• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja në Vlorë/ Kreu i KLP mbron Nurihan Seitin: Djali ishte mbi 30 vjeç, nuk jetonte me prindërit

08:24 : 09/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Arrestimi i të birit me akuzën e vrasjes nga pakujdesia vë në pozitë të vështirë anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seiti, mes akuzave publike se i biri përdorte emrin e saj për të nxjerrë përfitime.

Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seiti (Meta) u arrestua të hënën me akuzën e vrasjes nga pakujdesia, pasi dyshohet se goditi me grushte që i sollën vdekjen 55-vjeçarin Armando Meshau. Zyrtarisht policia njoftoi se mes dy personave pati një përplasje për “motive të dobëta”, por oficerë në dijeni të hetimit i thanë BIRN se Meta dyshohet të kishte shërbyer si sekser për viktimën për një problem me pronat që ky kishte në Vlorë dhe se Meshau nuk i kishte dhënë shpërblimin.

BIRN mësoi nga grupi i hetimit se Meta dyshohet se ka përdorur emrin e së ëmës, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të nxjerrë përfitime, duke pretenduar se mund të zgjidhte probleme të pronave. Në rastin që solli konfliktin, Armando Meshau viktima, pretendonte se e kishte gjetur vetë dakordsinë me palën e tretë dhe kishte refuzuar t’i kalonte Metës një apartament që do ishte pagesa e tij për ndërmjetësimin.

Kjo solli përplasjen në një kancelari dhe pas debatit me fjalë, dy personat janë qëlluar me grushte që sollën rrëzimin dhe më pas vdekjen e Meshaut.

Oficerë të policisë në dijeni të hetimit thanë se Meta e ka mohuar këtë. Ai ka pretenduar se ka qëlluar me grushte Meshaun për tu vetëmbrojtur dhe se kishte qenë ndërtuesi që e kishte sharë dhe qëlluar i pari.

Lexo edhe:

“Ç’kontratë e noter, jam i zoti i punës”/ Ndërtuesi kërkon para shtesë për shtëpinë e paguar

Roja gjendet i varur në pallatin ku punonte

Por arrestimi i Metës dhe akuzat se ai ka përdorur emrin e nënës, vënë në vështirësi anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

E pyetur nga BIRN Mimoza Koçiu, këshilltare për mediat pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, tha se ata po e ndiqnin rastin. “Kjo çështje është në ndjekje nga ILD”, tha Koçiu.

Anëtarja e KLP-së nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi ngjarjen dhe as nëse do të mbante ndonjë qëndrim pas saj.

I pyetur nëse rasti ndikonte në perceptimet për një hetim të drejtë, duke qenë se hetohet familjari i një anëtari të KLP-së, kreu i këtij institucioni Alfred Balla mohoi mundësinë për ndikim. “Prokurorët sot janë plotësisht të pavarur dhe askush nuk mund të ndikoj në punën e tyre hetimore e cila kontrollohet nga gjykata”, tha ai. Balla tha se ngjarja ishte “e rëndë dhe e trishtueshme”, por shtoi se personi i akuzuar ishte mbi 30 vjeç dhe nuk jetonte me prindërit.

BIRN mësoi se për të sqaruar rrethanat e vrasjes policia ka thirrur të hënën dhe të martën 10 persona, mes të cilëve dëshmitarë okularë dhe të afërm të viktimës dhe autorit të dyshuar./BIRN

Etiketa: Alfred BallaILDklpNurihan SeitiRei Metavlorevrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ç’kontratë e noter, jam i zoti i punës”/ Ndërtuesi kërkon para shtesë për shtëpinë e paguar

21:45 : 27/06/2025
AKTUALITET

Roja gjendet i varur në pallatin ku punonte

12:40 : 27/06/2025
AKTUALITET

Kolegji rrëzon ankimimin e PD, certifikohen zgjedhjet edhe në Vlorë

18:01 : 26/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Plas grushti mes 3 vajzave në Vlorë, kapen për flokësh për një vend parkimi

16:45 : 26/06/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Fier–Vlorë, plagosen shoferi dhe dy turistë britanikë

16:13 : 26/06/2025
AKTUALITET

U kap me kokainë, arrestohet 26 -vjeçari në Sarandë

15:57 : 26/06/2025
Para

Çudia në Britani / Burri merr leje në punë për t'u kujdesur për fëmijët, gruaja vjen me pushime në Shqipëri

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com