• Kontakt
Friday, August 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Goxhaj: Çdo votë që merr Rilindja është votë për shpopullimin e Shqipërisë

19:09 : 07/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Altin Goxhaj ka diskutuar për situatën e 14 majit, një javë para zgjedhjeve. Avokati e cilëson garën e lokaleve si votime dhe jo si zgjedhje. Goxhaj e ndan në disa probleme procesin e votimeve, së pari kategoritë që janë të “përjashtuar” nga e drejta për të zgjedhur, ku përmend këtu emigrantët dhe administratën së bashku me familjarët e tyre.

Këtyre kategorive, sipas Goxhajt i shtohet nga propagandimi i pushtetit, por jo vetëm, njerëzit e zhgënjyer të shoqërisë. Këta të fundit janë duke u shtyrë drejt një mospjesëmarrje, që si thotë avokati i shërben qeverisë Rama, kjo duke qenë se sa më pak votues, aq më të garantuar e ka fitoren PS-ja, pasi votat e tyre janë të llogaritura, shton Goxhaj.

Duke qenë në administratë më shumë se 150 mijë banorë, kjo është një metodë e qeverisë, sipas Goxhajt për të pasur nga një çengel në çdo shtëpi. Ajo që synohet, thotë avokati është shpopullimi i Shqipërisë dhe duke votuar për PS-në, është një votë drejt këtij përfundimi.

Altin Goxhaj: Këto nuk janë zgjedhje, por votime. Zgjedhjet u japin mundësi njerëzve të zgjedhin, votime kanë qenë dhe ato të regjimit komunist. Parimi i bazë i zgjedhjeve, ka qenë kush ka më shumë rëndësi ai që voton apo numëron. Doja t’i bëja thirrje opozitës, për t’u përqendruar në disa çështje që i ka anashkaluar. Se si do jetë rezultati, nuk mund ta analizoj nga kuptimi sasior, por cilësor.

Ne kemi një proces, ku një grup njerëzish nuk do të votojnë fare, emigrantët. Vota e tyre është e përjashtuar, vetëm nëse vijnë në Shqipëri, por që ata kanë ikur për të mos qëndruar më. Vota e tyre është kundër pushtetit në Shqipëri. Mungon një kategori shumë e madhe votuesish.

Lexo edhe:

Lefter Maliqi paralajmëron një sezon vjeshte të tensionuar në Kuvend

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

Mungon një grup, që do u marrin kartat e identitetit. Janë familjarët e administratës publike. Një punonjës i administratës, është i identifikuar me emër dhe mbiemër. Ka një listë familjarësh, të kontrolluar edhe kur e dinë që nuk votojnë majtas, pushteti ka gjetur një zgjidhje, u marrin kartën e identitetit. Është një zgjidhje mes një vendi pune të një familjari dhe dikujt që ti nuk e njeh, po do e votoje se i lodhur nga pushteti. Kanë gjetur armën e “litarit të bukës”. Bëhet fjalë deri në 200 mijë vota. Rreth 50 mijë punonjës të administratës, kanë për detyrë të garantojnë pushtetin për votën.

Elementi i tretë që nuk do votojnë janë ata që janë të zhgënjyer dhe nuk gjejnë motiv për të marrë pjesë në votime. Edi Rama ka bërë një fushatë brilante, në aspektin e dekurajimit për të shkuar në zgjedhje. E vetmja armë e tij është relativizmi i së keqes. Është një fushatë që synon të ndikojë te opinioni publik edhe nëpërmjet medias, për prezantimin e kandidatëve dhe debateve politike. Sa më pak të shkojnë në votim, aq më shumë vota garanton pushteti.

Opozita ka 7 ditë kohë të fokusohet te pjesëmarrja e votimeve, që nuk po e bën, s’di ta bëjë apo s’do ta bëjë.

Hapi i dytë ka të bëjë me blerjen e votës. Është procesi që në Republikën e Shqipërisë kemi një administratë më të madhe se ç’ka parë ndonjëherë historia. Bëhet fjalë për një administratë me rreth 200 mijë të punësuar. Kanë futur në punë gati gjithë Shqipërinë, nga një çengel për çdo shtëpi, ka shtëpi me nga 10 çengela, ka dhe shtëpi pa asnjë çengel.

Kemi të bëjmë me një network, që është nën kontroll të rreptë të sistemit. Opozita nuk ka ditur të bëjë identifikime, apo investigime në asnjë qytet.

E gjithë Shqipëria është peng, mos të them edhe opozita. Çdo votë që merr Rilindja është votë për shpopullimin e Shqipërisë. Në këto 10  vjet do përzihet dhe shqiptari i fundit.

Në këtë vend nuk ka moral politik, ka vdekur.

Ai që shet votën e sheh veten si budallai ku të gjithë po shesin dhe po blejnë dhe ai është e vetmja e viktimë që për hir të ndershmërisë po paguan koston e gjithë të tjerëve. Problemi qëndron te ata të mëdhenjtë që shesin votën.

Etiketa: goxhajopozitaproces

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lefter Maliqi paralajmëron një sezon vjeshte të tensionuar në Kuvend

18:03 : 21/08/2025
AKTUALITET

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

17:07 : 20/08/2025
BOTA

Turqi/ Erdogan arreston një tjetër kryebashkiak të opozitës dhe 40 zyrtarë të tjerë

12:47 : 15/08/2025
AKTUALITET

“Liria e Medias, mes arrogancës së mbi-Pushtetit dhe mjerimit të Opozitës”!

10:43 : 11/08/2025
AKTUALITET

Delvinë, Zhupa: Të dëmshpërblehen banorët e dëmtuar nga zjarret

11:53 : 02/08/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK nuk është bërë pa prova

13:39 : 31/07/2025
Para

Mot ekstrem/ Vietnami regjistron temperaturën më të lartë ndonjëherë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 29 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 28/08/2025

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih

22:49 : 28/08/2025

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025

Kjo pije çon në rënien e flokëve

22:31 : 28/08/2025

Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë

22:12 : 28/08/2025

Gjenerali francez: Evropa rrezikon të bëhet pre e grabitqarëve në një botë gjithnjë e më të dhunshme

21:58 : 28/08/2025

Dalin PAMJET nga aksidenti i trefishtë në tunelin e Llogorasë

21:41 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com