• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja Shqipëri-Greqi, Gjykata lë në burg Fredi Belerin dhe Kokoveshin (REAGIMET)

18:04 : 22/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi masën paraprake të sigurisë “Arrest me burg” për Fredi Belerin dhe mikun e tij Pandeli Kokaveshi, pasi akuzohet për veprën penale të shit-blerjes së votës.

Disa ditë më parë, SPAK ka marrë në dorëzim dosjen dhe ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të marrë nga togat e zeza të Vlorës. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës tashmë do të qëndrojë në burg deri në një vendim të dytë, ndërsa avokati i tij mohon akuzat të cilat sipas tij janë politike për shkak të reagimeve të ashpra të kryeministrit Edi Rama 2 ditë para zgjedhjeve lokale.

Fredi Beleri ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa miku i tij Pandeli Kokaveshi ndodhet prej ditësh në QSUT, sepse ka shfaqur probleme shëndetësore me zemrën. Ai mbahet nën mbikëqyrjen e punonjësve të policisë.

  • Avokati Fredi Belerit

Avokati i Fredi Belerit tha se vendimi i marrë këtë të hënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për të lënë në fuqi vendimin “Arrest me Burg” për Fredi Belerin dhe për Kokaveshin do të ankimohet, pasi sipas tij, nuk ka dyshime të arsyeshme dhe prova të mjaftueshme për këtë vendim.

Lexo edhe:

U arrestua si “koka” e bandës/ Fatjon Prendi mik me Alfons Ndocin, të dënuarin që u vra në burgun grek

Salianji flet për ditët e kaluara në qeli: Shumë prej të dënuarve i kisha denoncuar unë

“Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata duke mos e pranuar dyshimin që është ngritur për të. Nesër sipas vendimit që u dha do të shtrojmë ankimin në gjykatën e apelit, ne pretendojmë se nuk ka dyshim të arsyeshëm. Nuk është takuar asnjëherë më të infiltruarin dhe listën e emrave policisë ia ka dhënë po i infiltruari sepse nuk është gjetur kjo listë”, -tha avokati.

Ndërkohë, avokati i tij ka thënë se arrestimi i Belerit nuk qëndron pasi ka “kërcitje” të mëdha mes provave që pretendon Policia dhe Prokuroria. I pyetur se ku do ta marrë klienti i tij detyrën, avokati tha me ironi: “Kur të dali kryeministri Edi Rama pyeteni si do e vazhdojmë”.

Fredi Beleri arriti të fitonte zgjedhjet në Himarë edhe përse ishte në qeli dhe u arrestua dy ditë para 14 Majit.

 

  • Fredi Beleri transferohet nga paraburgimi i Vlorës drejt paraburgimit “313” në Tiranë

Mëngjesin e së hënës fituesi i zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë, Fredi Beleri është transferuar nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë.

Beleri u arrestua me 12 maj, ndërsa ishte denoncuar në Prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para për vota. Sipas prokurorisë, ai iu premtonte qytetarëve se në këmbim të votës do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek.

 

  • Arrestimi i Belerit, Xhaçka takon Dendias

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias është takuar sot në Bruksel me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka. Siç njofton edhe kryediplomati grek, gjatë takimit është diskutuar për arrestimin dy ditë para zgjedhjeve të kandidatët të opozitës në Himarë, Fredi Beleri.

“Në vijim të takimit të sotëm të #BE #FAC në #Bruksel, FM NikosDendias u takua me homologun e Shqipërisë, Olta Xhacka. Gjatë diskutimit u ngrit çështja për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himare, Fredi Beleri”, shkruan Dendias në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Për këtë takim ka reaguar edhe ministrja Xhaçka, e cila shprehet: “Bruksel, takimi me mikun dhe kolegun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ishte një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi çështjen “Beleri”. Theksova qartazi se kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk është as çështje e të Drejtave të Njeriut, as politike, e jo më një çështje dypalëshe. Z. Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin. Blerja e votës është një shkelje e rëndë e ligjit tonë dhe çështja e tij tashmë është në gjykatë”

 

  • Rama pas zgjedhjeve pranoi fitoren e Fredi Belerit në Himarë

Kryeministri Edi Rama në daljen e parë për mediat pas procesit zgjedhor të 14 majit ka bërë një reagim tepër të gjatë lidhur me zgjedhjet në Himarë, të cilat u fituan nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, i cili ndodhet pas hekurave. I pyetur nëse do ta shkarkojë Fredi Belerin sipas kompetencave që i jep ligji, Rama la të kuptohej se nuk ka ndërmend të kontestoj rezultatin, por nënvizoi se Beleri ka hesape të hapura me drejtësinë.

“Unë besoj se nuk është Himara kryetema. Rasti është shumë i qartë. Zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrë shumë të drejtë dhe transparente. Njëri prej kandidatëve ka një problem të hapur me drejtësinë. Nuk shoh arsye për të kontestuar rezultatin se gjithçka u zhvillua në trasnparencë të plotë. Transprencën duhet ta respektojmë edhe kur fitojmë, edhe kur humbim“, tha Rama pas 14 majit.

 

  • Përplasja me Ramën

Fredi Bejleri ka qenë së fundmi shënjestër e sulmeve verbale të ashpra të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një takimi në Himarë disa ditë më parë, Rama tha për Beljerin se është “gomar”, “analfabet”, “dru”…

Ky i fundit i është përgjigjur duke i shprehur bindjen se do të triumfojmë më 14 Maj ndaj kandidatit të PS-së Jorgio Goro dhe se bashkë me të, edhe Rama do të largohet së shpejti nga pushteti.

Përplasja e fundit u shënua pak para arrestimit. Teka ishte në një emision televiziv, Rama hodhi akuza se Fredi Beleri se ka angazhuar persona që kërcënojnë emigrantët shqiptarë në Greqi që të vinë në Shqipëri dhe të votojnë për të.

“Ky maskara ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët. Unë dua ta shfrytëzojë këtë emision për t’iu drejtuar dy personave me emër. Një Napolon Çakalli, i cili e di shumë mirë se kush është dhe një Spiro Koka, një tjetër personazh. Iu them që mos guxoni të merrni në telefon emigrantët që duan të votojnë ose që mund të vinë të votojnë, as për t’iu thënë që do vini të votoni patjetër për këtë injorantin këtu apo duke i thënë që po votuar për Goron e PS do iu grisim letrat greke dhe unë po iu them në sy do të merrem personalisht me ju të dy dhe jeni ju që rrezikoni që t’i humbisni letrat greke. Avokati më i madh i emigrantëve në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri jam unë dhe qeveria ime, është ky shtet”,-tha Rama në emisionin “Opinion”.

Pas kësaj deklarate, Beleri i ka dërguar një reagim drejtuesit të emisionit, në të cilin thuhet:

“Himariotet e Amerikes qe ka bashkepunuar zoti Rama jane Greke kurse  neve jo. Ata para dy ditesh ne menyre zyrtare publikisht mbeshteten kandidaturen time. Ne gjithe boten multikultura eshte vlere ne shqiperine e zotit Ramamekat. Kam bredhur gjithe Greqine per tju lutur gjithe himarioteve te vijne te votojne pa ju diktuar dhe pa ju imponuar kur se per cfare do te votojne. Personat qe permend zoti Rama nuk i njoh. Ne deklaraten time e kam cilesuar qe perkthimi ishte i pavertete dhe perkthyer shtrember qellimisht. Faleminderit”.

Ndërkohë, gjatë kohës që drejtuesi i emisionit lexonte mesazhin, Rama tha se Beleri duhet të mësojë të flasë shqip dhe greqisht pastaj të reagojë. Pak pas kësaj përplasjeje, Bejleri u arrestua.

Etiketa: BurgFredi Belerigjykata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U arrestua si “koka” e bandës/ Fatjon Prendi mik me Alfons Ndocin, të dënuarin që u vra në burgun grek

21:27 : 27/09/2025
AKTUALITET

Salianji flet për ditët e kaluara në qeli: Shumë prej të dënuarve i kisha denoncuar unë

21:40 : 26/09/2025
AKTUALITET

Ervin Salianji përfundon detyrimet me shërbimin e provës: Do ta vijoj çështjen në Strasburg

11:50 : 26/09/2025
BOTA

Gjykata e dënoi me 5 vjet burg, Sarkozy: Do të fle në qeli, por me kokën lart!

15:56 : 25/09/2025
BOTA

Dënohet me 5 vite burg ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy

13:50 : 25/09/2025
AKTUALITET

Nga tentativat e arratisjes te vetë*rasja, kush është Bledar Selmanaj, i dënuar për v*asjen e shokut të tij

10:59 : 25/09/2025
Para

Vllaznia pa rivalë në futbollin e femrave, fiton titullin e 10-të radhazi

TË GJITHA

Lëvizte i armatosur në Tiranë, vihet në pranga 27-vjeçari

11:49 : 28/09/2025

U kapën me 16 kg koka*në me vlerë 500 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë

11:38 : 28/09/2025

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori i dyshuar nga Vlora

11:21 : 28/09/2025

Trafikoi tonelata drogë dhe i njohur për ‘Masakrën e Bllokut’, Brazili lëshon urdhër-arresti për Ervin Matën

11:04 : 28/09/2025

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

10:32 : 28/09/2025

Tabaku: Shtrenjtimi i jetesës po e bën të pamundur mbijetesën e familjeve shqiptare

10:23 : 28/09/2025

Ryshfet për të mbyllur sytë ndaj shkeljeve, SPAK lë në burg dhe arrest shtëpie dy inspektorë të ISHTI

10:15 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com