• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bardhi paralajmëron mosnjohjen e Bashës si kryetar i PD-së së vulës

15:18 : 11/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së vulës, Gazment Bardhi la të kuptohet sot se nuk do ta njohë Lulzim Bashën kryetar të partisë pas 29 korrikut kur planifikohen të mbahen edhe zgjedhjet brenda kësaj force politike.

Në një intervistë për News 24, ai tha se kushdo është i lirë të shpallet mbret apo kryetar partie, por nuk mund të jetë i tillë pa një vendim të Këshillit Kombëtar për mbajtjen e zgjedhjeve.

PPJESË NGA INTERVISTA

Si do dilet nga konflikti në PD?

Përveç dy palëve, ka edhe një të tretë që është e fokusuar te misioni që ka çdo opozitar në vend për të denoncuar qeverinë. Brenda një jave kemi tre çështje shumë shqetësuese, ngjarjen e Krujës, shkërmoqjen e shtetit për Ahmetajn dhe në komisione po diskutohet legalizimi i kanabisit. Opozita do të duhet të jetë e fokusuar në këto çështje.

Lexo edhe:

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

“I siguroi Ballukut imunitet”/ Bardhi: Pa mbyllur kapitullin e Ramës, Shqipëria nuk i mbyll dot negociatat

Për Krujën ikën Rraja dhe Çuçi, për Ahmetajn po shkohet drejt arrestimit, për kanabisin është ende në shqyrtim në komisione…

Nuk kishte reagim të institucioneve në Krujë. Banorët po protestojnë prej një muaji dhe kishte mungesë veprimi nga institucionet. Ngjarja e Krujës ndodhi në 6 korrik. U paraqitën personat e dhunuar në komisariat dhe nuk pati asnjë reagim. Ishte publikimi i atyre pamjeve shokuese për qytetarët që solli reagimin e institucioneve. Shkarkimin e Çuçit, Rama nuk e ka vendosur si standard por e kishte plan prej kohësh.

Në 29 korrik do mbahen zgjedhjet. Kryesia ka vendosur që procesi të ecë përpara. Në 30 korrik do ta njihni kryetarin e ri?

Pa një vendim të vlefshëm të Këshillit Kombëtar të PD-së në 29 korrik nuk ka zgjedhje për kryetarin e PD. Unë i qëndroj këtij standardi.

Do konsiderohen nul?

Nuk ka zgjedhje. Zgjedhje ka bërë edhe Berisha që e quan veten kryetar të PD-së. Pa një vendim të vlefshëm të Këshillit Kombëtar nuk ka zgjedhje për kryetar të PD-së. Çdokush është i lirë që të shpallë veten mbret, apo kryetar. Është në zgjedhjen e tij të lirë. Po flas për statut, rregulla dhe procese legjitime brenda një force si PD-ja.

6 deputetë morën një nismë për të kontaktuar anëtarët e PD-së. Në çfarë faze është? Kur do ta thërrisni Këshillin Kombëtar legjitim?

Nuk kam informacion deri në çfarë faze janë kolegët.

Ka disa deputetë që nuk po qëndrojnë as me Berishën as me Bashën. Cili do të jetë fati i këtij grupi?

PD ka vuajtur se është identifikuar me kultin e individit. Ne nuk jemi në PD për asnjë emër të përveçëm. Ne nuk kemi pasur një qëndrim për Berishën kur shkel statutin dhe qëndrim të ndryshëm për Bashën kur shkel statutin. Ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë interesit të anëtarëve të PD-së dhe ata kërkojnë që opozita të jetë në misionin e saj të të bërit opozitë. Kush do të luftojë për karrige është i lirë ta bëjë.

Etiketa: gazment bardhiLulzim BashaPD e vulës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

“I siguroi Ballukut imunitet”/ Bardhi: Pa mbyllur kapitullin e Ramës, Shqipëria nuk i mbyll dot negociatat

10:32 : 24/05/2026
AKTUALITET

Opozita kundër kalendarit të Kuvendit, Bardhi: Seancat plenare po kthehen formale

14:25 : 20/05/2026
AKTUALITET

Ndalimi i studentëve shqiptarë në RMV, Bardhi: Trajtim çnjerëzor nga policia

13:06 : 20/05/2026
AKTUALITET

“Zgjodhi Ballukun, jo integrimin”, Bardhi: Rama ngop shqiptarët me lugën boshe të Shqipërisë 2030

12:15 : 14/05/2026
AKTUALITET

Rama refuzon interpelancat në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Jep dorëheqjen, s’po zbaton Kushtetutën

11:55 : 07/05/2026
Para

Shtrenjtohen ushqimet! Të moshuarit dhe të varfrit po e ndjejnë më shumë

TË GJITHA

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom