• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Hajde merr vezët’/ Zbardhen përgjimet, si kalonte droga në Muriqan përmes policit

12:06 : 28/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e SPAK-ut, lidhur me grupin kriminal që merrej me trafikun e drogës nga vendet e Lindjes së Mesme në Shqipëri e Greqi dhe më pas drejt Bashkimit Europian.

Operacioni çoi në arrestimin e 20 personave, ndërsa janë zbardhur dhe përgjimet e bisedave mes trafikantëve.

Nga raportet e vëzhgimit, ka rezultuar se Artan Agalliu ka udhëtuar me një makinë tip Peugeot së bashku me Spiro Çapin. Ky i fundit ishte shoferi. Ata kanë udhëtuar paralel me rrugën e doganës dhe kanë parkuar te një parking përballë terminalit të pasagjerëve.

Në orën 14:31 të asaj dite rezulton se Artan Agalliu ka komunikuar me Artur Sulajn. Ky i fundit i flet për sasi lënde narkotike, që mes anëtarëve të grupit flitej për “vezë”.

Artur Sulaj: He mo. Ke vezë këtu sot?

Lexo edhe:

Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK Erion Isain?

Përplasje të forta brenda KLP-së/ Bllokohet gara për kreun e ri të SPAK

Artan Agalliu: Jo, jo, akoma, të shikojmë.

Artur Sulaj: Eeeee.

Artan Agalliu: Lëre të shofim….

Artur Sulaj: S’i ke mbledhë akoma e?

Artan Agalliu: Jo akoma s’i kam mbledhë!!

1 orë e 30 minuta më vonë, Agalliu ka folur sërish me Sulajn, ku kësaj here e lajmëron që të merrte “vezët”.

Artur Sulaj: He?

Artan Agalliu: Hajde merr vezët.

Artur Sulaj: Hajt erdha.

Sipas SPAK lënda narkotike fshihej në kamione në vende të posaçme apo edhe në kova me përmbajtje të tjera. Për këtë ata kanë siguruar një përgjim mes Artur Sulajt me Arian Tolën, bisedë e kryer në një kamion.

Artur Sulaj: He të q* nanën! Pse u sillen karabinierët aty!

Arian Tola: Ju ka ra në sy se….

Artur Sulaj: Ka bo dy xhiro ai!!  A të q* robt. Na ngeli hapë ajo!!

Arian Tola: Do hy unë ta mbyll, kur të shkarkosh.

Artur Sulaj: Duhet me i vu i pjastër që del tej përtej… sa janë ato?

Arian Tola: Sipër o burrë. Nji e dhjetë.

Artur Sulaj: Kanë qenë në ndjekje këto o burrë!

Arian Tola: Ëëë?

Artur Sulaj: Se nuk ishte ai që erdhi radhës tjetër.

Në një bisedë në nëntor të vitit 2021, ata flasin për frikën se mos kapen dhe për kamerat në zonë.

Artur Sulaj: S’ka mundësi, s’e kanë kapë!

Arian Tola: S’ka mundësi…

Artur Sulaj: S’ka se po të ishte do ishte ba alarmante aty në zone!! Njiqind makina….

…ora 07:31:50;

Artur Sulaj: Pse e ka çu ke veni?!

Arian Tola: Po ka kamera…

Artur Sulaj: Ka kamera?

Arian Tola: E ka kamera.

Artur Sulaj: Kamerave ja kam frikën!

Arian Tola: Pse?

Artur Sulaj: Tregojnë o burrë se filmojnë, ja t’i marri nokush kamerat. Anash rruge nuk ka kamera, kontrollova unë, aty te gardhi ka kamera….

Arian Tola: (Nuk kuptohet.)

Artur Sulaj: Pikërisht se ishte e kthyme te rrugica ku kalojshin kamionat te rrugica e pe!

Arian Tola: (Nuk kuptohet)

Një bisedë tjetër është biseda që bëjnë shtetasit Sulo Pajo dhe Artur Sulaj.

Ata flasin për udhëtimet drejt Turqisë ku siguronin lëndën narkotike, madje ankheshin për kapacitetete e “punës” që nuk iu përgjigjeshin nevojave që kishin.

Në bisedë përmendet fakti i masivitetit dhe përfitimeve që do kishin, por që dispononin vetëm një makinë.

Artur Sulaj: Nuk di, hajde t’i japim nja 2-3 duar të mira me atë “Ivecon”. E blejmë dhe një makinë ne, e prapë vazhdojmë ta bajmë për qefin tonë makinën, pastaj të dali në punë makina.

Sulo Pajo: Jo, kur të mbarojë punë kur të bëhet!

Artur Sulaj: Ore kur të bëhet komplet o vlla, ca ka, ca mangut e ka. I fut dhe një kontroll nga fillimi deri në fund te greku a ku të duam ne. Edhe i hyp e del pastaj për qef. Ore “Daf” është i mirë, por edhe “Scania” nuk është e keqe

Sulo Pajo: Jo nuk është ashtu, por do të them një gjë, atje nuk bëhet. Po qëlloi “Skania” nuk bëhet.

Artur Sulaj: Ëëë, aty thua ti? Aty vetëm po të kapën do digjesh.

Sulo Pajo: Vetëm po u kap ky bq se ky do tregojë në vend, do tregojë shokëve, e di unë vendin, kam unë një shokun tim.

Artur Sulaj: Vk, s’kam ça i bëj. Uaaa duhet bërë siguracioni.

Sulo Pajo: Mua më mori ai shoku që më ka 5000 euro. Do të marri që andej ta bjeri poshtë.

Artur Sulaj: Nga ku?

Sulo Pajo: Nga Turqia!

Artur Sulaj: Nga Turqia? O shok, a e di sa punë paska Turqia, s’të lënë me marr frymë. S’po dimë kujt me ia prish e kujt me ia ndreq me ndreq me një makinë. Kjo ka qëlluar pak me difekt e po na prish punë. Po na humb kohë, ke parasysh? Dhe po punojnë robt, i qr. Me to knaqesh o shok. Për tre ditë ikën e vjen. Sa t’ia lidhim ngarkesën këtij atje në Turqi që ta ketë fikse, e ke parasysh? Se kjo ka një të mirë se e ke bosh ikjen s’e ke plot.

Sulo Pajo: Edhe këto se çajnë b*thën shumë.

Kujtojmë se ditën e djeshme u ndaluan 20 persona që ishin pjesë e këtij grupi kriminal. Një tjetër është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro.

 

Etiketa: arrestimeoperacionpergjimespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK Erion Isain?

09:26 : 27/09/2025
AKTUALITET

Përplasje të forta brenda KLP-së/ Bllokohet gara për kreun e ri të SPAK

08:27 : 27/09/2025
AKTUALITET

‘Takimi Rama-mafia një pjesë e vogël e tablosë’/ Trenova: SPAK të jap informacion nëse ka hetim

21:15 : 26/09/2025
AKTUALITET

Hetimi për tenderat e oksigjenit/ Një administrator ankohet në kushtetuese

20:30 : 26/09/2025
AKTUALITET

“Sa më shpejt pls, je yll”/ Zbardhen përgjimet e Çuçkës së Kolonjës me fituesen e tenderave abuzivë

12:58 : 26/09/2025
Arben Lleshi , Klevis Lleshi, Agim Hoxha, Artan Lleshi
AKTUALITET

Hakmarrja për vrasjen e Agim Hoxhës solli ekzekutimin dhe rrëmbimin e 5 anëtarë të familjes Lleshi

10:04 : 26/09/2025
Para

"Tapë" në timon përplasi një automjet, arrestohet 56-vjeçari në Gjirokastër

TË GJITHA

VIDEO/ I jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit, dhe Egli Tako merr pjesë në ceremoninë e varrimit

18:07 : 27/09/2025

Ky është biznesmeni italian që u vra në rrethana misterioze në Tepelenë

17:50 : 27/09/2025

Rusia sulmon infrastrukturën kritike të Ukrainës

17:28 : 27/09/2025

Kulla 58 kate poshtë digës së Liqenit Artificial, Inxhinieri: Rrezik përmbytjesh

17:19 : 27/09/2025

Vdes tragjikisht një grua në Lezhë, e zë korenti në oborrin e shtëpisë

17:13 : 27/09/2025

Ekonomia reale, ajo kriminale dhe rruga përpara

17:06 : 27/09/2025

Ky është punonjësi i Bashkisë Kolonjë, të cilit iu falsifikua firma nga “Çuçka” dhe Entela Çano

16:53 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com