• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkëlqim Cani në SPAK për ankandin e fituar nga Lirim Fezollari

14:08 : 30/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Ish-Ministri i Financave, Shkëlqim Cani është zyrtari i parë i lartë që u mor në pyetje nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit, për një ankand të zhvilluar në vitin 2015 dhe të fituar nga biznesmeni Lirim Fezollari.

Në atë kohë, ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, vendosi shitjen e pjesës më të madhe të aksioneve të qeverisë tek kompania shtetërore “Buka” sha nëpërmjet procedurës së ankandit.

Procedura u zhvillua nga Ministria e Financave, e cila në atë kohë drejtohej nga Shkëlqim Cani.

Ankandi u fitua nga shoqëria Lirim Fezollari, i cili më pas mori leje ndërtimi nga kryebashkiaku Erion Veliaj për ngritjen e objekteve për bizneset e tij në trojet e ish-ndërmarrjes “Buka” sh.a”, në zonën e “5 Majit” dhe “Ish-Qytetit të Nxënësve”, më konkretisht një qendër tregtare dhe një qendër lojërash për fëmijë, “Latitude”.

Lexo edhe:

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

Por, të gjitha këto procedura janë kundërshtuar në rrugë gjyqësore nga trashëgimtarët e një familjeje të vjetër tiranase.

Përfaqësues të kësaj familjeje kanë shprehur edhe publikisht pretendimet e tyre, duke deklaruar se ata kishin të drejtën e parablerjes së trojeve të “Buka” sha, në rast se shteti do të vendoste t’i shiste.

Sipas përfaqësuesve të familjes trashëgimtare, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave u ka njohur pronësinë në trojet e “Buka sha” në zonën e “5 Majit”, me një vendim të vitit 1994.

Por, kur në vitin 2015, qeveria vendosi të shesë pjesën më të madhe të aksioneve të saj tek “Buka” sha, familja trashëgimtare nuk u thirr për të marrë pjesë.

Ky duket se është pak a shumë thelbi i kallëzimit të depozituar në SPAK, ku ish-zyrtarët e lartë të qeverisë “Rama” akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre në favor të biznesmenit Lirim Fezollari.

Ankandi

Në 24 Korrik të vitit 2014, ministri Arben Ahmetaj urdhëron nisjen e procedurave për shitjen e aksioneve shtetërore tek ndërmarrja publike “Buka Sha.”, të cilat ishin 45.97 përqind të totalit.

Në foto: Urdhëri i Ahmetaj për shitjen e aksioneve te “Buka” sha

Kompania publike zotëronte në atë kohë disa troje në Tiranë, përfshirë fabrikën kryesore ku prodhohej buka për Tiranën deri në fillim të viteve ’90, në zonën e ish-Qytetit të Nxënësve (aktualisht e njohur si rrotullimi i Pallatit me Shigjeta), si “furra elektrike”, e ndodhur në zonën e “5 Majit”.

Furra elektrike në zonën e “5 Majit” ishte ndërtuar në truallin e një familjeje tiranase, të cilës i ishte njohur e drejtat e kthimit dhe kompensimit të pronës nëpërmjet parablerjes, me një vendim të vitit 1994.

Por, në procedurat e ankandit të iniciuara nga Arben Ahmetaj dhe të zhvilluara nga Ministria e Financave nën drejtimin e Shkëlqim Canaj, duket se familja trashëgimtare nuk është thirrur në ankand.

Kjo dallohet qartësisht edhe në një dokument, “Akt-Marrëveshje” paraprake, të nënshkruar në 18 qershor 2015 ndërmjet Komisionit të Ankandit të Ministrisë së Financave dhe Lirim Fezollarit, i cili në atë kohë zotëronte aksione në kompaninë “Buka” sh.a”.

Në foto: Akt-Marrëveshja paraprake e ankandit

Procedura e ankandit finalizohet në 19 gusht 2015, ku Ministria e Financave njofton fituesin dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për rezultatet e procedurës.

Në foto: Rezultati i ankandit

Aktualisht, në shoqërinë “Buka” sha, biznesmeni Lirim Fezollari zotëron 89.4 përqind të shoqërisë “Buka” sha”, Ministria e Ekonomisë 4.73%, ndërsa pjesa tjetër është e shpërndarë në mbi 100 aksionerë të vegjël.

Etiketa: Lirim FezollariShkëlqim Canispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
Para

Mësuesit e Roskovecit në protestë për pagesën e transportit

TË GJITHA

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

10:50 : 07/06/2025

Kur fjala publike i shërben Serbisë: Rreziku i normalizimit të krimit përmes medias shqipe

10:38 : 07/06/2025

Kongresi i Onkologjisë/ Stafa: Fasada e një suksesi të shpikur mbi skandale

10:30 : 07/06/2025

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

10:14 : 07/06/2025

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com