• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Kërkohet hetim në Kongresin e SHBA për superskandalin McGonigal-Rama

15:27 : 02/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me skandalin e agjentit të FBI-së, McGonigal, ku sipas liderit demokrat, për lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama është kërkuar hetim në Kongresin e SHBA-së.

Në një postim në rrjetet sociale Berisha ka shpërndarë njoftimin e takimit të drejtuesve të “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” me kongresmenin amerikan Jim Jordan, kryetar i Komisionit Juridik të dhomës së përfaqësuesve dhe kryetar i grupit të Lirisë të Konservatorëve Republikan në Kongresin e SHBA.

“Diaspora për Shqipërinë e Lirë” i ka kërkuar kongresmenti hetimin e kryeministrit Edi Rama nga Kongresi amerikan dhe zbardhjen e kësaj afere të madhe korruptive.  Sipas njoftimit, kongresmeni Jordan ka mbështetur kauzën e tyre kryesore të votës së Diasporës dhe është angazhuar që ta adresojë këtë çështje në komisionin për marrëdhëniet me jashtë.

Postimi i plotë:

Çështja përvlëuese Rama – McGonigal në Kongresin e SHBA.

Lexo edhe:

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

Zjarret në pyje, fatura që djeg

Kërkohet hetim në Kongresin e SHBA për superskandalin McGonigal – Rama.

Lexoni njoftimin e takimit të drejtuesve të “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” me kongresmenin Jim Jordan, kryetar i Komisionit Juridik të dhomës së përfaqësuesve dhe kryetar i grupit të Lirisë të Konservatorëve Republikan në Kongresin e SHBA. Ndër të tjera, përfaqesuesit e “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” kërkuan mundësisht hetimin e superskandalit McGonigal- Rama nga Kongresi i SHBA.

Çështja McGonnigal nuk do të lejohet të kalojë në harresë!

Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon drejtpërsëdrejti hetimin e kryeministrit Edi Rama nga Kongresi Amerikan!

Pas letrës së dërguar më 28 Shkurt 2023, dje, Besa Sharrah, Bledar S. Milaqi, Nador Bakalli dhe Florian Haçkaj nga Lëvizja kanë zhvilluar një takim të përmasave tejet të rëndësishme me Kongresmenin e njohur dhe një nga njerëzit me më tepër influencë në Kongresin Amerikan, Jim Jordan.

Z. Jordan është kryetar i komitetit për çështjet gjyqësore në kongresin Amerikan, i ngarkuar të hetojë plotësisht përdorimin e FBI për afera dhe avantazhe politike. Ky komision do të hetojë me themel cështjen McGonnigal, ku në aktakuzë përmendet 14 herë emri i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama!

Temat kryesore të diskutuara në takim ishin:

– Përfshirja e Kryeministrit Edi Rama në korrupsion me çështjen McGonnigal
– Rrëshqitja e Shqipërisë drejt autokracisë dhe rikthimi i maktheve të së kaluarës totalitare
– Përjashtimi i diasporës nga politikëbërja dhe mos-mundësimi i votës së diasporës

Lëvizja theksoi rëndësinë e së vërtetës mbi çështjen McGonnigal dhe zbardhjen nga komisioni hetimor i kësaj afere madhore korruptive si dhe falenderuam kongresmenin për punën e tij në drejtim të transparencës dhe shkuarjes deri në fund të së vërtetës në lidhje me këtë aferë. Gjithashtu i ofruam atij mbështetje nëpërmjet ekspertizës dhe përkushtimit tonë të palëkundur për më të mirën për Shqipërinë.

Kongresmeni Jordan mbështeti kauzën tonë kryesore të votës së Diasporës dhe u angazhua të adresojë këtë çështje në komisionin për marrëdhëniet me jashtë.

Takimi u mbyll me besimin e plotë se çështjet e diskutuara do të gjejnë zgjidhjet e duhura.

Falenderojmë edhe një herë Kongresmenin për kohën dhe bisedën e hapur si dhe për mundësinë që Diaspora shqiptare të mbrojë çështje me rëndësi për vendin në forume kaq të larta!

Mbetemi në pritje të zhvillimeve të rëndësishme…

Etiketa: afereDiaspora për Shqipërinë e LirëEdi RamahetimKongresi i SHBAmcgonigalSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në pyje, fatura që djeg

17:45 : 26/07/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarr në një zonë të mbrojtur në Shkopet, në hetim 72-vjeçari

14:32 : 26/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
AKTUALITET

KLP hesht pas sulmeve të Ramës ndaj prokurores Gjeli

09:52 : 25/07/2025
AKTUALITET

Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës

17:09 : 24/07/2025
Para

Mungesa e hapësirave të parkimit dëmton turizmin në Durrës

TË GJITHA

Sateliti i NASA-s zbulon vatrat e zjarrit në Mesdhe, Shqipëria një ndër më të prekurat

08:18 : 27/07/2025

Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

08:06 : 27/07/2025

Ulen temperaturat, njihuni me parashkimin e motit për sot

08:01 : 27/07/2025

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com