• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Yuri Kim: Reforma në drejtësi funksionon. Manjani: Ditë morti!

11:04 : 10/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Për ambasadoren amerikane në vendin tonë Yuri Kim, reforma në drejtësi po funksionon.

Jo vetëm kaq, por sipas diplomates po funksionon aq mirë, sa që ka ngjallur frikë te të korruptuarit, të cilët janë kthyer në kundërshtarë të saj.

“Duhet të jemi ende më të kujdesshëm për rreziqet që shfaqen përpara Reformës në Drejtësi. Kundërshtarët e Reformës në Drejtësi duan që ajo të dështojë, pasi po shohin se ajo po funksionon. Ata do të donin të fshinin veprimet e tyre korruptive, duan të jenë në gjendje të vazhdojnë të bazohen në pandëshkueshmëri. Kjo është një shenjë që Reforma në Drejtësi po funksionon me të vërtetë, por tregon gjithashtu se sa e rëndësishme është që të gjithë ne së bashku, Gjykata e Lartë, SHBA-të, BE dhe të gjitha vendet partnere tonat të qëndrojmë të përkushtuar ndaj kësaj detyre. Ju mund të keni sa më shumë mbështetje ndërkombëtare, por në fund i përket drejtuesve shqiptarë, Shqipërisë, ne do ju vazhdojë t’ju mbështesim, ua premtoj. Kjo nuk ka për të ndryshuar”, tha Kim në një aktivitet në kuadër të 110 vjetorit të themelimit të Gjykatës së Lartë.

Më tej, la të kuptohet se reforma që sapo lavdëroi, është e kapur ende nga politika.

“Themeli i Reformës në Drejtësi në Shqipëri është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik, por është e pamundur nëse mbizotërojë modelet e vjetra. Nuk duhet të vazhdojë. Janë vendosur të gjithë mekanizmat ligjor për të vendosur një sistem drejtësia bazuar në mekanizmat e shtetit të së drejtës. SHBA-të mbeten të përkushtuara për të mbështetur drejtësisë. Puna që po bëni është thelbësore për këtë”, tha ajo.

Lexo edhe:

Kur drejtësia kthehet në inkuizicion, nuk duhen më avokatët

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

Nga ana tjetër, ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë Christiane Hohmann u shpreh më pak entuziaste se sa homologia amerikane.

“Nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të suksesshme në drejtësi”, solli ajo në kujtesë.

“Institucionet kyçe të drejtësisë, janë krijuar dhe rikrijuar. Reforma po zë rrënjë, por duhet të zërë rrënjë të thella. Do duhet t’i bëjë ballë influencave. Duhet të tregohet integritet. Procesi i vettingut vijon të ecë në mënyrë graduale. Pasi të përfundojë ky proces, të dy gjyqësorët duhet të ruajnë frymën. Duhet të sigurohet llogaridhënie dhe përgjegjësi te sistemi i drejtësisë. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të zbatojnë detyrën. Drejtësia e vonuar minon besimin e qytetarëve”, shtoi më tej Hohmann.

Entuziazëm si ambasadorja Kim nuk shprehu as Presidenti Bajram Begaj, i cili u ndal më së shumti te misioni i reformës.

“Garantimi i pavarësisë së sistemit e cila është arsyeja e reformës në drejtësi. Cilësia në drejtësi është dhe duhet jetë kriteri matës për të përcaktuar punën e gjithë aktorëve të përfshirë. Pavarësisht se puna akumuluar paraqet sfida e problematika dua t’ju përgëzoj. Uroj të jetë një shembull suksesi duke dëshmuar, profesionalizëm, integritet, paanëshmëri”, u shpreh kreu i shtetit.

Lidhur me aktivitetin, ka reaguar dhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Përmes një postimi me nota ironie në rrjetet sociale, ai e quan mort.

Manjani shkruan:

Te Rogneri parkova biçikletën dhe thashë të pi kafenë e përditshme.

Pashë shumë makina të zeza. Zyrtarë të qeverisë, shtetit e drejtësisë me kostume te zinj. Edhe ambasadorë të veshur me të zeza.

  • Ç’është ky mort? – pyeta te recepsioni.
  • Është dita e drejtësisë – më tha punonjësja.
  • Qenka me gjithë mend mort.
  • Të rroni e ta kujtoni!- i thashë vetes dhe u nisa për gjyq.
Etiketa: reforma ne drejtesiylli manjaniYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kur drejtësia kthehet në inkuizicion, nuk duhen më avokatët

21:01 : 19/10/2025
AKTUALITET

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

22:57 : 15/10/2025
AKTUALITET

Gazeta spanjolle: Vrasja e gjyqtarit shqiptar tregon zemërimin në rritje ndaj reformës në drejtësi

10:03 : 13/10/2025
AKTUALITET

Po gatuhet një grabitje antikushtetutë

11:47 : 11/10/2025
xr:d:DAFrgVhuuxY:8,j:8509951175233567203,t:23081409
AKTUALITET

Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Ylli Manjani tregon skenarët: Çfarë mund të bëjë Veliaj

22:38 : 01/10/2025
AKTUALITET

Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë, Manjani: Nëse do ta kishte bërë Meta, do ishte shkarkuar

17:27 : 01/10/2025
Para

"Imazhi i Kavajës është trajtuar me standarde mizerabël", Fisnik Qosja publikon VIDEON emocionuese

TË GJITHA

Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, dënohet me 12 vite burg 38-vjeçari në Lezhë

11:43 : 20/10/2025

Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët

11:36 : 20/10/2025

“Bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit”, Berisha nga SPAK: Dosjes i janë hequr fashikujt ku flitet për Taulant Ballën

11:27 : 20/10/2025

I shpallur në kërkim nga autoritetet norvegjeze, arrestohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova

11:26 : 20/10/2025

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

11:23 : 20/10/2025

Shkoi si turist, 18-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar kokainë në Itali

11:19 : 20/10/2025

Spiegel: Gjermania planifikon të porosisë 15 avionë të tjerë F-35 nga SHBA

11:09 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com