.

Ai refuzoi të përgjigjej çdo interesimi tjetër mediatik dhe u acarua me gazetarët, të cilët injoruan “zbulimin e tij historik” për rezultatet në të ardhmen të naftës së Shpiragut, duke e pyetur për skandalet e prekshme dhe aktuale të inceneratorëve dhe koncesioneve në Shëndetësi.

Konferenca e Ramës kishte më së paku tre zhvillime kryesore, të cilat nuk lidhen aspak me “zhvillimin historik” të proklamuar nga kryeministri.

Zhvillimi i parë

– Rama deklaroi se testimet e kompanisë “Shell” kanë nxjerrë të dhëna premtuese për ekzistencën e rezervuarëve të naftës në zonën e Shpiragut.

Lexo edhe:

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

Megjithatë kryeministri deklaroi se do të priten analiza më të thelluara kosto-përfitim. Këto do të përcaktojnë nëse çmimi i procesit të nxjerrjes së sasisë së naftës (të pritshme) do të jetë më i ulët se sa shitja e naftës së nxjerrë në treg.

Pra, zhvillimi i parë nga konferenca mbi 90 minuta është që, edhe nëse do të ketë naftë, nuk dihet nëse ia vlen kostoja për ta nxjerrë nga thellësia e tokës.

Zhvillimi i dytë

– Rama u pyet nga gazetarët e pranishëm se cilat do të jenë përfitimet e qytetarëve shqiptarë nëse konfirmohet ky “zhvillim historik”. Pra, a do të jetë më e lirë nafta që qytetarët shqiptarë do t’i hedhin mjeteve të tyre.

Kryeministri nuk ishte në gjendje që të jepte një përgjigje të qartë dhe të saktë. Ai foli për procese, marrëveshje e një mish-mash teknikalitetesh, të cilat, edhe nëse ka arritur t’i kuptojë vetë, nuk i sqaroi për qytetarët shqiptarë.

Pra, ky “zhvillim historik”, edhe nëse konfirmohet, nuk u hyn aspak në xhep qytetarëve dhe konsumatorëve shqiptarë.

Zhvillimi i tretë

Rama akuzoi paraardhësit e tij për kontratë dhe koncesione abuzive në të shkuarën, kur në qeveri ishte opozita e sotme, të cilat, sipas tij, nuk kanë sjellë asgjë positive për ekonominë shqiptare.

Por ai refuzoi me ngulm, këmbëngulje, kryeneçësi dhe arrogancë pyetjet për koncesionet abusive të qeverisjes së tij, të cilat kanë dërguar pas hekurave zyrtarë të lartë dhe të tjerë presin radhën.

Pra, “zhvillimi historik” i Ramës u shndërrua në një konferencë të shëmtuar mediatike, e cila nuk bindi as vetë kryeministrin dhe as ata që e ndoqën në këtë zheg vape.

Etiketa: Arabia SauditeEdi RamanaftashellshpiragZbulimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

11:01 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
Para

“Forumi shqiptar” pjesë e qeverisë së re në Mal të Zi, Gjeloshaj: Marrim një ministri

TË GJITHA

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com