• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Mungesa e hapësirave të parkimit dëmton turizmin në Durrës

15:30 : 02/07/2023
në Lajmet e Dites

Në fillim të viteve 2000, ndërtimi i pallateve me garazhe nëntokësore ishte një ngjarje e rrallë në plazhin e Durrësit – ku interesi kryesor i ndërtuesve ishin lokalet dhe dyqanet. Arkitekti Viktor Dhimgjini kujton se e projektoi një të tillë në fillim të viteve 2000, por shumë shpejt projekti u transformua.

“Mbaj mend realizimin e një projekti në stabilimentin “Iliria”, në të cilin parashikoja edhe ndërtimin e garazheve,”-kujton Dhimgjini.

“Pronarët e pallatit pak vite më vonë bënë disa modifikime dhe i kthyen garazhet në lokale dhe dyqane,”-shtoi ai.

Dy dekada më vonë, mungesa e garazheve dhe e vendeve të parkimit është një ndër shqetësimet kryesore gjatë sezonit të verës në plazhin e Durrësit. Plazhi i Durrësit është destinacioni turistik kryesor i vendit dhe këtë vit operatorët turistikë parashikojnë që të presin rreth 1 milion turistë – përfshirë vizitorët e përhershëm nga Kosova. Por sistemimi i tyre vazhdon të mbetet një sfidë për shumë prej operatorëve në fushën e turizmit.

Fred Spiru administron një hotel në buzë të detit dhe i tha BIRN se kërkesa për parkingje është gjashtë herë më e madhe se sa vendet që ka në dispozicion.

Lexo edhe:

Përplasen dy makina në Durrës, një i plagosur

Sherr masiv në zonën e plazhit në Durrës, plagosen me thikë tre të rinj

“Hoteli që administroj ka vetëm 10 vende në garazhin nëntokësor, ndërsa kërkesa e klientëve është 6 herë më e madhe. Kështu që unë jam i detyruar të kërkoj parkime në oborret e pakëta të shtëpive përreth,”- tha Spiru, duke parashikuar vështirësi të mëdha për këtë sezon.

Rruga nga Ura e Dajlanit deri në Plepa është rindërtuar tre herë gjatë viteve të fundit, por zgjidhjet urbanistike lënë shumë për të dëshiruar. Ende pa filluar mirë sezoni turistik, rruga bllokohet shpesh nga numri i madh i makinave, ndërsa autoveturat e turistëve me targa nga shumë vende të Evropës sistemohen edhe gjatë natës në të dy anët e rrugëve kryesore dhe dytësore të Plazhit. Për të lehtësuar qarkullimin, Bashkia e ka gjetur zgjidhjen te bllokimi i autobusëve të shumtë që mbërrijnë çdo ditë nga Kosova. Por kjo i lë të pakënaqur turistët.

“Shoferët ndalojnë ku të munden dhe ne vijmë drejt banesave të pushimit, duke tërhequr valixhet dhe fëmijët,”- i tha BIRN Veliu, një 65 vjeçar nga Peja, i cili prej 12 vitesh nuk ka shkuar për pushime askund tjetër, përveçse në Durrës. Edhe Ilir Malko, i cili e shfrytëzon çdo ditë këtë rrugë, vëren se përballet shpesh me “të moshuar apo fëmijë të vegjël” që lëvizin drejt bregdetit.

Situata me parkingjet nuk duket se është përmirësuar edhe pasi ndërtimi i garazheve nëntokësore u bë detyrim ligjor. Nga ana tjetër, ndërtuesit përballen me probleme të shkaktuara nga ujërat nëntokësorë.

“Të ndërtosh një pallat me garazhe, tashmë është detyrim ligjor, por ky nuk është proces i lehtë,”- thotë Asti Llupi, i cili e ndjen veten me fat që kati i nëndheshëm i pallatit që u ngrit në truallin e tij nuk mban ujë. Aktualisht, sheshet e parkimeve në plazhin e Durrësit konsiderohen një luks. Në mungesë të garazheve, ato do të ishin një alternativë e mirë për sistemimin e automjeteve, por numri i tyre është i reduktuar.

“Parkimet e fundit janë kryesisht sheshe të krijuara nga banesat e shkatërruara nga tërmeti e që presin të rindërtohen përsëri në të njëjtin vend,”- thotë Armandi, një banor i zonës së plazhit.

Pallatet e ndërtuara shumë pranë njëri -tjetrit i kanë ngushtuar rrugët dytësore të kalimit për automjetet dhe këmbësorët. Ato kanë vështirësuar edhe ndërhyrjet e bashkisë në infrastrukturën rrugore të lagjes.

“Janë kaq afër pallatet, saqë bashkë me pengesat e ngritura artificialisht nga banorët e ngushtojnë edhe më tej rrugën që po asfaltohet,”- u ankua Fredi Spiru. Ky i fundit e sheh me pozitivitet ligjin e ri që i detyron ndërtuesit të mos ngrenë më shumë se gjashtë kate si dhe të ndërtojnë garazhe nëntokësore.

“Më mirë vonë se kurrë,”-përfundon Spiru./BIRN

Etiketa: Durresparkimturizem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasen dy makina në Durrës, një i plagosur

22:56 : 27/07/2026
AKTUALITET

Sherr masiv në zonën e plazhit në Durrës, plagosen me thikë tre të rinj

10:53 : 27/07/2026
AKTUALITET

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

09:02 : 27/07/2026
AKTUALITET

Mbushte makinën me naftë dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

12:42 : 26/07/2026
AKTUALITET

Makina shpërthen në flakë pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës

08:12 : 26/07/2026
AKTUALITET

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

14:06 : 25/07/2026
Para

Iku nga shtëpia dhe s'u kthye më, babai ngre "alarmin" në Polici për zhdukjen e të birit në Fier

TË GJITHA

Horoskopi për nesër: Takime romantike, vendime të rëndësishme dhe kujdes me paratë

22:58 : 27/07/2026

Përplasen dy makina në Durrës, një i plagosur

22:56 : 27/07/2026

“Sara Mila, ushtare e sulltanit”, protestuesit: Ke të fala nga burgu i Elbasanit!

22:52 : 27/07/2026

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

22:47 : 27/07/2026

Fjalimi i fortë i Elsa Demos në protestë: Pas Teatrit dogjën pyjet dhe ndërtuan resorte

22:37 : 27/07/2026

Bardhi dënon publikimin e pamjeve nga Kuvendi: Është dhunë ndaj një gruaje

22:21 : 27/07/2026

Gazetari komenton protestën: Policia ka gazin dhe ujin, qytetarët kanë vezë e domate

22:06 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom girişcasibomcasibom