• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtësi me regji/ Si të lëshon dhe si të mban Edi Rama rreth vetes

17:01 : 10/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Me lëshimin që Edi Rama i bëri Arben Ahmetajt është përforcua ideja se “i gjati të lëshon”. Deri në Korrik të vitit të kaluar, Arben Ahmetaj ishte zv.kryeministër. Papritur Rama e zëvëndësoi me Belinda Ballukun. Bashkë me postin e zv.kryeministrit, Ahmetaj humbi edhe postin e Ministrit të Rindërtimit. Në Shtator u shkarkua si Drejtues Politik i Vlorës. Rama e zëvëndësoi me Blendi Klosin dhe pavarësisht përpjekjeve për të qenë pjesë e fushatës, Ahmetaj u shmang nga çdo aktivitet i PS-së. Paralelisht, në mediat pranë qeverisë nisi një fushatë denoncimesh për rolin e tij tek inceneratorët.

Kryeministrit duket se i pëlqen të dëgjojë zërat nëpër korridore se “i gjati të lëshon”. Këtë e konfirmoi në Kongresin e Partisë Socialiste, kur i tha deputetëve dhe ministrave disa fjalë, që u interpretuan si një mesazh direkt për Ahmetajn:

“Më vijnë zëra që thonë se “ky i gjati nuk të mban, të lëshon”. E thonë apo jo? Ky i gjati nuk i mbron njerëzit e vet. Unë nuk lëshoj askënd në këtë familje që bëhet shënjestër për punët e përbashkëta. I vë gjoksin, fytyrën zërin në dispozicion dhe i dal unë para baltës që hidhet drejt kujtdo që është pjesëtar në këtë familje. Borxhin nuk ja kam askujt kur i merr koka erë, por ja kam kësaj familje dhe familjes sime. Si mund t’i mbroj unë ata që më vënë para ca të vegjëlve që më kërkojnë llogari? Nuk mbaj askënd që ha pas shpine zgjedhësit dhe Partinë Socialiste”– tha Rama.

Në fakt, deklarata ka ngjitur po të shohësh numrin e ish-zyrtarëve që janë në burg. Pararendës i Arben Ahmetajt ishte Lefter Koka. Në Shtator të vitit 2021, Koka dorëzoi mandatin e deputetit dhe në Dhjetor u arrestua. I njëjtë është rasti i Alqi Bllakos, që dorëzoi mandatin e deputetit dhe pranoi burgosjen për aferën e inceneratorëve.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

I ngjashëm , por më i komplikuar ishte rasti i Saimir Tahirit. Fillimisht Rama vendosi që grupi i deputetëve të votojë kundër heqjes së imunitetit të ish Ministrit të Brendshëm. Më vonë, Tahiri bëri gafën që e dorëzoi mandatin dhe siç dihet, përfundoi në burg. Gjithsesi para kësaj ai ishte izoluar nga ish-bashkëpuntorët dhe ishte zhveshur nga çdo funksion në parti.

Por sa e vërtetë është ideja që Ramës i pëlqen ta dëgjojë, pra se “i gjati të lëshon”? Ka disa raste korrupsioni që tregojnë të kundërtën.

1) Hetimi i Agaçit për inceneratorët

Për të njëjtën procedurë që socialistët do të dorëzojnë Arben Ahmetajn në duart e prokurorëve të SPAK, është marrë në pyetje edhe Ëngjëll Agaçi. Në Tetor të vitit të kaluar Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave u shfaq në dyert e SPAK dhe u largua nga aty në heshtje.

Agaçi u mor në pyetje sepse lejoi të kalonte në mbledhjen e qeverisë një procedurë anti-ligjore, siç është ajo “me negociim pa shpallje”.

Ligji parashikon tre lloje procedurash për konçensionet: 1) e hapur, 2) e kufizuar, 3) me negocim me shpallje njoftimi.

Ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka e dha konçensionin përmes një procedure të katërt, “me negocim, pa shpallje të njoftimit”. Por ishte detyra e Agaçit të kontrollonte ligjshmërinë e të gjitha dokumentave që miratohen në Këshillin e Ministrave. Për shkeljen, deri tani ai nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi ligjore.

Përderisa Rama nuk e ka lëshuar, ai vijon të qëndrojë në detyrë.

2) Firma e Veliajt për inceneratorët

Në morinë e shkresave që i shtruan rrugën koncensionit për inceneratorin e Tiranës, është një dokument që e ngarkon Erjon Veliajn me përgjegjësi direkte për kalimin e 91 milion eurove bosëve të inceneratorëve. Bëhet fjalë për shkresën e marsit të vitit 2017, të cilën Lapsi.al e ka sjellë edhe më parë për lexuesin. (Shiko më poshtë)

Firma e Veliajt jep miratim për inceneratorin e Tiranës dhe është përgjigje për Alqi Bllakon. Shkresa i hapi rrugë kalimit të 91 milion eurove drejt xhepave Klodian Zotos dhe shokëve të tij por aty ka disa “gabime” të qëllimshme. Me këtë firmë iu hap rruga trajtimit të mbetjeve për 5 bashkitë e Tiranës, sikur Veliajt të ishte drejtues i qarkut, ndërkohë që duhej të ishte Këshilli Bashkiak që të merrte vendim për paratë që dalin nga buxheti i Bashkisë.

Për më tepër, paratë vazhdojnë të disbursohen, por në Sharrë nuk ka ende incenerator. Veliaj ka sqaruar se ai dha përgjigje “parimisht” dhe më vonë mblodhi këshillin bashkiak, por procedurat tashmë kishin nisur. SPAK nuk ka guxuar t’i afrohet Erjon Veliajt, sepse sigurisht që Rama nuk e ka lëshuar.

3) Hetimi për Olta Xhaçkën

Për Ministren e Jashtme, Olta Xhaçkën ka një hetim në SPAK, në lidhje me dhënien me qira të bazës detare Limion, Sarandë për dy kompani private gjatë kohës që drejtoi Ministrinë e Mbrojtjes.

Koloneli Artur Meçollari ka dëshmuar në SPAK presionet e Xhaçkës për ushtarakët, ndërmjetësimin e ministres si seksere e oligarkëve dhe manovrat me planin e përhapjes në mënyrë që t’i hapej rrugë investimeve private. Xhaçka është marrë disa herë në pyetje, por SPAK nuk ka vepruar, megjithë sekuestron që i ka bërë investimeve në jug.

Një tjetër moment që tregon haptas mbrojtjen që Rama i bën njerëzve pranë tij është bllokimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës. Socialistët janë shndërruar në mburojë të Xhaçkës, pasi qeveria i dha Artan Gaçit statusin e investitorit privat. Deputetët e PS i zvarrisin qëllimisht procedurat, duke rrëzuar pretendimet e kryesocialistit se nuk do t’i bëhet askujt zyrë avokatie.

4) Hetimi i konçensioneve të Ilir Beqes

SPAK e mori në pyetje Ilir Beqen disa muaj më parë për koncensionin e streilizimit. Gjatë kohës kur ai ishte Ministër i Shëndetësisë u nënshkrua kontrata me vlerë 100 milion euro për dy kompani. Një prej këtyre kompanive ishte Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Atëherë, BIRN zbuloi se Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesionin, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pajisje me vlerë mbi 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë. Por SPAK nuk ka guxuar të veprojë ndaj Beqes, një nga miqtë më të ngushtë të Edi Ramës që nga koha kur ai ishte basketbollist.

/Lapsi

 

Etiketa: agaciarben ahmetajdrejtesi me regjiErion VeliajRamaspakte leshonte mbanxhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

"Do më njohësh pa merak", dalin mesazhet 1 ditë para konfliktit të Rrajave në Krujë

TË GJITHA

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com