• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lirohet nga burgu Saimir Tahiri

11:35 : 02/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Ish-ministri i Brendshëm, Samir Tahiri është liruar nga burgu.

Gjyqtarja e Elbasanit Matilda Fetahu vendosi këtë të Premte të pranojë kërkesën e mbrojtjes së Tahirit pas paraqitjes së disa raporteve mjekësore, duke liruar ish-ministrin nga qelia. Raportet mjekësore lidhen me bashkëshorten e ish-ministrit dhe sipas tyre ajo ka probleme shëndetësore. Pasi i mori në shqyrtim, Gjykata vendosi që pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit, 8 muaj dhe 15 ditë burgim, Tahiri ta kryejë në banesë – në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. Akuza e përfaqësuar nga prokurori Mustafa Turku shprehu dakordësi me kërkesën e mbrojtjes.

“Gruaja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat nuk i shërben dot fëmijëve. Gjykata në 5 muaj e ca ka arritur në konkluzionin konkret. Kushtet janë të përcaktuara, do mbajë lidhje me shërbimin e provës, Nuk do të paraqitet në shërbim prove por do të ketë kontakt, edhe nëse do ti duhet të lëvizë jashtë vendit për shkak të gjendjes së bashkëshortes. Ky vendim është i paapelueshëm”, tha avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia. Ai shtoi se kushtet e tjera që mori parasysh gjykata për dhënien e vendimit, ishin vlerësimi se Tahiri s’ka rrezikshmëri shoqërore, i kanë ngelur më pak se dy vite dënim për të shlyer dhe ka të mitur në ngarkim.

Sipas vendimit të gjykatës, Tahiri lejohet që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për “plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord”.

Lexo edhe:

Pas rrahjes nga gardianët/ I dënuari u vetëvra në burgun e Reçit, Prokuria merr të pandehur 6 policët

Pajtime Fetahu mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’, por me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj burgim.

Vendimi u konfirmua më pas edhe nga Apeli në Shkurt 2022 dhe Saimir Tahiri përfundoi në qeli nga salla e gjykatës. “Gjykata ka konkluduar se i pandehuri Saimir Tahiri provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj shërbime dhe përfitime të padrejta dhe se njëkohësisht shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit,” deklaroi gjyqtari Engert Pëllumbi në seancën e 4 Shkurtit.

Tahiri u dënua për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave fillestare për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Ministër i Brendshëm gjatë mandatit të parë të qeverisë “Rama”, Saimir Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj – të afërm të Tahirit.

Vetë Tahiri ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave.

Etiketa: Burgsaimir tahiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas rrahjes nga gardianët/ I dënuari u vetëvra në burgun e Reçit, Prokuria merr të pandehur 6 policët

16:42 : 27/06/2025
AKTUALITET

Pajtime Fetahu mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares

10:33 : 27/06/2025
AKTUALITET

Në qeli që prej tetorit, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës

14:23 : 26/06/2025
AKTUALITET

Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

17:09 : 25/06/2025
AKTUALITET

“Kam vëllain në Ministri”/ Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me burg Dritan Lleshin

16:01 : 24/06/2025
AKTUALITET

Salianji kërkon lirim me kusht, avokati: Raporti i sjelljes nga burgu i Fierit pozitiv. Ja kur merret vendimi

13:39 : 23/06/2025
Para

Kurti publikon emrat e organizatorëve kryesorë të trazirave në veri të Kosovës

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com