• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkencë nën varësinë e politikës, plani i qeverisë për shkrirjen e ASA-s kritikohet

Akademia e Studimeve Albanologjike kundërshtoi ashpër një projektvendim të qeverisë “Rama” që synon të vendosë këtë institucion nën drejtimin e Akademisë së Shkencave, një institucion i përbërë më së shumti nga politikanë, si një plan që dhunon lirinë akademike dhe politike të studiuesve në institucionin më të rëndësishëm shkencor të vendit.

13:58 : 29/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Akademia e Studimeve Albanologjike kundërshtoi ashpër si të paligjshëm një projektvendim të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, që synon të vendosë këtë institucion nën varësinë e Akademisë së Shkencave, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje politike në kërkimin shkencor në vend. Akademia u alarmua nga rrjedhja në media e një projektpropozimi nga Ministria e Arsimit që parashikon transferimin e aseteve dhe detyrimeve të ASA-s nën Akademinë e Shkencave. Vendimi me titull: “Për Mbylljen e Veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Riorganizmin e Njësive kryesore të saj”, nuk ka ende forcë ligjore.

“Në mbledhjen e parë të senatit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, procedura e filluar për shkrirjen e Akademisë u konsiderua e papranueshme,” deklaroi rektori, Prof. Luan Përzhita të shtunën, pas rrjedhjes së projektvendimit në media.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë drejtohet aktualisht nga Skënder Gjinushi, një politikan, i cili u zgjodh në këtë pozicion pasi Partia Socialiste miratoi ndryshime ligjore. Dy deputetë socialistë kanë propozuar ndërkohë ndryshime të mëtejshme ligjore për t’i mundësuar Gjinushit të ketë një mandat tjetër si kryetar, pasi ligji ekzistues, i miratuar nga vetë socialistët, parashikonte ndryshe.

Prania e kontrollit politik në Akademinë e Shkencave shkaktoi shqetësime jo vetëm për shkeljen e lirisë akademike nga ndërhyrja e qeverisë në administrimin e saj, por edhe të lirisë politike.

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Qëndresa Qytetare, një grup aktivistësh në Tiranë, deklaroi:

“Mbyllja e ASA-s kërkon të nënshtrojë trupën më të lartë akademike që i kanë dhënë vendit kontribut të lartë në ruajtjen e historisë, arkeologjisë dhe gjuhës shqipë nën drejtimin e një trupe të përbërë nga akademikë të ardhur nga politika dhe sistemi komunist.”

Qëndresa paralajmëroi se nëse vendimi i propozuar nga ministrja Elvis Kushi bëhet realitet, kjo do të jetë “një ditë zie për lirinë akademike, lirinë politike dhe kërkimin shkencor në vend.”

Mbështetje për senatin e ASA pati edhe nga Kosova. Antropologu Arsim Canolli nga Universiteti i Prishtinës e konsideroi vendimin “një arbitraritet politik pa kandar”.

Gjuhëtari Ardian Vehbiu shprehu mbështetjen e tij në Facebook.

“Solidaritet të plotë me miqtë dhe kolegët e ASA-s, që luftojnë për pavarësinë e institucionit të tyre dhe transparencë ligjore për statusin e këtij institucioni në raport me institucione të tjera. Tensionet e tanishme dhe fryma e pasigurisë dëmtojnë drejtpërdrejt rendimentin e punës kërkimore-shkencore dhe motivet e çdo punonjësi të ASA-s për t’i shërbyer dijes dhe publikut,” deklaroi ai.

Akademia e Studimeve Albanologjike është institucioni ku bëjnë pjesë Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA), Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Historisë dhe Qendra e Enciklopedisë Shqiptare.

Skënder Gjinushi ka nisur karrierën politike në kohën e regjimit komunist si ministër i Arsimit. Pas rënies së komunizmit, ai themeloi Partinë Socialdemokrate, të cilën e drejtoi duke përjashtuar të gjithë kritikët e mundshëm deri disa vite më parë, kur ia kaloi Tom Doshit, një politikani që më vonë u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion madhor.

Gjinushi u kritikua nëntorin e kaluar për qëndrimin e tij të prerë në mbështetje të standardit zyrtar të gjuhës të vendosur në kongresin e vitit 1972, duke pretenduar se ka një lidhje organike dhe të matshme shkencërisht mes standardit gjuhësor dhe shtetformimit.

Ai madje citoi edhe librin e një studiuesit maltez, Manuel Zrinzo Caruana, në mbështetje të argumentit të vet. Fjalimi i tij u përqesh nga shumë gjuhëtarë, të cilët vunë në dukje njëkohësisht kredencialet e tij si akademik dhe gjithashtu, origjinën e tij si shkencëtar komunist. Rezultoi se Manuel Zrinzo Caruana në fakt nuk ekziston dhe ai nuk ka shkruar një libër por se Gjinushi duhet të ketë kopjuar një  blog sarkastik në blogun Peizazhet e Fjalës.

Në fakt gjuhëtarët kanë qëndrim jo kaq të prerë mbi çështjen e standardit dhe debatet shkencore mes tyre vazhdojnë. Kjo shpie në shqetësimin tjetër, atë të mungesës së lirisë akademike dhe politike për t’u marrë me probleme të tilla, në rast se ASA vendoset nën drejtimin e Gjinushit.

“Nëse Rektorët, Lektorët, dhe Studentët do të lejojnë mbylljen e Akademisë së Identitetit shqiptar me vendim arbitrar nga Ministrja Evis Kushi, kjo do të jetë një dite zie për lirinë akademike, lirinë politike dhe kërkimin shkencor në vend,” vuri në dukje Qëndresa Qytetare.

/BIRN/

Etiketa: akademia e shkencaveAkademia e Studimeve AlbanologjikeEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
Para

Inceneratori i Fierit/ GJKKO lehtëson pozitën e Zotos dhe 18 të pandehurve të tjerë

TË GJITHA

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com