• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Prokuroria dyshon se nga Manza, MEK organizoi sulme kibernetike ndaj Iranit

22:11 : 21/06/2023
në BOTA

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka dyshime se organizata Muxhahedinët e popullit iranian (MEK), anëtarë të shumtë të së cilës janë strehuar në zonën e Manzës, pranë Durrësit, në Kampin Ashraf 3, ka përdorur territorin shqiptar për të kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit, në disa periudha të ndryshme kohore, si dhe drejt disa institucioneve në shtetin Iranian.

Kjo është arsyeja, pse Gjykata e posaçme, me anë të një vendimi të datës 19 Qershor, të cilin Zëri i Amerikës e ka parë, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për të ushtruar kontroll në mjediset e Kampit.

Prokuroria ka regjistruar procedimin penal për një sërë veprash penale: ‘Provokim i luftës’, ‘Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike’, ‘Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike’, ‘Ndërhyrja në sistemet kompjuterike’, Keqpërdorimi i pajisjeve’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’.

Sinjalizimi është marrë nga Njësia e Hetimit të Krimit Kompjuterik, pranë policisë së shtetit e cila ka monitoruar disa faqe online dhe rrjete sociale ku janë publikuar shkrime mbi sulme kibernetike ndaj institucioneve iraniane, shoqëruar me publikimin e dokumenteve dhe të dhënave të shumta personale, përfshirë foto e video të dyshuara se janë hakeruar nga sistemet kompjuterike qeveritare ne Republikën Islamike të Iranit.

Po ashtu janë monitoruar dhe të dhënat e publikuara në rrjetin sociali Telegram nga ashtuquajturi grupi ‘JusticeHomeland’, në të cilin ka patur mesazhe kërcënuese ndaj Shqipërisë për shkak se ‘nuk po i vë fre aktivitetit terrorist të MEK-ut. Ishte ky grup që pas sulmit masiv kibernetik ndaj infrastrukturës digjitale të Shqipërisë në korrik të vitit të kaluar, publikoi në vazhdimësi dokumente dhe të dhëna të hakeruara nga institucione dhe agjenci zyrtare të Shqipërisë.

Lexo edhe:

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Sipas Prokurorisë ‘gjatë fundit të vitit 2022 është konstatuar një rritje e retorikës kërcënuese nga Republika e Iranit dhe strukturave të tyre të Inteligjencës për të kryer sulme të mundshme, përfshi dhe sulme me dronë ndaj organizatës MEK në Shqipëri’

Informacionet e përcjella Gjykatës në kërkesën për kryerjen e kontrolleve në Kampin Ashraf 3, dëshmojnë se:

‘Ministria e Jashtme iraniane i ka përcjellë ‘Notë verbale’ Ministrisë së Jashtme shqiptare ku thuhet se sipas inteligjencës së besueshme dhe të dokumentuar, e cila është siguruar nga agjencitë e sigurisë së Republikës së Iranit, për tre skuadra terroriste të arrestuara së fundmi, është zbuluar se janë stërvitur në kampin e organizatës MEK në Durrës’.

Duke vënë në dukje faktin se muxhahedinët në Shqipëri, janë strehuar për arsye humanitare, dhe atyre u ndalohet kryerja e çfarëdolloji aktiviteti politik, si dhe duke marrë parasysh, se Shqipëria është gjetur nën sulme të vazhdueshme kibernetike nga Irani, si kundërpërgjigje ndaj veprimtarisë së MEK-ut në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar kryerjen e kontrollit në mjediset e Kampit në Manzë me qëllim ‘gjetjen e serverave apo pajisjeve të tjera kompjuterike që mund të jenë përdorur për sulmet kibernetike nga Shqipëria’.

Sipas Prokurorisë madje, ‘ka dyshime se pjesëtarë të organizatës MEK, janë të përfshirë në aktivitet kriminal të terrorizmit dhe të financimit të terrorizmit’.

Ndërhyrja ditën e djeshme e policisë, hasi sipas saj në rezistencën e fortë të anëtarëve të MEK-ut, siç dallohet dhe në disa video të shpërndara nga policia, ku mjetet e saj pengohen të avancojnë brenda kampit ku u gjetën pajisje të shumta kompjuterike të cilat u sekuestruan, si dhe dokumentacion shkresor.

Anëtarët e MEK-ut akuzuan policinë se ka përdorur dhunë, nga e cila sipas tyre ka gjetur vdekjen dhe një prej banorëve të kampit. Akuzat u hodhën poshtë nga autoritetet, të cilat saktësuan se askush nuk mund të injorojë një vendim gjykate, e aq më keq, të mundohet të pengojë zbatimin e vendimit./ VOA

Etiketa: aksion policorkampMEKmuxhahedinespaktensione

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:14 : 02/06/2026
Para

Legalizimi i kanabisit, eksperti i ekonomisë: Formë për të eksportuar ilegalisht

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom