• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përse po nxiton Sadri Abazi për të fituar tenderin 1 mln € të pastrimit në Shkodër?!

15:01 : 25/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Lexo edhe:

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

Nga BoldNews.al

Shkodra po shndërrohet një “luftë” influencash nga të “fortët”, të cilët po orvaten ku të munden për të marrë një pjesë nga buxheti i asaj bashkie. Zgjedhjet vendore të 14 majit sollën rokadën e forcave politike në atë institucion, që deri më sot është drejtuar nga demokratët, ku dy të fundit janë Voltana Ademi dhe Bardh Spahia. Kjo rokadë ka sjellë që të gjithë biznesmenët-politikanë të majtë ta shikojnë për të vjelë ndonjë para’. Pas Benet Becit ishin fortët si Tom Doshi, Agron Çela apo Pëllumb Gjoka. Të tre të akuzuar nga opozita se paguan miliona euro për të blerë vota. Të tre janë me “sy e veshë” nga Benet Beci apo nga Edi Rama për ndonjë “kockë”. Natyrisht, Doshi ka fokusin te tenderat e shëndetësisë, pra fokusi kryesor është Rama. Becin e shikon për të bërë ndonjë favor për bizneset satelite të tij në Shkodër. Ndërkohë, Agron Çela dhe Pëllumb Gjoka e kanë fokusin si te Rama ashtu edhe te Beci. Të dy janë në pritje për të zhvatur qindra mijëra metra katrorë truall në bregdetin e Velipojës dhe të marrin statusin e investitorit strategjik. Me “ndihmë” nga Beci, Çela dhe Gjoka kanë bërë gati letrat dhe shumë shpejt pritet të marrin miratimin. Po kush ka ngelur rrugëve?!

Në foto: Shpallja e njoftimit të tenderit të pastrimit në Shkodër

Një nga biznesmenët-politikanë që ka vepruar në Shkodër ka qenë Sadri Abazi, nëpërmjet firmës së nipit të tij “Alko Impex”. Ai ka fituar tendera pastrimi dhe për disa punë në atë qytet, pavarësisht se bashkia drejtohej nga të djathtët. Por, paraja s’ka ngjyrë politike, teksa firma “Alko…” ka qenë e preferuara si e Ademit ashtu edhe e Spahisë, pasi i kanë dhënë miliona euro për pastrimit. Por, duket se para Sadri Abazit është ngritur një mur i madh. Atij i duhet të kalojë me radhë Benet Becin, Tom Doshin, Agron Çelën apo Pëllumb Gjokën. Dhe si mund t’i kalojë? Duke “detyruar” Bashkinë e Shkodrës që të shpejtojë procedurën e tenderit të pastrimit, pa u bërë rotacioni në krye të Bashksë. 5 ditë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, përkatësisht në datën 19 maj 2023, Bashkia e Shkodrës shpalli tenderin me objekt “shërbimi i pastrimit zona ‘perëndimore’”. Në dokumentet që ka siguruar BoldNews.al shkruhet se afati i këtij tenderi është plot 36 muaj, pra 3 vite. 1 vit më pak sesa mandati i Benet Becit në krye të asaj bashkie! Mësohet se fondi limit i marrëveshjes kuadër për 36 muaj është 97.260.885 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 1 milionë euro. Zarfet do të hapen në bashki në datën 22 qershor 2023, ndërsa në fund të dokumentit shkruhet se kryetari aktual Bardh Spahia ia ka deleguar firmën nënkryetarit Tonin Dedaj. Një formë për të hequr përgjegjësinë, pasi Spahia nuk u votua si kryetar. Por, me këtë lëvizje duket se më i “fituari” është pikërisht Sadri Abazi, i cili me një lëvizje po tenton që të largojë plot 3 “hiena”. Më herët, pjesa më e madhe e këtyre tenderëve të pastrimit në Shkodër janë fituar nga “Alko…”. Dhe, s’ka si të jetë ndryshe edhe kësaj herë, pasi kjo firmë është shpërblyer edhe disa muaj më parë me zgjatje afati të kontratës.

Por, a do t’ia dalë Abazi ta fitojë sërish këtë tender?! Në daljen e fundit publike, Edi Rama “ftoi” në podcastin e tij Benet Becin dhe fenomenin e Big Brother Luiz Ejlli. Ky i fundit i kërkoi Becit pastrimin e qytetit. Menjëherë ndërhyri Rama i cili i tha se, nëse nuk e pastron qytetin, do e fusë Becin në kazan plehrash. Një kërcënim i hapur i Ramës, por që pas gjithë kësaj procedure ka të bëjë me “të fortët” e partisë së tij, që kanë shpenzuar miliona euro. Tashmë, mbetet për t’u parë se kush do të fitojë në Shkodër; Doshi, Gjoka, Çela apo Abazi?

Etiketa: pastrimsadri AbaziShkodertender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025
AKTUALITET

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

11:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025
AKTUALITET

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, kalonte emigrantë ilegalisht në kufi

15:09 : 08/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025
Para

Policia mësyn në selinë e Lëvizjes BASHKË, 'kërcënon' me pranga aktivistët

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 13 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 12/10/2025

Numërohen 70% të votave në Prishtinë, ngushtohet diferenca mes Ramës dhe Çekos

22:54 : 12/10/2025

Gaza si laborator: Teknologjia, politika dhe financat bashkë për një eksperiment global

22:32 : 12/10/2025

LDK shpall fitoren, Abdixhiku: Tre komuna të fituara në raund të parë, prijmë në 12 të tjera

22:16 : 12/10/2025

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

22:02 : 12/10/2025

G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk më përfshinë në spotin publicitar!

21:48 : 12/10/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kush po kryeson në komunat me shumicë serbe?

21:37 : 12/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com