• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

MAS njoftim për ecurinë e mësimdhënies në shkollat ku do të numërohen votat

16:29 : 12/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Ministria e Arsimit ka publikuar një njoftim për të sqaruar sesi do të veprohet me ecurinë e mësimëdhënies në ato institucione arsimore, të cilat do të shërbejnë si qendra të Numërimit të Votave në 61 bashkitë e vendit.

Në njoftim paraqitet një listë e detajuar mbi masat e marra gjatë periudhës që një pjesë ose të gjitha ambientet e 52 shkollave do të shërbejnë si VNV.

Aty nënvizohet se në 24 shkolla nuk do të cënohet procesi mësimor dhe 28 shkolla të tjera do ta vazhdojnë mësimin pasdite në shkollat pranë tyre ose do t’i zëvendësojnë orët pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Ministria e Arsimit informon se në DRAP Lezhë nga 12 shkolla që do të jenë VNV (Vend i Numërimit të Votave), në asnjërën prej tyre nuk cenohet procesi mësimor.

Ndërsa në DRAP Korçë janë 7 shkolla VNV (Vend i Numërimit të Votave), ku në 4 prej tyre nuk cenohet procesi mësimor, në 3 të tjerat do të zhvillohet pasdite në shkolla të tjera afër tyre, ose do t’i zëvendësojnë më pas ditët e humbura.

Lexo edhe:

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, kur pritet të nis Kuvendi

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

Sakaq, në DRAP Fier janë 10 shkolla VNV (Vend i Numërimit të Votave), në 5 shkolla prej tyre nuk cenohet procesi mësimor, ndërsa në 5 të tjerat do bëhet mësim pasdite në shkollë tjetër ose ditët do të zëvendësohen më pas.

Edhe në DRAP Durrës janë 23 shkolla VNV (Vend i Numërimit të Votave), ku në 3 shkolla nuk cenohet procesi mësimor, ndërkohë që 20 të tjerat do ta zhvillojnë pasdite mësimin, në mjedise të shkollave pranë tyre.

NJOFTIMI:

DRAP KORÇË

  • Maliq, Shkolla e Mesme e Bashkuar “Dhimitraq Gjata”, Rëmbec, përfundimi i procesit të numërimit 19.05.2023. Mësimi vijon në shkollën “Neim Sertani” Orman, turni i dytë.
  • Korçë-Pustec, Gjimnazi “Raqi Qirinxhi” palestra, përfundimi i procesit të numërimit më 18.05.2023. Nuk ndikon në procesin mësimor.
  • Korçë-Pustec, SHMB “Dy Dëshmorët”, përfundimi i procesit të numërimit më 15.05.2023. Procesi mësimor zhvillohet gjatë pasdites ora 12.00-16.00.
  • Elbasan, Shkolla 9-vjeçare “Jorgji Dilo”, përfundimi i procesit të numërimit më 16.05.2023. Procesi mësimor zhvillohet normalisht pasi numërimi i votave zhvillohet elektronikisht.
  • Përrenjas, Gjimnazi “Halit Bërzeshta”, përfundimi i procesit të numërimit më 16.05.2023. Procesi mësimor zhvillohet të shtunën dhe të dielën.
  • Belsh, Gjimnazi “Sami Frashëri” (Palestra) përfundimi i procesit të numërimit më 16.05.2023. Procesi mësimor do zhvillohet normalisht, pasi shkolla ka dy hyrje, të cilat nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.
  • Cërrik, Palestra e Shkollës “Aleks Buda”, procesi mësimor do zhvillohet normalisht në këtë shkollë, pasi palestra ka hyrje të veçantë nga shkolla.

DRAP LEZHË

  • Malësi e Madhe, Palestra e Shkollës 9-Vjeçare “Abdyl Bajraktari”, Koplik. Përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
  • Lezhë, Gjimnazi “Hydajet Lezha”, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cënon procesin mësimor.
  • Lezhë, Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja”, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023 nuk cenon procesin mësimor.
  • Pukë, Fushë-Arrëz, Palestra e Shkollës së Mesme “Sabah Sinani”, Pukë, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
  • Pukë, Fushë-Arrëz, Palestra e shkollës 9-vjeçare “Pjetër Arbnori” Fushë Arrëz, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
  • Has, Palestra e Gjimnazit “Skënderbeu” Krumë, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
  • Vau Dejës, Palestra Shkolla Profesionale e Fermerëve “Ndre Mjeda” Bushat, (Palestra) përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
  • Kukës, shkolla “Lidhja e Prizrenit” Kukës, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
  • Kurbin, Palestra e Gjimnazit “At’Shtjefën Gjeçovi” Laç, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor
  • Shkodër, Gjimnazi i Orientuar “Shejnaze Juka”, përfundimi i procesit të numërimit më 19.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
  • Shkodër, Shkolla 9-vjeçare “Xheladin Fishta”, përfundimi i procesit të numërimit më 19.05.2023 nuk cenon procesin mësimor.
  • Shkodër, Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali”, palestra e universitetit që ndodhet në oborrin e shkollës, përfundimi i procesit të numërimit më 19.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.

DRAP FIER

  • Fier, Shkolla e Mesme “Janaq Kilica”, përfundimi i procesit të numërimit më 19.5.2023, zëvendësohet me mësim pasdite në një godinë tjetër.
  • Fier, Shkolla e Mesme Profesionale “Petro Sota” përfundimi i procesit të numërimit më 19.5.2023, zëvendësohet me mësim pasdite në një godinë tjetër.
  • Fier, Shkolla Artistike “Jakov Xoxa” 18.5.2023 mësim pasdite në një godinë tjetër.
  • Mallakastër, Palestra e shkollës “Dervish Hekali” Ballsh, përfundimi i procesit të numërimit më 21.05.2023. Mësimi vazhdon rregullisht.
  • Lushnje Palestra e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova”, përfundimi i procesit të numërimit më 18.05.2023. Mësimi vazhdon rregullisht.
  • Himarë 9-vjeçare “Ismail Qemali”, Vlorë, 1 ditë mësimi do zëvendësohet një ditë tjetër.
  • Himarë, Gjimnazi “Ali Demi”, Vlorë, 1 ditë mësimi do zëvendësohet një ditë tjetër.
  • Selenicë, shkolla “Eqerem Beqiri” (Palestër) përfundimi i procesit të numërimit më 18.05.2023. Mësimi vazhdon rregullisht.
  • Sarandë, Palestra “Bido Sejko”, procesi zgjat për 2 ditë mësimi vazhdon rregullisht.
  • Sarandë Palestra “Antonio Athanas”, procesi zgjat 4 ditë mësimi vazhdon rregullisht.

DRAP Durrës

  • SHIJAK, Gjimnazi “16 Shtatori” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimin e ditës së Hënë do ta zhvillojnë në shkollën 9-vjeçare “Muharrem Dollaku”.
  • RROGOZHINË, Shkolla e Mesme “Haxhi Qehaj” procesi i numërimit i pacaktuar, Do të zhvillohet mësimi rregullisht në shkollë sepse palestra ku do të zhvillohet procesi i numërimit ka hyrje të ndryshme nga shkolla dhe nuk pengohen asnjë nga proceset.
  • TIRANË, Gjimnazi “A.Z.Çajupi” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Luan Hajdaraga” dhe “Eqerem Cabej”.
  • TIRANË, Shkolla “Hasan Tahsin” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Siri Kodra”.
  • TIRANË, Shkolla “Qemal Stafa” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Qazim Turdiu”.
  • TIRANË, Shkolla “Vasil Shanto” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Dora Distrja” dhe “Pjetër Budi”.
  • TIRANË, Shkolla “Betim Muço” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën Lazgush Poradeci.
  • TIRANË, Shkolla “Gustav Mayer” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën Naim Frashëri.
  • TIRANË, Shkolla “Katund I Ri”, KASHAR procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Sadik Stavaleci”.
  • TIRANË, Shkolla “1 Maji” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën. “Osman Myderizi” dhe “Mihal Grameno”.
  • TIRANË, Shkolla “Ahmet Gashi” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “28 Nëntori”.
  • TIRANË, “Kushtrimi i Lirisë” procesi i numërimit i pacaktuar. Mësimi zhvillohet në shkollën “Marie Logoreci”.
  • KAMEZ, do të ketë Votim Elektronik më 14.05.2023.

o Shkolla “Gramoz Palushi”, e zhvillon procesin mësimor pranë shkollës “Bajram Curri”, duke qenë se kjo e fundit është KZAZ, nxënësit do të zhvillojnë mësimin pranë shkollës “Dom Nikollë Kaçorri” në Paskuqan për një periudhë kohore prej 5 ditësh.

  • DURRËS, Shkolla “Jan Kukuzeli” procesi i numërimit i pacaktuar do të zhvillojë mësimin pas orës 13:00 në mjediset e shkollës “Bedrie Bebeziqi”.
  • DURRËS, Shkolla “Marie Kaçulini” dhe “Gjergj Kastrioti” procesi i numërimit i pacaktuar. do të vijojnë mësimin në godinën e tyre, duke bllokuar aksesin në oborrin e shkollës, kjo e konfirmuar me KZAZ
  • DURRËS, Shkolla “Leonik Tomeo”, procesi i numërimit i pacaktuar. Do të zhvillojë mësimin pas orës 13:00 në mjediset e shkollës “E Re”
  • DURRËS, Shkolla “Benardina Qeraxhi” procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Do të zhvillojë mësim pas orës 13:00 në shkollën “Nënë Tereza”.
  • Vora, Votim elektronik 14.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.
  • TIRANË, SHKOLLA “Bajram Curri”, procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Procesi mësimor zhvillohet në shkollën “Ramazan Jarani”,
  • TIRANË, Shkolla “E KUQE” procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Mësimi bëhet në shkollën “Kico Blushi”,
  • TIRANË, shkolla “Emin Duraku”, procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Mësimi bëhet në në shkollën “Edit Durham”,
  • TIRANË, shkolla “Musine Kokalari”, procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Mësimi bëhet në shkollën “Shyqyri Peza”,
  • TIRANË, gjimnazi “Partizani”, procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Mësimi bëhet në shkollën “Sevasti Qiriazi”.
Etiketa: KQZministria e arsimitNumerimi i votaveqendra votimizgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, kur pritet të nis Kuvendi

17:15 : 26/08/2025
RAJONI

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

15:14 : 24/08/2025
RAJONI

Kosovë/ KQZ nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit

18:28 : 21/08/2025
AKTUALITET

Kërkoi ti merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

11:56 : 19/08/2025
RAJONI

Kosova drejt zgjedhjeve lokale, si do të procedohet me votuesit nga jashtë!

16:25 : 16/08/2025
AKTUALITET

A u konsultuan me prindërit? Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart City”

09:06 : 10/08/2025
Para

Meta publikon sondazhin: Të dielën Zija Ismaili kurorëzohet kryebashkiak i Beratit

TË GJITHA

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

21:14 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com