Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar të tjera fakte, që tregojnë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk thotë të vërtetën kur deklaron se nuk e njeh biznesmenin Orest Sota, të cilit ju gjetën rreth 800 mijë euro në makinë.
Duke ju referuar ‘qytetarit dixhital’, Berisha thekson se Tahiri dhe Sota jo vetëm njihen me njëri-tjetrin, por edhe kanë shkuar në festat e ditëlindjeve të njëri-tjetrit.
Ja postimi i ish-kryeministrit Berisha:
Lidhjet Tahiri-Sota!
Qytetari dixhital denoncon:
-Mashtrimin e Tahirit se ai nuk njihet me Sotën!
-Pjesëmarrjen në festimin e ditëlindjes së Tahirit!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“Pershendetje Doktorr Berisha!
Uroj dhe shpresoj te jeni mire,duke pare ngjarjet e fundit per sa i perket ceshtjes “Sota”&”Tahiri” kisha dhe une dicka per te shtuar duke qene se Tahiri mohon lidhjet e tij me kete te fundit ,te lutem beji nje pyetje meqe une si qytetar i thjeshte nuk mundem tia bej.
Si ka mundesi qe Orest Sota (i panjohur per Tahirin)Me date 30 tetor 2017 ka qene i ftuar ne ditelindjen e Saje Qorrit dhe e kane festuar ne lokalin e kunatit te Sajes qe ndodhet ne zonen Prane Sheshit Shqiponja.
Te pershendes Doktorr.”