Koalicioni “Bashkë Fitojmë’ ka denoncuar Partinë Socialiste, se kjo e fundit ka organizuar grup votuesish, duke shkelur kështu ligjin.
Përmes një postimi në rrjete sociale, “Bashkë Fitojmë”, ka publikuar pamjet, ku shihet një furgon, me të cilin kanë ardhur një grup njerëzish për të votuar, të organizuar nga PS.
Pamjet janë shkëputur pranë një qendre votimi në Spitallë të Durrësit.