• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokuroria dhe policia ia hedhin fajin njëra-tjetrës për skandalin e gurores së Rrajave

19:22 : 10/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Pas publikimit të një videoje dhune mizore të ushtruar nga familjarë të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja kundër disa qytetarëve që ankoheshin se u ishin dëmtuar shtëpitë nga shpërthimet në një gurore pranë fshatit Borizanë, Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit ia hodhën fajin njëra-tjetrës duke deklaruar se “kishin përcjellë dokumentet”.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës duket se tentuan të lajnë duart nga pikëpyetjet e ngritura mbi punën e këtyre dy institucioneve në lidhje me denoncimin e qytetarëve të Borizanës për shpërthimet e lëndëve plasëse në një gurore, denoncime që u bënë shkas për dhunë mizore të ushtruar nga familjarë të ish-deputetit Socialist Rrahman Rraja, ngjarje që u bë publike nga rrjedha në media e një videoje që ngjan se është regjistruar nga vetë dhunuesit.

Të hënën, Policia e Shtetit u përpoq të mbrojë veten duke deklaruar se Policia e Krujës “ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore” në lidhje me ngjarjen dhe se i ka përcjellë prokurorisë kallëzimin e banorëve që u ankuan fillimisht në maj të këtij viti.

Sipas policisë, ajo ka dërguar dy materjale, njëri 20 faqe dhe tjetri 186 faqe, për veprën penale “Shkatërrim Prone”.

“Theksojmë se Policia e Krujës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për këtë rast, me paanshmëri dhe konform ligjit, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës,” deklaroi policia [link].

Lexo edhe:

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

Prokuroria e Tiranës iu përgjigj pak më vonë, në një deklaratë tjetër për shtyp, në të cilën tha se i ka regjistruar të dyja denoncimet si vepra penale në hetim dhe se hetimet, për këto çështje janë “në fazën paraprake.” Prokuroria bëri të ditur gjithashtu se për një nga denoncimet, i ka kthyer dosjen pas Policisë së Krujës për hetime të mëtejshme.

“…dosja i është deleguar për  kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë,” bëri të ditur prokuroria. [Link]

Qytetarët u tronditën ditën e premte nga publikimi i një video në të cilën shfaqen anëtarë të shumtë të familjes Rraja, duke rrahur me shkopinj bejsbolli dhe duke kërcënuar me pistoletë dy qytetarë, për shkak të ankesave të këtyre të fundit për aktivitetin e një guroreje, e cila është bllokuar. Sipas policisë, gurorja është nën pronësinë e Delia Group.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kjo kompani është nën pronësinë e shtetasit Viktor Delia, ndaj të cilit nuk rëndon ndonjë akuzë. As policia dhe as prokuroria nuk shpjegojnë kontekstin në të cilin, denoncimi ndaj një kompanie nën pronësinë e një individi, sjell reagimin e individëve nga një familje tjetër. Prokuroria gjithashtu nuk bën të ditur nëse ka kryer ndonjë veprim hetimor, por mjaftohet duke thënë se çështja është “nën hetim paraprak”.

Të shtunën, pas reagimit publik, Rrahman Rraja, deputeti socialist, vëllai dhe i biri i së cilit shfaqen duke ushtruar dhunë banditeske ndaj qytetarëve, dha dorëheqjen si deputet ndërsa kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka komentuar mbi ngjarjen, shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Para shkarkimit, Çuçi pati deklaruar “riorganizim” të komisariatit të Krujës, gjë që sugjeron një farë pranimi se ky komisariat nuk ka arritur të kontrollojë territorin.

Gjatë viteve të fundit, disa eksponentë të familjes Rraja kanë dalë në media si pjesë e kronikës së zezë. I biri i deputetit, Rexhep Rraja, aktualisht në kërkim nga policia për dhunën ndaj banorëve të Borizanës, u akuzua në vitin 2018 për përdhunim, ngjarje e cila duket se dërgoi në arrati një oficer policie, i cili deklaroi se ishte kërcënuar nga familja e deputetit dhe nga Taulant Balla, ministri i ardhshëm i brendshëm. Balla dhe Rrahman Rraja kanë hedhur poshtë akuzat, ndërsa duke demonstruar përkatësinë e tij politike, Rexhep Rraja në një rast deklaroi se do t’ia tregonte vendin opozitës në zgjedhje.

Redjan Rraja, një tjetër anëtar i familjes, është i arrestuar nën akuzë për lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Deri më tani policia nuk ka arritur të gjejë vendndodhjen e dhunuesve ndërsa i ka bërë thirrje atyre “të dorëzohen”./BIRN

Etiketa: borizanegurorjaletrapoliciaprokuroriarrajaskandali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Furnizonte kriminelët në Shkodër, arrestohet trafikanti i armëve në Tiranë

11:33 : 08/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

10:30 : 08/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Kukës/ 5 persona abuzojnë seksualisht me një 15-vjeçare

11:14 : 07/08/2025
Para

"Ndodhet në Elbasan"/ Karamuço: Biznesmenët i zgjidhin problemet me një "kamioçinë", 10 veta brenda me armë

TË GJITHA

OpenAI lançoi GPT-5: Modeli më i fundit i chatbox-it tani në dispozicion!

14:53 : 08/08/2025

OKB: Njeriu shkaktari kryesor i zjarreve pyjore

14:45 : 08/08/2025

Hëna e Plotë e 9 Gushtit/ 4 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë

14:28 : 08/08/2025

Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com