• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërcënimi ushtarak i Serbisë dhe apologjetë në Tiranë

09:12 : 05/06/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, POLITIKE

Nga Genc Pollo, ish ministër e deputet

Lufta ishte një mjet i skajshëm por ligjor për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes shteteve deri në fillim të shekullit 20. Mbas Luftës së Parë Botërore pati disa nisma ndërkombëtare jo fort të suksesshme për të ndaluar agresionin (por jo luftën mbrojtëse). Vetëm mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Kartën e Kombeve të Bashkuara të qershorit 1945 u sanksionua si synim jo vetëm “shypjen e agresionit” por edhe detyrimin nga shtetet anëtare të “ndalojnë në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare çdo kërcënim apo përdorim dhune, që drejtohet kundër paprekshmërisë territoriale apo pavarësisë politike të një shteti tjetër”.

Akti Final i Helsinkit në gusht 1975 dhe aktet vijuese të KSBE/OSBE ishin edhe më të qarta e të rrepta në ndalimin e agresionit dhe kërcënimit me dhunë mes shteteve. Në Europë, hiq luftërat në ish-Jugosllavi e përjashto Rusinë, parimet e mësipërme duket se kanë zënë rrënjë.  Aq fort është kosoliduar ky koncept sa që vitin e fundit është diskutuar gjerësisht mundësia e paditjes së Presidentit Putin në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për krimin e agresionit kundër Ukrainës.

Sa më lart mund të duket si një ekstrakt nga leksionet mbi të drejtën e marrëdhënieve ndërkombëtare që pasqyron një zhvillim të lumtur. Fatkeqësisht në rajonin tonë së fundmi kemi një përjashtim të hidhur. Serbia e Presidentit Vuçiç ka mobilizuar e dislokuar ushtrinë në kufi me Kosovën tre herë në vitet e fundit; përfshi ndonjëherë edhe avionët gjuajtës që fluturuan përgjatë hapsirës ajrore kosovare. Kjo ndodhi në shtator 2021, në nëntor-dhjetor 2022 (kriza e targave) si dhe në dy javët e fundit (kriza e kryebashkiakëve në veri të Ibrit).

Vuçiç deklaroi se do të ndërhynte po të ishte nevoja pasi po masakroheshin (sic) serbët në Kosovë. Në dhjetor 2022 i shkuajti KFOR-it një letër groteske duke lypur leje që ushtria serbe të hynte në Kosovë për të vendosur rregull.

Lexo edhe:

Opsioni i rrallë/ Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

Përmbytet rruga ‘Shefqet Kuka’ në Tiranë, pak minuta shi zbulojnë dështimin e kanalizimeve

Mund të debatojmë nëse imponimi i targave  RKS apo i zgjedhjeve nën bojkot të shumicës futjes në zyrë të kryebashkiakve nën mbrojtje policore ishte e  mënçur dhe e dobishme apo jo. Megjithë opinionet e ndryshme, madje të kundërta, për sa më lart të tërë njerëzit normalë lipset të bien dakord që as targat, e as bashkitë, nuk kërcënonin serbët e Kosovës me genocid apo masakër.  Këto të fundit në raste specifike mund të jenë arsye për ndërhyrje të armatosur (Kosova 1999 është njëri syresh).

Tre kërcënimet e Serbisë me dhunë të armatosur janë shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar. Për fat të keq reagimi i komunitetit ndërkombëtar (ShBA, BE, NATO) ndaj këtyre shkeljeve ka qenë i mekur. Kjo sepse Perëndimi po rreket të joshë Vuçiçin që të dalë jashtë orbitës së Putinit. Karrotat e kësaj joshjeje janë edhe ndonjë koncesion i paarsyeshëm që po i kërkohet Kosovës. Jo të paktë janë ata, përfshi dhe mua, të cilët mendojnë se kjo strategji është miope dhe pa shanse për sukses. E cila deri më sot ka dështuar. Por verifikimin përfundimtar le t’ia lëmë kohës. Reagimi i mekur mund të lidhet edhe me një presion indirekt ndaj kryeministrit “kokëfortë” në Prishtinë. Në këtë rast mekja nuk është vetëm amorale por edhe e rrezikshme për paqen, pra për të tërë.

Javën e shkuar në një konferencë Kryeministri Rama, i pyetur për mobilizimin  e ushtrisë serbe e për kërcënimin ndaj Kosovës, tha se ajo nuk paraqet asnjë rrezik dhe se mobilizimi i saj bëhet vetëm për politikë të brendshme. Rreziku konkret ishte i matshëm nga ushtria civile e Vuçiçit që u sul ndaj KFOR-it me të gjitha mjetet e mundëshme përfshi edhe armë zjarri dhe dërgoi disa dyzina ushtarë në spital. Të nesërmen KFOR-i e pa të nevojshme të dërgonte me urgjencë njëmijë trupa si përforcim në komunat e veriut.  Rreziku i konfrontimit mes ushtrive nuk matet dot saktë por historia dëften se shumë konflikte ushtarake janë konsideruar të pamundura deri në çastin që kanë shpërthyer. Në çdo rast kemi të bëjmë me një gjest të rëndë armiqsor kundër Kosovës, që rrezikon paqen e stabilitetin dhe që shkel ligjin ndërkombëtar. Perëndimi edhe kësaj radhe i kërkoi Serbisë të prapsonte ushtrinë dhe të anullonte gjendjen e gadishmërisë së lartë. Kryeminstri i Shqipërisë ishte i vetmi qeveritar i hemisferës tone që e quajti këtë pa zarar.

Edhe më parë Rama ka spikatur kësisoj: Serbia nuk adoptoi sanksionet anti-Rusi të Bashkimit Europian. Parlamenti Europian, ai hollandez e të tjerë në rezoluta specifike kërkuan që ky qendrim serb  të ketë pasoja duke nisur me pezullimin e integrimit në BE deri tek sanksionet ekonomike kundër Serbisë. Qeveritë në BE dhe ShBA e qortuan retorikisht Beogradin por nuk morën masa konkrete për arsyet e shpjeguara më lart. Por Rama ishte i vetmi shef qeverie në hemisferën tonë, i cili shpjegonte publikisht e me pasion në çdo takim ndërkombëtar se Beogradi nuk mundej (nuk kishte si e pse!) të adopotonte ato sanksione dhe çdo presion i Perëndimit do te ishte një gabim.

Nëse qendrimi i Ramës ndaj sanksioneve është një pro vucicizëm ekstrem, qendrimi i tij ndaj kërcënimit të ushtrisë serbe është një anti kosovarizëm anormal. Vuçiçi, po të perifrazojmë Lord Acton, është horri që ka gjetur në Tiranë një sofist me sfungjer në dorë.

Etiketa: kercenimSerbiTiraneushtri

Lajme të lidhura

SPORT

Opsioni i rrallë/ Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

16:04 : 29/09/2025
AKTUALITET

Përmbytet rruga ‘Shefqet Kuka’ në Tiranë, pak minuta shi zbulojnë dështimin e kanalizimeve

15:54 : 28/09/2025
AKTUALITET

Plagosja me armë zjarri nga kunati, arrestohen autori dhe i lënduari. Shpallet në kërkim nipi

13:28 : 28/09/2025
AKTUALITET

Lëvizte i armatosur në Tiranë, vihet në pranga 27-vjeçari

11:49 : 28/09/2025
AKTUALITET

Shiste doza kokaine dhe qarkullonte me a*më, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

09:25 : 28/09/2025
AKTUALITET

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një person qëllon burrin e motrës

16:35 : 27/09/2025
Para

A janë ftohur raportet me Luizin apo janë ende miq? Efi i thotë të gjitha me një veprim

TË GJITHA

VIDEO/ Pasagjerët britanikë shkaktojnë kaos në bord, piloti ul avionin për të shmangur tragjedinë!

16:26 : 29/09/2025

“Del nga regjistrimet në Aruba”/ Berisha: Kulla “Mali i Tiranës”, pronë e krimit me bekimin e Ramës

16:23 : 29/09/2025

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, Dhoma Italiane e Tregtisë: Të bëhet një hetim i plotë dhe transparent

16:16 : 29/09/2025

Opsioni i rrallë/ Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

16:04 : 29/09/2025

Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO dënon me 8 vite burg Shkëlzen Dacin

15:53 : 29/09/2025

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

15:47 : 29/09/2025

Kurti takim me kongresistin amerikan Mike Lawler, në fokus thellimi i partneritetit Kosovë-SHBA

15:42 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com