• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndalimi nga policia 2 ditë nga zgjedhjet/ Përplasja Rama-Beleri pak para arrestimit

09:34 : 12/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO, Zgjedhje Vendore 2023

Në mënyrë të paprecedentë, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës Fredi Bejleri është arrestuar nga policia, dy ditë para zgjedhjeve lokale. Bejleri është pjesë e PBDNJ-së e drejtuar nga Vangjel Dule, i cili e quajti arrestimin e tij “rrëmbim” nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ndërkohë ka ashpërsuar gjuhën së fundmi ndaj kandidatit të opozitës. Bejleri akuzohet për “Korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

 

Arrestimi

Bejleri është ndaluar pas mesnate, para një lokali në shëtitoren e qytezës.

“Ky shtetas (Beleri) është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës”, thuhet në procesverbalin e firmosur nga oficeri i policisë gjyqësore Orgert Thoma.

Lexo edhe:

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

Siç duhet nga pamjet e sigurisë së lokalit, Beljeri qëndron në këmbë në trotuar bashkë me tre persona të tjerë. Duket sikur bisedojnë. Ora shënon 00:15 kur drejt tyre sulen disa persona, disa prej tyre me uniformë të policisë e të tjerë të veshur civilë.

Bejleri bashkë me tre personat e tjerë, avokati një përfaqësues i shtabit elektoral dhe një tjetër person, janë neutralizuar. Burime bëjnë me dije se 3 persona janë shoqëruar për në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Vlorës.

Një prej tyre, pjesëtari i stafit të kandidatit për Bashkinë e Himarës, ka shfaqur probleme shëndetësore me zemrën dhe është transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal nga drejtoria e policisë.

Avokati ndërkohë është liruar disa orë pas shoqërimit.

Fredi Bejelri mbetet ende në polici, ndërsa mësohet se ai ka mohuar akuzat për blerje votash para uniformave blu.

Dule: E rrëmbeu Rama. Greqia notë proteste

Fredi Bejleri është pjesë e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut – PBDNJ – që mbron interesat e minoritetit grek dhe në këto zgjedhje lokale është pjesë e koalicionit opozitar Bashkë Fitojmë. Kreu i kësaj force politike e quajti ndalimin e Beljerit, rrëmbim nga kryeministri Edi Rama.

“Pas një jave deliriumi gjuhë urrejtjeje, përçarjeje dhe stigmatizimi nga ana e kryeministrit Rama kundër kandidati të koalicionit në Himarë zoti Bejleri me urdhër e porosi të tij forca policore rrëmbyen në qendër të qytetit dhe shoqëruan për në komisariatin e Vlorës, zotin Bejleri dhe avokatin e tij. Është një akt i parecedentë dhe i pashpjegueshëm. Është një fenomen që ka lidhje me regjimet totalitar.  Thirrja jonë është lirimi i zotit Beleri dhe garantimi i procesit zgjedhor dhe heqja dorë njëherë e mirë nga intimidimi i qytetarëve dhe përpjekja për të tjetërsuar vullnetin e sovranit. Kemi paralajmëruar me deklaratën tonë të pardjeshme dhe dëshirojmë sot t’u drejtohemi mediave edhe sot  që të jenë të pranishme, që të kenë një proces transparent, një proces  i cili do të respektojë vullnetin e sovranit, u drejtohemi përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar për monitorim të qendrave të votimit dhe KZAZ Himarë, se vetëm kështu do t’iu priten shanset kryeministrit Rama, i cili ka vënë objektiv strategjik  në shërbim të interesave klienteliste në dëm të pronave të Himarës, me qëllim që të garantohet procesi dhe shmangia me çdo kusht manipulimit të tentuar nga Rama”, tha Vangjel Dule në një deklaratë për mediat.

“Zoti Bejleri duhet të lirohet menjëherë dhe të vazhdojë aktivitetin e tij si kandidatët e tjerë  dhe të kurorëzojë fitoren që është e dukshme dhe e prekshme në çdo familjeje komunitet të bashkisë Himarë”, apeloi ai.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Greqisë njofton se ambasadorja greke në Tiranë do të shkojë për takim në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.

“Pas lajmit për arrestimin e Fredi Belerit, kandidat për kryetar të Bashkisë së Himarës, ambasadorja e Greqisë në Tiranë Konstandina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë më 12 Maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Përplasja me Ramën

Fredi Bejleri ka qenë së fundmi shënjestër e sulmeve verbale të ashpra të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një takimi në Himarë disa ditë më parë, Rama tha për Beljerin se është “gomar”, “analfabet”, “dru”…

Ky i fundit i është përgjigjur duke i shprehur bindjen se do të triumfojmë më 14 Maj ndaj kandidatit të PS-së Jorgio Goro dhe se bashkë me të, edhe Rama do të largohet së shpejti nga pushteti.

Përplasja e fundit u shënua pak para arrestimit.

Teka ishte në një emision televiziv, Rama hodhi akuza se Fredi Beleri se ka angazhuar persona që kërcënojnë emigrantët shqiptarë në Greqi që të vinë në Shqipëri dhe të votojnë për të.

“Ky maskara ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët. Unë dua ta shfrytëzojë këtë emision për t’iu drejtuar dy personave me emër. Një Napolon Çakalli, i cili e di shumë mirë se kush është dhe një Spiro Koka, një tjetër personazh. Iu them që mos guxoni të merrni në telefon emigrantët që duan të votojnë ose që mund të vinë të votojnë, as për t’iu thënë që do vini të votoni patjetër për këtë injorantin këtu apo duke i thënë që po votuar për Goron e PS do iu grisim letrat greke dhe unë po iu them në sy do të merrem personalisht me ju të dy dhe jeni ju që rrezikoni që t’i humbisni letrat greke. Avokati më i madh i emigrantëve në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri jam unë dhe qeveria ime, është ky shtet”,-tha Rama në emisionin “Opinion”.

Pas kësaj deklarate, Beleri i ka dërguar një reagim drejtuesit të emisionit, në të cilin thuhet:

“Himariotet e Amerikes qe ka bashkepunuar zoti Rama jane Greke kurse  neve jo. Ata para dy ditesh ne menyre zyrtare publikisht mbeshteten kandidaturen time. Ne gjithe boten multikultura eshte vlere ne shqiperine e zotit Ramamekat. Kam bredhur gjithe Greqine per tju lutur gjithe himarioteve te vijne te votojne pa ju diktuar dhe pa ju imponuar kur se per cfare do te votojne. Personat qe permend zoti Rama nuk i njoh. Ne deklaraten time e kam cilesuar qe perkthimi ishte i pavertete dhe perkthyer shtrember qellimisht. Faleminderit”.

Ndërkohë, gjatë kohës që drejtuesi i emisionit lexonte mesazhin, Rama tha se Beleri duhet të mësojë të flasë shqip dhe greqisht pastaj të reagojë.

Pak pas kësaj përplasjeje, Bejleri u arrestua.

Paraditen e sotme, përmes një reagimi në Twitter, Rama u shpreh se arrestimi i Bejlerit s’ka lidhje me betejën politike.

“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar! Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë”, shkroi ai.

Etiketa: Edi RamaFredi Bejlerizgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

15:23 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025
AKTUALITET

Washington Examiner: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqipëri

11:45 : 10/10/2025
AKTUALITET

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

10:56 : 10/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
Para

Arrestimi i Belerit/ Vjen reagimi i parë nga PD: Keqpërdorim ekstrem i shtetit ligjor

TË GJITHA

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com