• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese i hap rrugën projektit të Alabar për portin e Durrësit

17:26 : 16/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të PD-së për shfuqizimin e ligjit të marrëveshjes që Shqipëria ka me Emiratet e Bashkuara. Kjo marrëveshje konsiderohej si baza ligjore që i hapte rrugë projektit të portit turistik “Durrës Yacht & Marina”.

Në padinë me 40 faqe të 37 deputetëve të PD dhe partive të tjera opozitare nënvizohej se kërkohet shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare i ligjit ratifikues mbi marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik ndërmjet qeverive të Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ku përfshihet edhe zhvillimi i Portit të Durrësit.

“Siç e kishim premtuar PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër mega-aferës korruptive, për marrëveshjen për Portin të Durrësit. Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore, pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese, shpresojmë që Gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj”, tha deputeti i PD Oerd Bylykbashi më 11 Nëntor të vitit të shkuar kur depozitoi kërkesë në GJK.

Grupi i deputetëve kërkonte po ashtu që të pezullohej zbatimi i ligjit deri në hyrjen në fuqi të një vendimi përfundimtar të Kushtetueses, pasi sipas tyre është i papajtueshëm me parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe marrëveshje ndërkombëtare të detyrueshme për Shqipërinë.

“Procedura e ndjekur sa i takon negocimit, nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes, vjen në kundërshtim me Konventën e Vjenës të vitit 1969 “Për të drejtën e traktateve”, si dhe legjislacionin e brendshëm në Shqipëri “Për Marrëveshjet ndërkombëtare”, thuhej në padinë e depozituar në GJK.

Lexo edhe:

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

Edhe kjo kërkesë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Shqetësimet e BE

Demokratet kanë depozituar një kallëzim në SPAK lidhur me projektin, për të cilin ka shprehur shqetësim edhe Parlamenti Europian.

Disa muaj më parë, mazhoranca kaloi në parlament një tjetër ligj në kuadër të këtij projekti, i cili parashikon kalimin falas të një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2 në favor të investitorëve, ndërkohë që qeveria mbajti sekret një pjesë të marrëveshjes, që lidhet me të dhënat e pronarëve përfitues të njërës prej kompanive që qëndron pas investimit.

Ligji u dekretua më pas nga Presidenti Bajram Begaj.

Projekti 2 miliardë dollarë është në lupën e Brukselit, i cili ka treguar disa herë skepticizmin për iniciativën personale të Edi Ramës dhe biznesmenit nga Dubai, Mohamed el Alabar.

Së fundmi, Parlamenti Europian ka përsëritur thirrjet e tij drejtuar qeverisë shqiptare për më shumë transparencë dhe respektim të rregullave të Bashkimit Europian. Në Raportin për Shqipërinë për vitit 2022, të hartuar nga Komiteti për Politikën e Jashtme dhe të miratuar në 31 maj 2023, europarlamentarët janë shumë të qartë për Portin e Durrësit.

Në dokumentin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, theksohet detyrimi i autoriteteve për të garantuar transparencë dhe konkurrencë në prokurimet publike, kontratat qeveritare, privatizimin, ndihmën shtetërore dhe procedurat e koncesionit.

Parlamenti Europian thekson nevojën për të forcuar masat mbrojtëse, transparencën dhe kushtëzimin në kuadër të një procesi të shqyrtimit strategjik të investimeve të huaja dhe për të ndjekur penalisht incidentet e korrupsionit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, duke luftuar njëkohësisht evazionin fiskal, ndërtimet e paligjshme dhe anashkalimin e sanksioneve.

Duke u treguar më konkret, europarparlamentarët kujtojnë se “procedurat e dhënies së kontratës për projektet e infrastrukturës, duke përfshirë brenda dhe rreth portit të Durrësit, duhet të jenë në përputhje me standardet e BE-së për prokurimin publik sipas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit” (MSA).

Etiketa: alabarEdi RamaGjykata Kushtetueseporti i durresit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
Para

Gjici seks në zyrë, reagon PD: Të shpallet sa më parë data e zgjedhjeve të reja

TË GJITHA

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom