• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Regjisori Naun Shundi “denoncon” Reformën në Drejtësi edhe pas vdekjes/ 13 vjet gjyqeve për të marrë pagesën 1.2 mln lekë

10:43 : 21/05/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Aktori i ndjerë, Naun Shundi, mbahet mend nga publiku shqiptar për dhjetra role në Teatër e kinema. Një zë kritik ndaj padrejtësive shoqërore në të gjallë, personaliteti i artit vijon të denoncojë edhe pas ndarjes nga jeta, në gusht të vitit të kaluar.

Rasti i Naun Shundit është ndër më tipikët për të treguar dështimin e sistemit gjyqësor, sidomos pas Reformës së rrëmujshme në Drejtësi.

Në foto: Aktori Naun Shundi u ndaj nga jeta në Gusht 2025

Prej më shumë se 10 vitesh, aktori Shundi kishte nisur një proces gjyqësor me Qendrën Kombëtare të Artit dhe Kulturës për një pagesë të munguar në shumë 1.2 milionë lekë të reja, për një projekt artistik.

Lexo edhe:

E trishtë! Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje në Europë

Në Maj të vitit 2026, kur ka kaluar më shumë se një dekadë, çështja ende nuk është zgjidhur. Gjykata e Lartë, në një seancë të datës 13 maj të këtij viti, vendosi të shtynte seancën, për “shkak të kalimit procedurial nga pala e paditëse Naun Shundi, tek trashëgimtaret ligjore”, bashkëshortja dhe dy vajzat.

Në foto: Vendimi i Gjykatës së Lartë për padinë administrative të Naun Shundit (13 maj 2026)

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vendosi të shtyjë seancën në 3 qershor, ndërkohë që aktori nuk arriti të përfitojë mundin e punës së tij përsa kohë ishte në jetë.

“Të gjithë janë të çmendur”

Në qershor të vitit 2013, Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës, e drejtuar në atë kohë nga analisti i sotëm Frrok Çupi, nënshkruan një kontratë me regjisorin Naun Shundi, për zhvillimin e provave dhe vënien në skenë të veprës “Të gjithë të çmendur”.

Në foto: Kontrata e nënshkruar nga Naun Shundi me Qendrën Kombëtare të Artit dhe Kulturës, në vitin 2013

Titulli i veprës, si për ironi të fatit, e shoqëroi edhe zbatimin e kësaj kontrate. Naun Shundi, për këtë aktivizim, duhet të paguhej me 300 mijë lekë për secilën nga dy seanca prove dhe dy raste të vënies në skenë të teatrit, për një total prej 1.200.000 lekë të reja.

Në nëntor të vitit 2015, Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” konfirmoi në një dokument zyrtar se vepra “Të gjithë të çmendur” e regjisorit Shundi ishte vendosur në skenë në dy netë, në 13 dhe 14 maj 2025.

Në foto: Vendimi që konfirmon se regjisori Naun Shundi vuri në skenë veprën artistike

Pra, qartësisht, regjisori Shundi e kishte përmbushur pjesën e tij të kontratës.  Por, për arsye të paqarta, Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës nuk kryen pagesën për shërbimin e ofruar.

Këtu nis saga gjyqësore, e cila ende nuk ka marrë fund edhe pas 13 vitesh nga nënshkrimi i kontratës.

Ende pa drejtësi, edhe pas vdekjes

Për një rastësi fatkeqe, procesi gjyqësor i nisur nga Naun Shundi për të fituar një të drejtë që, me shumë mundësi i takonte, u zhvillua në një kohë që Shqipëria miratoi Reformën në Drejtësi.

Natyrisht, në një situatë normale, çështja e një kontrate normale nuk do të duhet të kishte aspak lidhje me vendimmarrje të rëndësishme politike e gjeostrategjike të Shtetit Shqiptar.

Por, në një vend të vogël si i yni, hallet e mëdha shtetërore ndërthuren dhe mbysin problemet e individëve. E kështu, Reforma në Drejtësi solli zbrazje të gjykatave nga magjistratët, duke shtyrë në pafundësi proceset gjyqësore të qytetarëve të thjeshtë, përfshirë edhe ato të aktorëve të njohur.

Naun Shundi nisi kalvarin e përballjes në gjykata me institucionet në varësi të Ministrisë së Kulturës. Në vitin 2019, çështja u regjistrua në Gjykatën e Lartë.

Në atë kohë, gjykata më e lartë e vendit ishte boshatisur thuajse plotësisht për shkak të procesit të ndërlikuar, shumëdimensional dhe të dyshimtë të Vetingut.

Naun Shundi, si mijëra shqiptarë të tjerë, qëndroi për shumë vite në pritje të plotësimit të Gjykatës së Lartë, me shpresën e shqyrtimit dhe marrjen e drejtësisë së munguar prej shumë vitesh.

Por, mungesa 3-vjeçare e gjyqtarëve të lartë krijoi kolapsimin e institucionit dhe shtoi në mënyrë progresive çështjet gjyqësore që prisnin për shqyrtim.

Duke filluar nga viti 2021, Gjykata e Lartë nisi plotësimin me gjyqtarë dhe, nga aty nisi rrugëtimi i ri i shqyrtimit të dosjeve që prisnin me vite në sekretarinë e saj.

Naun Shundi vijoi aktivitetin e tij, mes arritjeve profesionale dhe problemeve shëndetësore. Këto të fundit, në 28 Gusht 2025 e mundën dhe regjisori i njohur ndahet nga jeta. Tashmë, procesi gjyqësor për një kontratë që ka nisur në vitin 2013, do të vijohet nga familjarët e tij, si trashëgimtarë ligjorë.

Etiketa: gjyqeNaun Shundireforma ne drejtesiregjisorvdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E trishtë! Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

10:36 : 14/07/2026
BOTA

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje në Europë

16:57 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar/ EMRI

10:25 : 13/07/2026
BOTA

E trishtë! Ndërron jetë ylli i filmave “Jurassic Park”, “Peaky Blinders” dhe “The Piano”

09:37 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në aksin Lushnjë–Rrogozhinë/ EMRI

08:33 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aksident tragjik në Kolonjë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

18:25 : 11/07/2026
Para

"Policia bashkëpunim me krimin"/ Zhupa: Saranda është kthyer në Palermo të viteve ’90'

TË GJITHA

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

11:38 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş