• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklarata e Veliajt për inceneratorin e Tiranës/ Berisha: Vjedhja e shekullit s’është gabim, por krim

12:32 : 14/08/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pas deklaratave të një ditë më parë të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës.

Berisha e cilësoi mashtrimin ose shakanë e shekullit deklaratën e Veliajt se “Bashkia e Tiranës është treguar korrekte dhe se jemi një nga bashkitë klientë”.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për gabime, por vepra penale dhe krime, ndaj dhe Prokuroria e Posaçme ka lëshuar një numër urdhër-arrestesh dhe gjykata ka burgosur zyrtarë e të tjerë.

“Erion Veliaj, pasi u fsheh disa ditë në malin e shpifjeve që ngriti me gjobëvënësit e tij për Malin e Giranës, në intervistën televizive te Bolino për vjedhjen e shekullit, deklaroi se Bashkia e Tiranës ka zbatuar ligjin dhe ka respektuar të gjitha procedurat.

Lexo edhe:

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

Nëse në këtë proces, dikush ka bërë gabime, theksoi Veliaj, të mbajë përgjegjësi një për një. Por, di të them se, Bashkia e Tiranës është treguar korrekte. Jemi një nga bashkitë kliente.

Meqë jemi të vjedhja e shekullit, mund të them se ky është mashtrimi i shekullit apo shakaja e shekullit.

Javën e kaluar, unë ju njoftova se Erion Veliaj dhe SKAP-i i partisë, duan ta paraqesin Erion Veliajn si viktimë të ustallarëve në letra, Zoto dhe Mërtiri.

Ndaj sot nuk do ndalem në këtë aspekt të deklaratës së tij, por vetëm më pohimin e tij se nëse dikush ka bërë gabime, të mbajë përgjegjësi një për një.
Sipas Erion Veliajt, vjedhja e shekullit nuk është krim, por vetëm gabim.

Me këtë rast, i them Erion Veliajt, se përgjegjësi numër një për vjedhjen e shekullit, djegësin e Tiranës, se nuk bëhet fjalë për gabime, por për vepra penale dhe krime të rënda.

Ndaj prokuroria speciale që po heton zemërthyer vjedhjen e shekullit prej 3 vitesh, ka lëshuar një numër urdhër-arrestesh. Nuk është gabim, por vetëm krim i Erion Veliajt kalimi me firmën e tij në praktikën me djegien, që është dy herë më e kushtueshme sipas KLSH.

Nuk është gabim, por është krim i Erion Veliajt, zëvendësimi i procedurës së djegësit të Elbasanit dhe Fierit me tender publik, në procedurën me dhënien me koncesion apo PPP, e cila për 30 vite do i paguajë koncesonarit, dmth Erion Veliajt, rreth 1 miliard euro.

Nuk është gabim, por vjedhje e krim i Erion Veliajt dhe askujt tjetër, detyrimi antiligjor i bizneseve që pas vitit 2016, që çdo kuintal dhe apo inerte, ta depozitojnë vetëm në Sharrë, dhe vetëm e vetëm që kompania e djegësit të Veliajt të merrte 450 milionë euro nga këto biznese.

Nuk janë gabime, por vepra penale të gjitha firmat e vendosura për djegësin e Tiranës, sepse ai është fakti penal më i tmerrshëm për të cilin SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për Arben Ahmetajn, pavarësisht se ai e kishte kundërshtuar këtë procedurë 5 herë. Së fundmi, ai firmosi vetëm pasi ti me firmën tënde dhe vulën e bashkisë, mashtrove për leverdesshmërinë e djegësit.

Nuk është gabim, por vetëm krim insistimi yt kundër Ministrisë së Financave për leverdesshmërinë e projektit, edhe pse sipas KLSh është dyfishuar barra për taksapaguesit.

Nuk është gabim, por krim dhe vetëm krim kur ti Erion insistove për dhënien e 8 pikëve bonus për kompaninë tënde fantazmë, që nuk regjistronte në asnjë regjistër të shtetit shqiptar.

Nuk është gabim, por është krim kundër Kushtetutës firmosja në emër të Këshillit të Qarkut të Tiranës, në një kohë kur ai këshill nuk ishte mbledhur asnjëherë për këtë çështje.

Nuk është gabim, por shkelje e rëndë e ligjit dhe Kushtetutës kur firmos në emër të Këshillit Bashkiak të pambledhur ndonjëherë. Akti yt është i njëllojtë sikur Edi Rama të firmosë në emër të Lindës së parlamentit

Nuk është gabim, por është krim i rëndë të fshehësh gabimet e tua me Alberto Presecin dhe Flavio Tosin, që kanë ardhur te ti me çarter, sepse e dinin se ti ishte pronari i vërtetë.“- tha Berisha.

Etiketa: Erion Veliajinceneratori i tiranesSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha ‘këshillon’ Ramën si ta zgjidhë problemin e projektit të Zvërnecit

14:18 : 03/06/2026
Para

Shpërthen gazi në minierën e Bulqizës, tre minatorë pësojnë djegie në trup/ EMRAT

TË GJITHA

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom