• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kurti: I gatshëm për diskutime, por Kosovën nuk e dorëzoj asnjëherë!

16:09 : 07/06/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri, e cila, sipas tij është shkaktuar “nga strukturat ilegale dhe paralele të Serbisë atje”.

Ai tha se këtë qëndrim e ka dhënë gjatë takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, dhe atë evropian, Mirosllav Lajçak, të mbajtur në Prishtinë më 5 qershor.

“E para është sundimi i ligjit. Kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë të cilët ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm, e të grupeve kriminale. Në Kuvendin e Kosovës unë i kam përmendur 33 emra, 5 të tjerët janë në burg, të tjerët nuk janë. Dhe të gjithë këta kriminelë, ekstremistë të dhunshëm që silleshin atë ditë porsi një milici fashiste do të duhej që sa më parë të përballen me drejtësinë. Ka prej tyre që kanë ardhur nga Serbia në Kosovë. Pra, pika e parë është sundimi i ligjit”, tha Kurti gjatë një deklarimi për media në Mitrovicë.

Ai tha se këto “grupe kriminale” duhet të përballen me drejtësinë për “krimet dhe shkeljet që kanë bërë, prej djegies së veturave e te plagosjet me armë zjarri, shok-bomba e granata dore”.

“E dyta është që në përputhje me largimin e këtyre grupeve dhe përfundimit të të gjitha trazirave të dhunshme, të kemi zvogëlim të pranisë së policisë nëpër ndërtesa komunale në tri komunat në veri dhe më pastaj do të mund të angazhoheshim në një proces fer, demokratik zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme sepse jemi të vetëdijshëm që dalja ka qenë shumë e ulët herën e kaluar. Pra, po zgjedhje të reja, zgjedhje të parakohshme, por pas sundimit të ligjit dhe pas përgatitjes së terrenit”, tha Kurti.

Lexo edhe:

REL: A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

E rëndë në Kosovë, kunati qëllon për vdekje dy vëllezërit (Detaje)

Sipas tij, përgatitja e terrenit për zgjedhje të parakohshme në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, nënkupton që ato të jenë të lira dhe të ketë fushatë parazgjedhore po ashtu të lirë, fer dhe demokratike.

“Unë jam i gatshëm për diskutime, bisedime, por ritheksoj, republikën tonë demokratike, shtetin tonë të pavarur, Kosovën sovrane nuk e dorëzojmë asnjëherë, për asnjë çmim para milicisë fashiste, para këtyre grupeve kriminale e ekstremistëve”, tha Kurti.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha më 6 qershor se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë dhe se ai nuk do që të presë deri në muajin korrik për zgjedhje të reja.

Escobar i bëri komentet për gazetarët në Beograd, ku udhëtoi bashkë me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Një ditë më herët, dy diplomatët qëndruan në Prishtinë. Kriza në veri, që u përshkallëzua në dhunë, nisi më 26 maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, hynë në objektet komunale për të marrë detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. Derisa protestat vazhdojnë ende, Escobar dhe Lajçak dolën me tri kërkesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti: shtensionimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi./REL

Etiketa: albin kurtikosove

Lajme të lidhura

RAJONI

REL: A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

15:12 : 06/11/2025
RAJONI

E rëndë në Kosovë, kunati qëllon për vdekje dy vëllezërit (Detaje)

13:18 : 06/11/2025
RAJONI

Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

16:54 : 05/11/2025
RAJONI

Kurti: S’ka arsye ligjore që ish-krerët e UÇK-së të mbahen ende në paraburgim në Hagë

13:37 : 05/11/2025
RAJONI

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

12:04 : 05/11/2025
RAJONI

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

20:47 : 04/11/2025
Para

ZYRTARE/ Giovanni Colella largohet nga drejtimi i Partizanit

TË GJITHA

Kostot e jetesës mbi mesataren europiane! Edhe pensionistët e huaj braktisin Shqipërinë

08:24 : 07/11/2025

Këmbimi valutor 7 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:21 : 07/11/2025

SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

08:10 : 07/11/2025

Rikthehen reshjet, parashikimi i motit për sot! Ja zonat ku do të bjerë shi

08:05 : 07/11/2025

Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

23:08 : 06/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/11/2025

“Turp kombëtar!”/ Socialisët priten me protestë pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore

22:59 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com