Nga BoldNews.al
Brenda një periudhe të shkurtër, Bashkia e Tiranës ka bërë disa tendera për blerje pemësh, të cilat po përdoren rëndom në këto ditë të para të fushatës elektorale. Por, siç i thonë një shprehje, “nuk mbulohet dielli me shoshë”, pasi betoni dhe pallatet po mbijnë në çdo cep të kryeqytetit.
Mbjelljet e pemëve janë veçse një fasadë, pasi gjatë këtyre 2 mandateve, Veliaj ka dhënë mijëra leje ndërtimi, teksa Tiranë është kthyer në një kantier të madh, ku beton po hidhet edhe në ato pak vende që më parë quheshin park i gjelbër. Por, beton po hidhet edhe në territoret e ish-komunave, ku çdo javë ndërtohen pallate dhe rrethohet hapësira e gjelbër për komplekse.
Por, çfarë bën Lali Eri?! Nga njëra anë firmos lejet e ndërtimit, duke rënë ndesh me premtimin që “s’do mbahem mend si kryebashkiaku i pallateve”, dhe nga ana tjetër bën tendera të kotë për blerje pemësh apo shkurresh.
BoldNews.al ka raportuar në vijimësi për këto procedura, ku brenda një kohe të shkurtër janë akorduar miliona euro për të ashtëquajturat “pemët e florinjta”, kjo për shkak se për një rrënjë janë paguar mbi 5000 euro. Ndërkohë, pas pemëve “të florinjta”, duket se radha u vjen shkurreve, kësaj here të emërtuara “shkurret e arta”.

Në ditët e para të fushatës elektorale, institucionet e varësisë së Bashkisë së Tiranës kanë hapur një procedurë tenderuese për blerje pemësh, shkurresh. Sipas dokumentit të mësipërm, vartësit e Lali Erit kanë firmosur objektin e prokurimit “drurë shkurre dekorative”, teksa institucioni që ka hapur këtë tender është Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Mësohet se fondi limit është 66.666.667 lekë, ndërsa pritet që tenderi të finalizohet këto ditë. Bëhet fjalë për të blerë dri dhe shkurre. Pra, një vlerë tepër e lartë vetëm për të blerë shkurret, teksa këto shkurre do të përurohen gjatë fushatës elektorale.
(Denoncimet e BoldNews)
Rama e kritikoi “i ke të vogla … “, Veliaj 2 mln € tender për “pemë shumë vjeçare”
“Erdhën zgjedhjet”, Veliaj bën tender 3 mln euro për propagandën e “pyllit orbital”
Pemët e floririt të Veliajt 5500 euro një fidan dhe verbëria e SPAK (DOKUMENTI)
Redaksia e BoldNews.al ka denoncuar në vijimësi tenderët e Bashkisë së Tiranës për blerje pemësh. Disa ditë më parë, u publikua një dokument sipas së cilit 635.000 lekë ishte blerë një pishë pinea, 5570 euro me kursin e sotëm, apo 5290 në kohën kur monedha këmbehej me 120 lekë. Pra një shumë e majme vetëm për një pemë!
Ndërkohë, në datën 11 nëntor 2022, BoldNews.al denoncoi se Veliaj hapi tenderin për blerje pemësh vetëm disa ditë pasi ishte kritikuar se “i kishte të vogla në krahasim me pemët e blera nga Bashkia e Kamzës”. Shuma kësaj herë ishte plot 2 milionë euro.
Më herët, në datën 2 nëntor 2022, publikuam shkrimin me titull “Erdhën zgjedhjet, Veliaj bën tender 3 mln euro për propagandën e “pyllit orbital”. Objekti i tenderit ishte “blerje pemë dekorative për pyllin orbital dhe në zona të ndryshme të Tiranës”.
Të gjitha këto pemë, po tentohen që të mbillen këto javë, me të vetmen arsye; “mbulimi” i pallateve shumëkatëshe apo betonit. Por jo, pasi betoni ka “mbirë” kudo, në qendër, unazë, periferi apo edhe fshatra aktualisht.













