• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Blushi: Mariglen Qato, rast flagrant i nepotizmit dhe vjedhjes së taksave

17:30 : 27/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore të autostradës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi këtë të enjte kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, se jep tendera për mbështetësit e tij kryesor.

Në një deklaratë për mediat, Blushi theksoi se  rasti flagrant i kryetarit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Mariglen Qato, i cili është krahu i djathtë i Veliajt, përbën një kambanë alarmi për nepotizmin në Bashkinë Tiranë.

Sipas tij, Qato nuk është rast  i izoluar, ndaj Bashkia ka nevojë më shumë se kurrë të pastrohet nga abuzuesit.

“Partia e Lirisë mbështet plotësisht vendosmërinë e palëkundur të Kryetarit të ardhshëm të Bashkisë të Tiranës, Belind Këlliçi për t’i shpallur luftë pa kompromis korrupsionit në këtë institucion të kalbur nga nepotizmi dhe vjedhja e taksave të qytetarëve të ndershëm, sidomos nëpërmjet aferës së zezë të inceneratorit të Tiranës, që nuk ekziston, por që çdo ditë gllabëron të paktën 100 mijë euro. Rasti flagrant i Kryetarit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Maringlen Qatos, krahut të djathtë të Erion Veliaj, e bën ulëritëse nevojën për pastrimin njëherë e përgjithmonë të Bashkisë së Tiranës nga abuzuesit, vendi i të cilëve duhet të ishte dhe do të jetë pas 14 Majit para drejtësisë. Fenomeni “Qato”, që nuk është një rast i izoluar por praktikë e zakonshme korruptive në Bashkinë e Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj, dëshmoi botërisht makutërinë e  sektit të 99-çave që nuk njeh limite kur vjen çështja tek vjedhja e taksave të qytetarëve. Këta drejtues të administratës publike, nga shërbëtorë të popullit që duhet të ishin, u kthyen në biznesmenë të mëdhenj të ndërtimit dhe të betonizimit të Tiranës”, tha Blushi.

“Të ndalemi më konkretisht. Mariglen Qato, ka qenë drejtor i Ujësjellësit të Tiranës në vitet 2016-2018, periudhë gjatë dhe pas së cilës ai ka shfrytëzuar për të punësuar të gjithë të afërmit e tij në Bashkinë e Tiranës. Në vitin 2016 e në vijim, krahu i djathtë i Erion Veliaj, me tre kompanitë e tij, fillimisht të emërtuar, “Igor Elektrik”, “VAS Konstruksion” dhe më tej si “5 D Konstruksion”, rezulton të ketë përfituar 29 tendera me vlerë totale rreth 25 milion euro. Maringlen Qato nuk është mjaftuar vetëm me kaq, sepse rezulton se Erion Veliaj e ka shpërblyer dhe me leje ndërtimi. Kjo është një nga lejet që ka marrë Mariglen Qato në datë 2 shkurt 2021. Kalojmë tek leja e radhës e miratuar në 5 prill 2022 për ndërtimin e kësaj godine banimi dhe shërbimi në qytetin e Tiranës. Kalojmë te leja e radhës, në datë 8 nëntor 2022, po për  kompaninë e Qatos “5D”. Për t’u ndalur më pas tek ky hotel me vlerën 15 milionë euro, me sipërmarrës “Mediterrinan Investment Group” dhe subjekt ndërtues 5 drejtorët e Bashkisë, “5D” të cilat ky individ së bashku me Redi Mollën dhe Elvin Tivarin, dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dikur në UKT dhe tashmë punonjës të “Tirana DC” dhe të lidhur me Bashkinë e Tiranës. Pra këta zotërinjtë sot ndërtojnë hotele në vlerën 15 milionë euro, sepse funksionet publike që kanë ushtruar në Bashkinë e Tiranës, nuk i kanë përdorur për gjë tjetër veçse për të ndarë si “plaçkë” mes njëri-tjetrit, taksat e qytetarëve të ndershëm”, shtoi ai.

“Kjo është arsyeja se përse me 14 Maj ky model do të marrë fund dhe Belind Këlliçi do të fillojë luftën pa as edhe një tolerancë dhe pa asnjë kod etike ndaj korrupsionit në Bashkinë e Tiranës. Në 14 Maj, Tirana voton Ndryshimin dhe Bashkia u kthehet të gjithë qytetarëve dhe vendoset në shërbimin e tyre, duke shkulur nga rrënjët korrupsionin dhe nepotizmin me transparencë dhe llogaridhënie absolute. Ndaj të dashur qytetarë ndryshimi është në duart tuaja”, përfundoi Blushi.

Etiketa: bashkia tiraneMariglen Qatotedi blushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

22:40 : 21/07/2026
AKTUALITET

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore të autostradës

10:14 : 16/07/2026
AKTUALITET

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia ish drejtori Mariglen Qato, kalon në arrest shtëpiak

14:06 : 30/06/2026
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës dhe dosja 5D/ GJKKO liron nga arresti i shtëpisë Taulant Tushen

10:26 : 26/06/2026
AKTUALITET

Asfalti i florinjtë/ Bashkia e Tiranës, 900 mijë euro/km për “lyerjen” e rrugës dytësore të autostradës

11:13 : 20/06/2026
AKTUALITET

Erion Veliaj (Anuela Ristani) i jep “Shpresa-Al” 1 miliardë Lekë për 200 metra rrugë

14:47 : 18/05/2026
Para

MOTO GP/ Botërori 2023, anulohet gara e Çmimit të Madh të Kazakistanit

TË GJITHA

Protestuesi: Jemi kthyer në makthin e Ramës! Do ta rrëzojmë

20:32 : 26/07/2026

Dyshohet si autor i sulmit terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

20:30 : 26/07/2026

“Empati me fjalë, arrogancë me vepra”/ Protestuesit i përgjigjen Ramës me pankarta

20:26 : 26/07/2026

Vatër zjarri në kodrat e Peshtanit

20:19 : 26/07/2026

“Ju erdhi fundi”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:58 : 26/07/2026

“Mobilizimi më i madh ndër vite”/ CNN: Objektivi i protestave është Edi Rama

19:40 : 26/07/2026

57 ditë revoltë, protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”

19:30 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş