• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vota në tregun e zi shkoi 500€”/ Berisha rendit abuzimet e qeverisë: Rama, kriminel i zgjedhjeve!

13:39 : 17/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një tjetër dalje publike para mediave denoncoi sërish se në zgjedhjet e 14 majit mazhoranca në pushtet përdori administratën për tjetërsimin e votës.

Gjithashtu, Berisha tha se gjatë fushatës janë shpërndarë miliona lekë tek qytetarët në mënyrë që blinin votën për kandidatët e qeverisë në pushtet.

Ai tha se përmes shtimit të pensionistëve, shpërblimet për personat në nevojë, punësimet, mazhoranca i përdori si formë për marrjen e votave, në kundërshti të plotë me ligjet e vendit. Gjatë fjalës së tij, Berisha denoncoi shit-blerjen e votës nga mazhoranca ndërsa shtoi se në tregun e zi, shuma e blerjes së votës arriti nga 300 deri në 500 euro.

“Për blerjen e votës, mbi 20 mijë qytetarë u shtuan në listën e ndihmës ekonomike në mbarë vendin dhe mbi 10 mijë të tjerë u paguan si punonjës të përkohshëm pa kontratë. Vetëm në Peshkopi u disbursuan 400 milionë lekë për individë me aftësi ndryshe. Fondi i ndihmës ekonomike dhe pagesat për aftësi ndryshe u rritën në këtë fushatë me 900 mln lekë në krahasim me vitin e kaluar.

Nga të gjitha këto shuma të marra së bashku, rezultuan se përfituan rreth 850 mijë qytetarë me të drejtë vote, me qëllimin e vetëm të blerjes së votës. Përveç këtyre fondeve, u përdorën edhe forma të tjera antiligjore si subvencione, prokurime, tendera për të blerë votën e shqiptarëve. Të gjitha këto në kundërshtim me Kartën e Kopenhagenit, Kodin Zgjedhor, etj.

Lexo edhe:

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

Berisha: Mazhoranca dhunoi Kushtetutën, momenti më i errët i parlamentarizmit shqiptar

Me qëllim të blerjes së votës, kryetari në ikje i Vaut të Dejës, subvencionoi 400 mln lekë për një kompani, akt që e ka tagër vetëm Këshilli i Ministrave dhe bazuar vetëm në ligjin e ndihmës shtetërore. Por nuk ishin vetëm këto shuma të taksapaguesve për blerjen e votës. Kodi Zgjedhor ndalon prokurimet publike dhe koncesionet në vend, por gjatë farsës elektorale 2023 u bënë qindra tendera me një vlerë 6 miliardë lekë dhe u dhanë disa investime strategjike. Përveç këtyre, mbi 4 miliardë lekë u tenderuan për ndërtimin e banesave nga tërmeti. U konstatuan qindra raste investimi me zhavorr elektoral, duke kulmuar në Tiranë.

Të gjitha këto shuma të shpërndara për të blerë haptas votën, janë vetëm maja e ajsbergut e shumës së shpërndarë nën dorë në tregun e zi të votës me destinacion direkt blerjen e të drejtës së votës. Në këtë rast kriminelët elektoralë paguajnë qytetarin që të mos ushtrojë të drejtën e votës. Në rastin tjetër ata paguajnë qytetarin për të votuar kandidatin socialist. Në tregun e zi, shuma e blerjes së votës arriti nga 300 deri në 500 euro. Cila është kjo shumë totale që u përdor për të blerë votën e shqiptarëve? Është shumë e vështirë të gjendet, por ndoshta kurrë nuk mësohet”, tha fillimisht Berisha.

 

Gjithashtu, Berisha përmendi krizën që pësoi monedha europiane, teksa theksoi se rënien e euros mund ta provokojnë vetëm hedhja e qindra milionë eurove në një kohë të shkurtër për këmbim.

“Ajo që dihet është se euro arriti nivele të ulëta këmbimi me lekun. Burimet kompetentë na thonë se një rënie e tillë e euros mund ta provokojnë vetëm hedhja e qindra milionë eurove në një kohë të shkurtër për këmbim. Rritja e euros fill pas përfundimit të zgjedhjeve, hodhi poshtë pretendimin se rënia lidhej me sezonin turistik. Kulmin e ka arritur në Shkodër. Shikoni fenomenin Doshi. Ky është fenomeni Dushku i vitit 2023. Pra, këto zgjedhje ishin të blera dhe për blerjen e tyre u përdorën qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Ndërkohë që opozita dhe jo pseudopozita nuk ka paguar një qindarkë nga xhepi. Këto zgjedhje janë të blera sepse narkoeurot u bënë diktuesit kryesorë të rezultatit”, vijoi Berisha.

 

  • Sot takimi Berisha – Meta ne seline e PD-së

Kujtojmë që deklarata për mediat e Sali Berishës vjen pas një takimi që zgjati rreth 1 orë në selinë blu me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Gjatë një komunikimi me gazetarët, Meta tha se po përgatitet “dosja” që dokumenton se qeveria shkatërroi procesin zgjedhor më 14 maj e cila për pasojë solli edhe humbjen e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkitë kryesore të vendit.

Gjithshtu Meta i etiketoi si “gomerë” kandidatët socialistë të vendosur nga kryeministri Edi Rama për të cilët tha se “nuk do të kenë mundësi që të vjedhin më ashtu siç kanë bërë këto 4 vite”.

Etiketa: Berishablerjablerja e votesMetaqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Mazhoranca dhunoi Kushtetutën, momenti më i errët i parlamentarizmit shqiptar

21:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

PD kërkon anulimin e seancës ku u votua qeveria e re: U shkel Kushtetuta dhe rregullorja e Parlamentit

20:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025
AKTUALITET

Qeveri e vjetër me program të vjetër/ Ja çfarë ripremton Rama

13:14 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Lidhje me kartelin Troplini dhe dorëzimi i pronave të ushtrisë”, Berisha publikon ‘CV’-në e Pirro Vengut

11:31 : 17/09/2025
Para

Berisha: 10 mijë persona iu shtuan administratës, a e shihni si po rritet sërish euro

TË GJITHA

“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Mziu reagon sërish për shpërthimin në banesë: Unë nuk trembem

22:23 : 19/09/2025

“Të marr peng”/ Sanitaret e “Air Albania” ende pa rroga e siguracione, Sinan Idrizi dhunon gazetarët

22:06 : 19/09/2025

Zgjedhjet në Tiranë/ Bardhi: PD ka nisur konsultimet për kandidatin

22:03 : 19/09/2025

Refik Halili gënjen dhe dhunon pronarin e tokës ku ndërtoi kompleksin, të afërmit e tij agresivë me median

21:47 : 19/09/2025

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

21:42 : 19/09/2025

Ndodh në Elbasan/ Lind fëmijë me partnerin e ri, ja regjistrojnë në emër të ish-burrit

21:41 : 19/09/2025

Tensionet në seancën plenare, Bardhi: Rama u tall me Kuvendin, përvetësoi rolin e kryetarit

21:35 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com