Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës.
Një punonjës për pastrimin e rrugëve, 51-vjeçarari me iniciale Sh.A. banues në Tiranë, sipas policisë, u përplas nga një automjet që drejtohet nga 29-vjeçari A.Y., banues në Këlcyrë të Përmetit, pasditen e djeshme.
Sipas të njëjtave burime, për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që e përplasi është arrestuar.