• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

10 pasojat e modelit apokaliptik të Veliajt për ndërtimin e qytetit

14:59 : 02/05/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Ervin Goci

> Te gjithe energjite shoqerore, te kapitalit, te punes, kanalizohen ne nje drejtim duke thare çdo aktivitet tjeter;

> Ndertimi i panderprere zhduk çdo permase, administrative, ekonomike, sociale e kulturore te konceptit “Plan”, sepse thelbi i planifikimit eshte pikerisht qe te shmange rrokupujen entropike te pompimit te energjive te shfrera pa kibernetike, duke e kthyer qytetit ne nje top betoni qe rrokulliset si ortek nga maja e thepisur drejt gremisjes;

> Ndertimi i panderprere prodhon kosto te renda per buxhetet publike, mjaftojne vetem infrastrukturat e mirembajtjes, e shtrimit te rrugeve, ujesjellesa, vepra te tjera, te cilat jane teresisht te paplanifikuara, apo te planifikuara nen emergjence me plane vendore ad-hoc, per ta copetuar buxhetin dhe kohezionin e funksionimit te institucionit;

> Ndertimi i panderpre, shkaterron nivelin e sherbimeve ne qytet. Çdo qytet kur mbledh taksa dhe ben buxhete e bilance, ka disa perllogaritje ne kohe dhe hapesire se çfare sherbimesh do jape, per drite, uje, pastrim, gjelberim, sherbime administrative. Te gjitha keto jane kosto. E si llogariten kostot kur popullsia konsiderohet si hordhi?!;

Lexo edhe:

Përplasi makinën e policisë, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

UKT: 1 orë e 30 minuta ujë në ditë janë të mjaftueshme

> Ndertimi i panderprere mundet qe resurset e qytetit kryesisht me uje dhe toke, t’i çoje drejt kolapsit te pakthyeshem, sidomos kur asnje nuk e di se ç’do sjellin ndryshimet klimatike;

> Ndertimi i panderprere zhduk konceptin e hapesires publike, zhduk hapesirat per kopshte, çerdhe, shkolla, hapesira sherbimi, qendra sociale, dhe ndaj numerohen shkollat e rikostruktuara si shkolla te reja, ngaqe dhe me dash me i be te reja, nuk ke se ku;

> Ndertimi i panderprere sjell pa asnje diskutim gjeme ekonomike, sepse diten e pare qe do mbyllet rubineti i parase se piset apo emigracioni, vlera e prones bie ne zero; sepse prona e ndertuar jashte logjikes ekonomike, ne vetvete nuk mbart asnje vlere, ajo zhvleresohet diten e pare qe do t’i ndalosh frymemarrjen artificiale;

> Ndertimi i panderprere zhvlereson pallatet ekzistuese, sepse vlera e tyre relativizohet nga ndertimi i perhershem i ndertesave te reja. Ketu nuk e kam fjalen per pallatet 50-vjeçare, sepse ato kane firuar, por po flas per ndertesat e para 20 vitete, e kshu me rradhe ne ciklin e pafund te lejeve te pambarimta; thene shkurt me kete logjike : çdo pallat eshte i vjeteruar sapo lind;

> Fokusimi i te gjithe aktivitetit ekonomik te qytetit vetem tek ndertimi, ka bere qe ndertimi te kthehet dhe burimi i paresor i te ardhurave te mbledhura nga taksat. Kjo eshte e pranuar publikisht nga vete kryetari aktual. Qe do te thote qe qyteti te marre fryme, i duhet qe t’i marre frymen vetes, sepse nuk ka asnje mundesi tjeter per te nxjerre te ardhura per te mbajt veten.

Kjo eshte njelloj si te hash ushqim te helmuar, me shpresen se do ta kesh jeten e gjate. Kjo skeme ne thelbin e vet eshte kafshim i bishtit.

> E fundit, por jo per nga rendesia, ndertimi i panderprere duke kafshuar hapesire çdo dite, vjen dita qe zhduk çdo gjurme kulturore, identitare te qytetit, duke zevendesuar pasurite historike, me vlera te larta kulturore e simbolike me rendera 3D, qe nuk jane gje tjeter veçse replikime te zombie-ndertesave qe fyejne shqisat deri ne sfilitje. Pra Tiranes mund t’i vesh emrin qe do, qyteti nuk ka me asnje permase tjeter veçse nje logo.

Duhet bere kujdes me voten. Vota nuk eshte nje kapriçio merzie per t’ja treguar qejfin dikujt, por eshte testamenti jone ne qytetin me te cilin ndergjegja jone do te perballet sa te kete fryme. Voto me dhe per dinjitet!

Etiketa: ndertimeTiraneVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasi makinën e policisë, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

11:35 : 13/09/2025
AKTUALITET

UKT: 1 orë e 30 minuta ujë në ditë janë të mjaftueshme

15:50 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Medicare” 1 mln € evazion fiskal/ Si portugezi “fundosi” klinikën, pagoi 5200 euro, por s’mori shërbim

15:29 : 12/09/2025
AKTUALITET

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

08:05 : 12/09/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Veliajt/ Kristaq Kume: Këshilli Bashkiak nuk e kreu detyrën e tij sipas ligjit

22:33 : 11/09/2025
AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025
Para

Skandaloze/ Punime të dobëta, era shkëput suvanë e shkollës të rikonstruktuar në Ersekë

TË GJITHA

Horoskopi, 14 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 13/09/2025

Kryeministri izraelit: Eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do të çojë fundin e luftës në Gaza

22:48 : 13/09/2025

Evropa përballet me sfida të mëdha për t’i luftuar kërcënimet nga dronët rusë

22:37 : 13/09/2025

“E dua të mbyllur sot”, Xhaçka urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë tu jepen oligarkëve (Video)

22:18 : 13/09/2025

Pjeshkët e kontaminuara, ish-ministri Panariti: Mund të jenë konsumuar dhe nga shqiptarët

22:05 : 13/09/2025

Sinani i ‘Lasgushit’ dhe ‘Ismailit’ që dhunon gazetarët

21:51 : 13/09/2025

Tritoli tek hoteli i Dakos, policia: U gjet në një vazo lulesh

21:30 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com