• Kontakt
Tuesday, October 3, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Shkencë nën varësinë e politikës, plani i qeverisë për shkrirjen e ASA-s kritikohet

Akademia e Studimeve Albanologjike kundërshtoi ashpër një projektvendim të qeverisë “Rama” që synon të vendosë këtë institucion nën drejtimin e Akademisë së Shkencave, një institucion i përbërë më së shumti nga politikanë, si një plan që dhunon lirinë akademike dhe politike të studiuesve në institucionin më të rëndësishëm shkencor të vendit.

13:58 : 29/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE
Shkencë nën varësinë e politikës, plani i qeverisë për shkrirjen e ASA-s kritikohet

Akademia e Studimeve Albanologjike kundërshtoi ashpër si të paligjshëm një projektvendim të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, që synon të vendosë këtë institucion nën varësinë e Akademisë së Shkencave, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje politike në kërkimin shkencor në vend. Akademia u alarmua nga rrjedhja në media e një projektpropozimi nga Ministria e Arsimit që parashikon transferimin e aseteve dhe detyrimeve të ASA-s nën Akademinë e Shkencave. Vendimi me titull: “Për Mbylljen e Veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Riorganizmin e Njësive kryesore të saj”, nuk ka ende forcë ligjore.

“Në mbledhjen e parë të senatit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, procedura e filluar për shkrirjen e Akademisë u konsiderua e papranueshme,” deklaroi rektori, Prof. Luan Përzhita të shtunën, pas rrjedhjes së projektvendimit në media.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë drejtohet aktualisht nga Skënder Gjinushi, një politikan, i cili u zgjodh në këtë pozicion pasi Partia Socialiste miratoi ndryshime ligjore. Dy deputetë socialistë kanë propozuar ndërkohë ndryshime të mëtejshme ligjore për t’i mundësuar Gjinushit të ketë një mandat tjetër si kryetar, pasi ligji ekzistues, i miratuar nga vetë socialistët, parashikonte ndryshe.

Prania e kontrollit politik në Akademinë e Shkencave shkaktoi shqetësime jo vetëm për shkeljen e lirisë akademike nga ndërhyrja e qeverisë në administrimin e saj, por edhe të lirisë politike.

Lexo edhe:

“Rama po përgatit ‘atentat’ ndaj PD-së”/ Berisha: Do t’i caktojë përfaqësuesit opozitës

Fredi Beleri, Berisha: Rama i ngriti kurth, kam prova

Qëndresa Qytetare, një grup aktivistësh në Tiranë, deklaroi:

“Mbyllja e ASA-s kërkon të nënshtrojë trupën më të lartë akademike që i kanë dhënë vendit kontribut të lartë në ruajtjen e historisë, arkeologjisë dhe gjuhës shqipë nën drejtimin e një trupe të përbërë nga akademikë të ardhur nga politika dhe sistemi komunist.”

Qëndresa paralajmëroi se nëse vendimi i propozuar nga ministrja Elvis Kushi bëhet realitet, kjo do të jetë “një ditë zie për lirinë akademike, lirinë politike dhe kërkimin shkencor në vend.”

Mbështetje për senatin e ASA pati edhe nga Kosova. Antropologu Arsim Canolli nga Universiteti i Prishtinës e konsideroi vendimin “një arbitraritet politik pa kandar”.

Gjuhëtari Ardian Vehbiu shprehu mbështetjen e tij në Facebook.

“Solidaritet të plotë me miqtë dhe kolegët e ASA-s, që luftojnë për pavarësinë e institucionit të tyre dhe transparencë ligjore për statusin e këtij institucioni në raport me institucione të tjera. Tensionet e tanishme dhe fryma e pasigurisë dëmtojnë drejtpërdrejt rendimentin e punës kërkimore-shkencore dhe motivet e çdo punonjësi të ASA-s për t’i shërbyer dijes dhe publikut,” deklaroi ai.

Akademia e Studimeve Albanologjike është institucioni ku bëjnë pjesë Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA), Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Historisë dhe Qendra e Enciklopedisë Shqiptare.

Skënder Gjinushi ka nisur karrierën politike në kohën e regjimit komunist si ministër i Arsimit. Pas rënies së komunizmit, ai themeloi Partinë Socialdemokrate, të cilën e drejtoi duke përjashtuar të gjithë kritikët e mundshëm deri disa vite më parë, kur ia kaloi Tom Doshit, një politikani që më vonë u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion madhor.

Gjinushi u kritikua nëntorin e kaluar për qëndrimin e tij të prerë në mbështetje të standardit zyrtar të gjuhës të vendosur në kongresin e vitit 1972, duke pretenduar se ka një lidhje organike dhe të matshme shkencërisht mes standardit gjuhësor dhe shtetformimit.

Ai madje citoi edhe librin e një studiuesit maltez, Manuel Zrinzo Caruana, në mbështetje të argumentit të vet. Fjalimi i tij u përqesh nga shumë gjuhëtarë, të cilët vunë në dukje njëkohësisht kredencialet e tij si akademik dhe gjithashtu, origjinën e tij si shkencëtar komunist. Rezultoi se Manuel Zrinzo Caruana në fakt nuk ekziston dhe ai nuk ka shkruar një libër por se Gjinushi duhet të ketë kopjuar një  blog sarkastik në blogun Peizazhet e Fjalës.

Në fakt gjuhëtarët kanë qëndrim jo kaq të prerë mbi çështjen e standardit dhe debatet shkencore mes tyre vazhdojnë. Kjo shpie në shqetësimin tjetër, atë të mungesës së lirisë akademike dhe politike për t’u marrë me probleme të tilla, në rast se ASA vendoset nën drejtimin e Gjinushit.

“Nëse Rektorët, Lektorët, dhe Studentët do të lejojnë mbylljen e Akademisë së Identitetit shqiptar me vendim arbitrar nga Ministrja Evis Kushi, kjo do të jetë një dite zie për lirinë akademike, lirinë politike dhe kërkimin shkencor në vend,” vuri në dukje Qëndresa Qytetare.

/BIRN/

Etiketa: akademia e shkencaveAkademia e Studimeve AlbanologjikeEdi Rama

Lajme të lidhura

“Rama po përgatit ‘atentat’ ndaj PD-së”/ Berisha: Do t’i caktojë përfaqësuesit opozitës
AKTUALITET

“Rama po përgatit ‘atentat’ ndaj PD-së”/ Berisha: Do t’i caktojë përfaqësuesit opozitës

15:12 : 03/10/2023
Mbyllen hetimet për Belerin/ Hijet e arrestimit dhe rreziku i integrimit nga “rrëmbimi” i Ramës
AKTUALITET

Fredi Beleri, Berisha: Rama i ngriti kurth, kam prova

23:49 : 02/10/2023
Lubonja: Festimet e 28-29 nëntorit hipokrizi, Kurti më ka zhgënjyer pak
AKTUALITET

Lubonja: Vuçiç po shfrytëzon krizën e perëndimit për të ndarë Kosovën

23:36 : 02/10/2023
Berisha: Rama përdori Sorosin dhe FBI-në për të më shpallur “non-grata”!
AKTUALITET

Berisha: Nëse shqiptarët nuk ngrihen, Rama do jetë në pushtet deri në 2045

22:06 : 02/10/2023
“Paketa Anti-shpifje”, Andi Bushati: Rama kërkon të mbyllë edhe mediat online, pasi ka marrë çdo pushtet
AKTUALITET

“Për karrigen e tij, Rama i gatshëm të shesë copa Kosove, siç shet copa Shqipërie”

21:54 : 02/10/2023
PD prezanton dosjen e “farsës së 14 Majit”, Berisha: Tetori përvëlues për Ramën
AKTUALITET

“Takim i fshehtë Rama-Vuçiç”/ Berisha: Ja plani që u gatua

21:50 : 02/10/2023
Para
Mbyllen hetimet për inceneratorin e Fierit/ Nga Bllako te Zoto, kush janë të akuzuarit

Inceneratori i Fierit/ GJKKO lehtëson pozitën e Zotos dhe 18 të pandehurve të tjerë



TË GJITHA

“Muaj i vështirë, ndryshime të dhunshme”, Meri Shehu: Ja ç’ndodh pas datës 9 tetor

“Muaj i vështirë, ndryshime të dhunshme”, Meri Shehu: Ja ç’ndodh pas datës 9 tetor

15:53 : 03/10/2023
Ndryshon ligji për turizmin, apartamentet, vilat do të regjistrohen, gjobë kush “vetëklasifikohet”

Ndryshon ligji për turizmin, apartamentet, vilat do të regjistrohen, gjobë kush “vetëklasifikohet”

15:51 : 03/10/2023
Covid-19 po përhapet më shumë tek fëmijët, mjekja këshillon prindërit

Covid-19 po përhapet më shumë tek fëmijët, mjekja këshillon prindërit

15:44 : 03/10/2023
“Gërdeci”/ Gjykata pranon thirrjen e Shkëlzen Berishës dhe Aldo Bumçit si dëshmitarë të prokurorisë

“Gërdeci”/ Gjykata pranon thirrjen e Shkëlzen Berishës dhe Aldo Bumçit si dëshmitarë të prokurorisë

15:38 : 03/10/2023
Bardhi tregon si “i preu në besë” PS për reformën zgjedhore, ftesë dhe Bashës: Eja të bëjmë opozitë bashkë

Bardhi tregon si “i preu në besë” PS për reformën zgjedhore, ftesë dhe Bashës: Eja të bëjmë opozitë bashkë

15:34 : 03/10/2023
Zbulohet data! Ja kur nis “Big Brother VIP Kosova”

Zbulohet data! Ja kur nis “Big Brother VIP Kosova”

15:30 : 03/10/2023
Kunatit të Alibejt i dërgojnë 3 kumbulla në burg, mesazh nga Çopjat se do i vrasin? Kapet “Dragoviçi”

Kunatit të Alibejt i dërgojnë 3 kumbulla në burg, mesazh nga Çopjat se do i vrasin? Kapet “Dragoviçi”

15:24 : 03/10/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com