• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta e qytetarëve të Divjakës konfirmon problemet në “incineratorin” e Fierit

14:06 : 14/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Pas publikimit të një video – regjistrimi në të cilën dëgjohet kryetari i Bashkisë Divjakë duke ofenduar banorët që protestojnë ndaj mënyrës së trajtimit të mbetjeve urbane, i zgjedhuri më 14 maj, Josif Gorrea sqaron se për disa probleme në incineratorin e Fierit e kanë pasur të pamundur të shkarkojnë atje dy kamionë me plehra, që i kanë kthyer dhe derdhur në një venddepozitim të hershëm të mbetjeve urbane të njësisë vendore që ai drejton.

 Një video e regjistruar nga banorë të Bashkisë Divjakë teksa ata diskutonin nëpërmjet telefonit me kryetarin e kësaj njësie vendore, Josif Gorrea lidhur me mënyrën e trajtimit të mbetjeve urbane pranë banesave të tyre, shfaq një komunikim jo etik të kryetarit të zgjedhur më 14 maj, si dhe problemet që ka incineratori i Fierit në funksionimin e tij.

“Këta kanë pretendime që mos të derdhen më. Le të mbulohen thonë. Po vetëm të mos derdhen më”, dëgjohet t’i komunikojë Gorresë kërkesat e banorëve, një prej personave që ndodhet mes tyre.

LEXO EDHE: VIDEO-SKANDALI/ Kryebashkiaku i PS shan banorët: Jeni k*rva, nuk i dua votat tuaja

Në atë moment, dëgjohet kryetari i Bashkisë Divjakë, i cili me ton të lartë ofendon një prej protestuesve.

Lexo edhe:

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

“Protestat t’i kishte bërë 10 vite më parë ai Like k…va aty. Para 10 vjetësh ti kishte bërë. Sot ai nuk më bënë dot mua p..dhë, thuaji atij Likes”, dëgjohet të shprehet Gorrea.

I pyetur nga BIRN se si po vepron Bashkia Divjakë në menaxhmin e mbetjeve urbane, kur kjo njësi vendore është përcaktuar që në këtë drejtim të mbulohet nga Incineratori i Fierit, Gorrea tha se janë duke u dërguar tek djegësi. Sipas tij, video është regjistruar para rreth 15 ditëve dhe në atë moment djegësi i Fierit kishte pasur probleme dhe për këtë arsye kishin shkarkuar në një vendgrumbullimi mbetjesh urbane të mëparshme në territorin e Bashkisë Divjakë.

“Aty atë ditë janë hedhur dy kamionë më mbetje pasi ka pasur raste që djegësi i Fierit nuk ka punuar. Kishte probleme ato ditë dhe i shkarkuam aty dy kamionë dhe po i mbulonim”, pohoi Gorrea dhe sqaroi se atë ditë nuk kishte pasur mundësi t’i shkarkonin në landfillin e incineratorit e për këtë arsye ishin kthyer dy kamionë prapa. Por, ai këmbënguli se kishin filluar t’i mbulonin menjëherë mbetjet e depozituara në vendgrumbullimin e vjetër.

Sipas Gorresë, aktualisht nuk ka pasur më probleme në incineratorin e Fierit dhe po vijojnë t’i shkarkojnë atje.

“Video ka 15 ditë që është bërë. Ata janë ish-punonjës të Bashkisë Divjakë. Ne shkuam dhe i mbuluam. Ajo është një pikë grumbullimi prej 15 vjetësh. Ajo situatë ka ndodhur për shkak të qefmbetjeve si pasojë e riorganizimit të organikës së bashkisë. Nuk janë banorë, por punonjës dhe ish-punonjës. Është prerja e fijeve të abuzimeve me detyrën, pasi rrinin kot”, pohoi Gorrea gjatë një komunikimi telefonik.

Ai pranoi se kishte tejkaluar normalitetin lidhur me fjalorin e përdorur. “Edhe njeriu ka momente dhe ai ka qenë një moment i keq. Ndodhi pasi u provokua nga një punonjës bashkie që i ka hedhur mbetjet urbane atje për dhjetë vjet dhe merret tani me mua që kam rreth një muaj në drejtim të bashkisë. Unë me atë isha i nxehur se më ka provokuar dy tre herë më parë”, tha Gorrea.

Skandali i incineratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy koncesionet e para janë konfiskuar nga prokurorët, ndërsa dy javë më parëu vendos edhe sekuestrimi i kompanisë që operon kontratën e incineratorit të Tiranës. Prokuroria e Posaçme njoftoi se hetimi paraprak ka zbuluar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të.

Të dhënat e bilancit të kompanisë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si dhe të dhënat e pagesave të thesarit të buxhetit të shtetit tregojnë se, deri në kohën e sekuestrimit në gusht 2023, fusha e mbetjeve të Tiranës duket se u ka kushtuar taksapaguesve minimalisht 100 milionë euro. Incineratorët e Fierit dhe Elbasanit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 50 milionë euro të tjera./BIRN

Etiketa: DivjakaFierinceneratorimbetjetpleheratproblemetprotestaqytetarët

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Pas më shumë se 3 orësh, përfundon protesta për Zvërnecin/ Qytetarët pastrojnë bulevardin

21:35 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

21:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Nga uji me piper te maskat kundra gaz, protesta në Zvërnec hyn në një fazë të re?

19:44 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin/ Gazetari: Mesazhet e qytetarëve për qeverinë dhe opozitën

15:04 : 03/06/2026
Para

Rëndësia e pastrimit të kërthizës, paralajmëron mjeku

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom