• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Djali “sekser” vrau ndërtuesin/ Arsyet përse Nurihani i KLP-së duhet hetuar nga SPAK

21:34 : 09/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Bold News.al

Anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti, nuk ka asnjë lloj lidhjeje zyrtare me Vlorën.

Ajo ka lindur në Përmet, ka jetuar për shumë vite në Fier, ku kanë lindur dy fëmijët e saj, Rei dhe Sentiliana. Tashm është banore në Tiranë, së bashku me bashkëshortin e saj, Hazisin, nga Tepelena.

E, megjithatë, persona të ndryshëm nga Vlora, kryesisht zyrtarë dhe biznesmenë, e njohin djalin e Nurihanit, 33-vjeçarin Rei, i arrestuar së fundmi sepse goditi fizikisht për vdekje inxhinjerin Armand Meshau.

Ai qëndronte shpesh në Vlorë. Po ashtu, edhe nëna e tij, Nurihani dukej shpesh në qytetin bregdetar. Për shumëkënd, ishte e njohur shoqëria që anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka me një ish-zyrtar shumë të rëndësishëm në Bashkinë e Vlorës, emrin e tw cilit e posedon edhe “Boldnews.al”.

Lexo edhe:

Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek hoteli luksoz me Visin e Pojës

Ky zyrtar kishte shumë pushtet në dorë, sidomos në dhëniën e leje të ndërtimit.

Pikërisht, në një histori të tillë u përfshi edhe djali i Nurihanit.

Pas arrestimit, Rei Meta deklaroi se kishte një debat me ndërtuesin Meshau, pasi ai nuk po i përmbahej një kontrate mes të dyve, ku djali i zyrtares së lartë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kishte marrë përsipër që të ndihmonte Meshaun për një tokë në Radhimë.

Rei Meta rezulton punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe nuk ushtron aspak funksionin e agjentit të autorizuar imobiliar, pasi nuk i lejohet diçka e tillë përsa kohë është pjesë e administratës publike.

Atëherë, cili ka qenë pushteti i tij për të ndërhyrë si “sekses” në blerje tokash apo dhëniesh leje ndërtimi në Vlorë?

Dyshimet e para janë që nëna e tij, Nurihani, nëpërmjet pozitës së saj në “qeverisjen e Prokurorisë”, si edhe lidhja e saj me ish-zyrtarin shumë të lartë të Bashkisë Vlorë, të ketë qenë pjesë e “shtrimit të rrugës” së Reit për të bërë sekserin në qytetin bregdetar.

Në këtë drejtim, në orët e fundit ka pasur edhe raportime të ndryshme mediatike, në të cilat pretendohet se Rei Meta u merrte përsipër “sekserllëqe” personave të ndryshëm, duke u prezantuar si “djali i Nurihanit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

Gjithësesi, këto deklarime dhe raportime, për momentin, qëndrojnë në kuadrin e “dyshimeve”. E, për të zbardhur të gjithë të vertëtën e rolit të Rei Metaj në Vlorë, krahas goditjes për vdekje të 51-vjeçarit Meshau, mesa duket ka vend për t’u hetuar edhe afaret e tij financiare dhe rolin e mundshëm të nënës së tij në këtë veprimtari fitim-prurëse.

Nëse hetuesit vlerësojnë zgjerimin e hetimit drejt pasurisë, çështja automatikisht kalon në kompetencë të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), e cila është kompetente për procedimet penale ndaj anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Dhe, vend duket se ka edhe për këtë hetim. Rei Meta ka deklaruar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se ka pasur një kontratë me Armando Meshaun.

Në bazë të kontrate, djali i Nurihanit do të ndihmonte Meshaun me një tokë në Radhimë dhe do të përfitonte një apartament 60 metra katrorë në ndërtimin e kryer në këtë truall.

Pra, siç e pranon edhe ai vetë, ekziston një kontratë “shkëmbimi”, me bazë ndërhyrjen “seksere”.

Rei Meta është subjekt i deklarimit të pasurisë, si familjar i zyrtares së lartë, Nurihan Seiti.

Hetimi do të duhet të provojë nëse ai e ka deklaruar këtë kontratë, e cila do t’i siguronte një apartament në Radhimë të Vlorës.

Etiketa: HetimetNurihan SeitiRei Metaspakvrasje vlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

12:48 : 11/10/2025
AKTUALITET

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek hoteli luksoz me Visin e Pojës

11:38 : 11/10/2025
AKTUALITET

Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri Juxhin Drazhi, anëtar i grupit kriminal të ‘Pojës’/ PAMJE

09:34 : 11/10/2025
AKTUALITET

‘Narco-Rama’, dosja amerikane në tryezë në Tiranë

09:16 : 11/10/2025
AKTUALITET

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
Para

Fushë Arrëz, fëmija mbytet në rezervuar

TË GJITHA

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025

Festë kuqezi në Serbi, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë (Video)

21:39 : 11/10/2025

“Kosova është Serbi”/ Thirrje të turpshme në Leskovac, UEFA të dëgjojë

21:32 : 11/10/2025

U shfaq në shkollë me armë, policia identifikon 15-vjeçarin: E kishte lodër

21:21 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com