• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prapaskenat/ Qeveria shqiptare u zotua para Arbitrazhit se do të paguajë Becchettin

20:18 : 24/05/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Një vendim i Gjykatës së Apelit në Bruksel, i cili la në fuqi bllokimin e 65 milionë eurove të Albcontrol për llogari të Francesco Becchettit zbulon një prapaskenë të fortë në konfliktin mes qeverisë shqiptare dhe biznesmenit italian. Në vitin 2021, qeveria shqiptare u zotua zyrtarisht para Gjykatës së Arbitrazhit në Uashington se nëse do të humbiste apelin, do të paguante gjobën ndaj biznesmenit italian.

Vendimi i parë në çështjen Hydro kundër Shqipërisë u dha në prill të vitit 2019. Përmes tij, ICSID e dënoi Shqipërinë me 108 milionë euro gjobë plus interesat për shpronësim të padrejtë të televizionit Agon Channel.

Por pak muaj më pas, në gusht të vitit 2019, qeveria e apeloi vendimin në të njëjtën gjykatë duke kërkuar anullimin e gjobës. Gjatë gjyqit të apelit në Uashington, qeveria shqiptare është zotuar zyrtarisht para gjykatës së arbitrazhit se nëse do të dështonte me anulimin e vendimit, atëherë do të paguante plotësisht gjobën ndaj Becchettit sipas vendimit të gjykatës.

Gjyqi për anulimin e gjobës përfundoi në prill të vitit 2021. Qeveria e humbi gjyqin, pasi gjykata e arbitrazhit e la sërish në fuqi gjobën. Pas këtij vendimi Francesco Becchetti shkoi në Bruksel dhe bllokoi të ardhurat e Shqipërisë nga hapësira ajrore.

Apeli i Brukselit mban të bllokuara paratë

Lexo edhe:

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

Pas bllokimit të llogarive të Shqipërisë në Eurocontrol, qeveria shqiptare e çoi çështjen në gjykatë. Shkalla e parë e Gjykatës Frankofone të Brukselit i dha të drejtë biznesmenit italian të mbaj të bllokuara paratë e Shqipërisë.

Qeveria shqiptare e apeloi vendimin në Gjykatën e Apelit të Brukselit. Dhjetë ditë më parë, në datën 15 maj, Gjykata e Apelit të Brukselit ka vendosur sërish në favor të biznesmenit italian. Të ardhurat e Shqipërisë në Eurocontrol do të mbeten sërish të bllokuara për llogari të Francesco Becchettit. Zotimi i qeverisë shqiptare në uashington se do të paguante plotësisht gjobën ndaj Becchettit nëse humbte gjyqin për anullimin, ishte një nga arsyet kryesore se pse Gjykata e brukselit i zhveshi të ardhurat e Shqipërisë në Eurocontrol nga imuniteti sovran.

Sipas Global Arbitration Revieë, revistës prestigjoze që gjurmon konfliktet e arbitrazheve, deri tani biznesmeni italian ka grumbulluar dhe mban të bllokuara 65 milionë euro të ardhura që duhet t’i merrte Albcontrol dhe shifra sa vjen e rritet.

/oligarkia.al/

Etiketa: arbitrazhEdi RamaFrancesco Becchetti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
Para

Chelsea, të gjithë kundër Mudryk: videoja bëhet virale

TË GJITHA

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom