• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Farsa për “pyllin orbital”, sëpata me leje e Veliajt në pyjet e Dajtit dhe Baldushkut!

11:19 : 09/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Në datën 26 mars të këtij viti, Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, do të deklaronte se “sapo mbolla pemën e 1 miliantë në Tiranë”. Ai premtoi se do t’i bënte 2 milionë deri në vitin 2030. Normalisht, ky premtim u bë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, ku në muajt mars, prill e maj, ai u pa me kasma dhe lopata duke tentuar të mbjellë pemë. Pas kësaj deklarate, të gjithë i kërkuan se “ku janë mbjellë 1 milionë pemët”? Dhe, përgjigjja e tij, ishte se nuk janë vetëm në qytet, por edhe në fshatra, pasi me ndarjen e re territoriale, bashkia ka marrë nën administrim edhe ish-komunat, Dajt, Farkë, Ndroq, Baldushk, etj. Por, a janë mbjellë këto pemë në këto ish-komuna, apo në fshatrat e tyre siç thotë Veliaj? Disa javë pas këtyre deklaratave, institucionet nën varësinë e Lali Erit, kanë hapur tendera për të prerë dhe jo për të mbjellë pemë në këto fshatra.

Hapja e tenderit nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit për prerje pemësh

BoldNews.al ka siguruar dokumentet e një tenderi të hapur nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, një institucion në varësinë direkte të Bashkisë së Tiranës. Objekti i këtij tenderi të hapur në datën 31 maj 2023, 17 ditë pas zgjedhjeve, është “prodhim i lëndës drusore”. Fondi për këtë tender është 35.833.333 lekë pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është deri më datë 31 dhjetor 2023. Por, ku do të priten këto pemë? Ku do të shkojë sëpata me leje e Veliajt? BoldNews.al vijoi të hulumtojë dokumentet, ku mësoi se do të jenë në disa ngastra me pyje, pra në zonët më të pyllëzuara në Tiranë, ato që deri më tani janë mbrojtur më shumë nga banorët e zonës sesa nga vetë shteti. Ndërhyrja dhe mosndërhyrja e institucioneve shtetërore, ka shkatërruar këto 30 vite pyjet në Shqipëri, teksa zonat më problematike kanë qenë ato që iu janë dhënë privatëve për ta shfrytëzuar. Dhe, s’ka si të ndodhë ndryshe edhe me Veliajn, i cili nga një anë trumbeton me të madhe se ka mbjellë kaq e aq pemë dhe nga ana tjetër jep leje për t’i prerë. Një farsë e madhe e “pyllit orbital”, teksa këtë refren do e dëgjojmë edhe pas 2 vitesh, kur të kemi zgjedhjet parlamentare. Por deri atëherë, pyjet në këto zona do të priten, me “sëpatën” me leje të Bashkisë së Tiranës.

Dokumentet shoqëruese të tenderit, të cilat tregojnë se do priten pyje në Baldushk, Fag dhe Rovë-Lunxhë

Dokumentet e mësipërme janë të vetë Bashkisë së Tiranës, e cila shkruan se vendi i kryerjes së shërbimeve, do të jetë në 3 pyje më të bukur të rrethit të Tiranës. “Shërbimi i shfrytëzimit të materilit drusor nga subjekti i kontratuar do të ofrohet në ekonomitë pyjore dhe ngastrat e nëngastrat si më poshtë:

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

  1. Ekonomia Pyjore “Fag”, ngastra nr. nr. 131.a, 132.a, 136.a, 116.a në sasi “5.523 m3”.
  2. Ekonomia Pyjore “Rove – Lunxhë” ngastra nr. 13.a, 27.a në sasi “1.329 m3”.
  3. Ekonomia Pyjore “Baldushk” ngastra nr. 6.a, 13.a në sasi “1.179 m3”.

Të tria këto zona janë më të pyllëzuarat në Tiranë, ku “Fagu” është në Malin e Dajtit, ndërsa “Rove Lunxhë” dhe “Baldushk” janë në pjesën perëndimore të Tiranës, në zonën e Baldushkut. Të dyja zonat, si Mali i Dajtit, ashtu edhe Baldushku, janë ruajtur deri më tan inga banorët e zonës, të cilët do të shohin për disa javë kamionë dhe skrepa që do të shkojnë në male dhe do të presin pyjet. Në dokumente janë shkruar edhe metrat që do të priten, teksa sëpata dhe sharra do të jetë më e rëndë në “Fag”, në Malin e Dajtit, ku do të priten plot mbi 5 mijë metër kub dru. Në dokimente sqarohet se shuma totale që do të priten do të jetë rreth 8 mijë metër kub, ndërsa sipërfaqja do të jetë qindra hektarë.

Etiketa: baldushkdajtErion Veliajpyll orbitaltender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

09:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Në 35-vjetorin e PS, Rama “lan duart” me Veliajn: Nuk kërkojmë lirimin e tij

19:51 : 02/06/2026
AKTUALITET

SPAK nuk e ‘lëshon’ Veliajn, zgjerohen hetimet ndaj të vëllait dhe bashkëshortes

15:33 : 29/05/2026
AKTUALITET

Nesho: Rama kontrollon drejtësinë dhe përdor Veliajn si ‘kokë turku’

22:00 : 28/05/2026
AKTUALITET

“I doli boja drejtësisë”, Lubonja: Veliaj mbahet në burg edhe për ekuilibër politik

21:40 : 28/05/2026
Para

Grabitja e banesës/ Flet gjyqtarja durrsake: Nuk kam vendosur kamera sigurie! Vjedhja ndodhi...

TË GJITHA

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficepadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom