• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zyrtari i PS-së ndërtoi kate pa leje në Tiranë, “shpërblehet” me tender 3.2 mln € në Kurbin!

10:57 : 26/07/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pak muaj më parë, zyrtarë të lartë të qeverisë duke filluar nga ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zv.kryeministrja Belinda Ballku, ish-drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici dhe krerë të lartë të Policisë së Shtetit, vizituan disa kantiere ndërtimi. Nga zona e Dajtit, Farkës, në qendër të Tiranës, ata deklaruan se kanë konstatuar kate pa leje në ndërtimet shumë katëshe.

“Ky subjekt ka bërë një ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuar. Ka edhe kate la leje. Kjo nuk është fushatë mediatike apo demagogji” do te deklaronte ish-ministri Çuçi, nga kantieri i një pallati në rrugën “Myslym Shyri”.

Pallati 13 katësh është ndërtuar nga firma “ARB & TRANS-2010”. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, firma është në pronësi të z. Shyqyri Malokut, babait të Arben Malokut, i cili ka qenë kryetar i Njësisë Administrative në Zall Herr. Ndërkohë, sipas mediave, Arbeni që e ka themeluar këtë shoqëri në vitin 2010 është edhe kryetar i PS-së në atë zonë. Pas këtij operacioni, nuk pati asnjë reagim për sekuestrimin e kateve pa leje, denoncimin e pronarit apo edhe të tjera masa administrative apo penale. Nëse për një qytetar të thjeshtë ligji është i rreptë, me ndalime dhe arrestime, për Malokun apo për “të njëjtët e tjerë” ligji është i butë; vijojnë punimet, shiten hyrjet dhe i jepen edhe tendera të tjerë!

Lexo edhe:

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

Faksimile: Njoftimi i fituesit të një tenderi nga Bashkisa e Kurbinit për ndërtimin e dy pallateve në kuadër të rindërtimit

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Bashkia e Kurbinit ka finalizuar tenderin me procedurë të kufizuar, marrëveshje kuadër në kuadër të procesit të rindërtimit. Bëhet fjalë për objektin e kontratës “rindërtimi në truallin ekzistues të 2 (dy) njësive të banimit (pallate), pallati nr.5 dhe pallati nr.6 në Bashkinë Kurbin, në kuadër të proçesit të rindërtimit”. Fondi për këtë tender është plot 320.883.630 lekë. Ose, me TVSH rreth 3.2 milionë euro. Mësohet se kontrata është lidhur në datën 17 korrik 2023 ndërmjet Bashkisë së Kurbinit dhe bashkimit të operatorëve “ARB & TRANS-2010” me përfaqësues ligjor z. Shyqyri Maloku dhe “EVEREST” me përfaqësues ligjor z. Sokol Çupi.

Pra, e thënë më shjeshtë, firma e z. Shyqyri Maloku, babait të Arbenit, është “shpërblyer” për ndërtimet e kateve pa leje në Tiranë. Nëse në një vend normal, me institucione të pa korruptuara, një firmë të tillë nuk i jepej asnjë leje ndërtimi, në këtë vendin tonë kjo firmë fiton edhe tendera. Fjalët e Çuçit që s’është fushatë mediatike, duken se janë zbehur me kalimin e kohës. Çuci u hoq nga posti i ministrit, Dallëndyshja kaloi nga IKMT në Kadastër, ku do të certifikojë pikërisht këto ndërtime pa leje. Dhe, nga ana tjetër, të njëjtët shkelës të ligjit, jo vetëm që s’janë ndëshkuar penalisht apo administrativisht, por marrin sërish para publike “me thasë”. Duket se aksioni i këtyre ndërtimeve ka qenë një fushatë e mirëfilltë gjobash, madje i bërë edhe para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Firmat janë vënë në radhë për të mbështetur kandidatët e PS-së, ku ndër këto firma ka qenë edhe “ARB & TRANS-2010”, e cila ka mbështetur Veliajn dhe Carën në Kurbin. I pari ia hoqi “njollën” e ndërtimit pa leje, ndërsa e dyta e “shpërbleu” me një tender të majmë!

Etiketa: ARB & TRANS-2010Arben Malokukate pa lejeKurbinpallatShyqyri Malokutenderzyrtari i ps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025
AKTUALITET

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

20:00 : 04/10/2025
AKTUALITET

Vetëvritet brenda banesës një 50-vjeçar në Kurbin

19:04 : 04/10/2025
AKTUALITET

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

09:20 : 03/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Qarkullonte me armë zjarri, kapet 22-vjeçari i shpallur në kërkim në Kurbin

14:18 : 02/10/2025
Para

Asgjësohen 338 bimë narkotike në Lezhë, pranga kultivuesit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com