• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kalemaj: Ramës i duhet hapja dhe legjitimiteti i partisë pas skandaleve

23:32 : 17/06/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Idenë e kryeministrit Rama për një komunitet të ri politik, politologu Ilir Kalemaj e sheh të lidhur me nevojën për hapje të PS-së, pas skandaleve dhe peshës së mëkatit të kryebashkiakëve socialistë. Duke folur në MCN, Kalemaj tha se avantazhi i Ramës vjen nga dobësia strategjike e kundërshtarit, duke shtuar se nëse faktorët opozitarë bashkohen, kryeministri s’do ta ketë aq të lehtë.

“Si batutë të vjen ajo që ka ngatërruar komunitetin politik të Macron-it me krijimin e një komuniteti politik brenda vendit. Pse e bën Rama? Pavarësisht peshës së fitores spektakolare në pamje fshihen shumë detaje, përveç faktit që disa bashki ishin të diskutuara si votat e burgut në Rrozhoginë, apo në Belsh, ne po ma dalin thagma ditë pas ditë, siç ishte rasti i fundit në Kukës ku do të përsëriten zgjedhjet. Shumë nga kryebashkiakët socialistë mbartin peshë jo të vogël mëkatesh që kanë kryer gjatë funksionit të tyre dhe skandal pas skandali e erozion edhe atë legjitimitet që ka kjo forcë politike dhe ndoshta z.Rama e ka parë të nevojshme të krijojë një lloj hapje. Se ç’formë do marrë dhe si do ta krijojë mbetet për t’u parë. Një nga avantazhet e mëdha të Ramës, nuk është politika e tij largpamëse, aq më pak politikat publike, por dobësia strategjike e kundërshtarit që është i përçarë, bën që kushdo të ishte në krye të PS, të kishte një avantazh të ndjeshëm në garë. Ka në favor Kodin Elektoral, sistemin territorial, institucionet në dukje të pavarura dhe rentën klientelën, për të mos thënë për patronazhistët. Duke pasur kaq shumë leva në duar është përtej të qenit Rama në një supermen. Mendoj që s’do ta ketë kaq të lehtë në zgjedhjet e ardhshme, nëse flasim për një aleancë opozitare që do unifikojë faktorët”, tha Kalemaj.

Lidhur me vendimin për legalizim të kanabisit mjekësor, Kalemaj vë në dukje se Shqipëria nuk plotëson disa nga parakushtet për këtë nismë.

“Pati edhe spekullime, që edhe fakti që dje u nxor videoja e famshme që u bë në 6 qershor, u bë për të sfumuar vendimin për legalizimin e kanabisin mjekësor, dhe njohjen e legjitimitetit nga gjykata të projektit Marina Bay. Sa i përket kanabisit mjekësor, Shqipëria s’plotëson disa nga parakushtet. Jo vetëm që jemi vend tranzit për drograt e forta, kultivues për kanabisin por kemi përmbytur tregjet europiane dhe s’kemi ende kontroll të territorit. Duhet të kesh disa kapacitete teknike të ngritura, e bëri Maqedonia e Veriut dhe dështoi, nuk ka treg as në nivel europian për një gjë që u adresohet vetëm të sëmurëve në fazat e fundit. Duke marrë pjesën tjetër që këtu kemi ende kultivim, frika është që prodhimi do shkojë në tregun e zi, ku paguhet shumëfish më tepër”, shtoi ai.

Duke folur mbi grupimet brenda PD-së, Kalemaj vë në dukje se:

Lexo edhe:

Rama sulmon gjyqtarin për vendimin e bazuar mbi aktet e qeverisë së tij

Rama: Receta mjekësore në format unik ka hyrë në fuqi që nga 1 gushti

“Nuk shoh që të ketë grupime në kuptimin klasik të fjalës. Kemi thënë që aty është një grupim edhe parlamentar që rrotullohet rreth bushtit Bashkë Fitojmë, aty janë deputetët luajalë të Berishës, bashkë me ata të PL. Nga ana tjetër kemi deputetët e udhëhequr nga Alibeaj, dhe së fundmi është shpërfaqur një grup i tretë i udhëhequr nga Gazment Bardhi, por që nuk dominon Kryesinë. Kryesia përbëhet nga luajalë ndaj Bashës dhe Alibeajt. Basha ka shpallur ambicjen që të jetë kryetar me procedurë të përshpejtuar, grupi i Bardhit e kundërshton këtë, duke u shprehur që fillimisht duhen zgjedhur pjesët e institucioneve të tjera të partisë dhe pastaj kryetarin. Pala që mbështet Bashën thotë jo, Këshilli Kombëtar ka humbur legjitimitetin dhe duhet ta fillojmë nga piramida. Ajo që nuk thuhet është që dy grupet nuk përbëjnë shumicën as brenda demokratëve. E vetmja shpresë e opozitës, që të bashkohen duhet të ndahen. Shumica kanë filluar të kuptojnë se bashkimi është i pamundur për shkak të emrit Berisha apo Basha, që duan të drejtojnë një parti eksluzive. E vetmja zgjidhje është që secili të krijojë formacionin e vet politik. Berisha thotë ne jemi shumica, këta thonë që ne kemi vulën që na jep gjykata. Duhet që kush grup ka më shumë për të humbur është që të lëviz drejt vulës dhe siglës së re. Nëse shkëputet Rithemelimi, kjo është hera e parë që shkëputet një grup mazhoritar nga partia”, u shpreh politologu.

Etiketa: Edi Ramahapjeilir kalemajpartiskandale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama sulmon gjyqtarin për vendimin e bazuar mbi aktet e qeverisë së tij

11:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Rama: Receta mjekësore në format unik ka hyrë në fuqi që nga 1 gushti

11:05 : 06/08/2025
AKTUALITET

Rama mburret me turizëm elitar, të huajt ankohen për plehrat në forumet e udhëtimit me mijëra ndjekës

08:10 : 06/08/2025
AKTUALITET

Shembja e kabinave për turistët lë pas zemërimin në Theth

11:29 : 05/08/2025
AKTUALITET

Andi Gjiknuri e Jonian Antoni, resort pa leje në Dhërmi, policia arreston vetëm punëtorin e “Jala Investment”

09:43 : 05/08/2025
AKTUALITET

Qeveria mashtroi! Grup-kapitujt 4 dhe 5 me BE-në mbeten ende të pahapur

18:47 : 04/08/2025
Para

“Stadiumi i mbushur më dha emocione"/ Sylvinho: Jam shumë i kënaqur nga skuadra, jemi një

TË GJITHA

Dosja/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme, por jemi viktimë

12:42 : 06/08/2025

CEO e hoteleve luksoze të Accor: Ja çfarë na bindi të vinim në Shqipëri për hapjen e Green Coast Hotel – MGallery Collection

12:29 : 06/08/2025

EMRAT/ Aksidenti fatal në Fier, identifikohen viktima dhe drejtuesi i mjetit tjetër

12:22 : 06/08/2025

E rëndë në Bulqizë! Masivi i mineralit e zë poshtë, humb jetën minatori

12:15 : 06/08/2025

Ndryshime të mëdha për 3 shenja të horoskopit, i hapin rrugën dashurisë

12:08 : 06/08/2025

VIDEO/ Aksident i rëndë në Levan, një i vdekur dhe pesë të plagosur

11:47 : 06/08/2025

Impianti i pastrimit u quajt TEC/ Kush i “keqinformoi” institucionet për të goditur “Delvina Gas”?

11:44 : 06/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com