Tre tentativa flijimi, në të njëjtën mënyrë kanë zgjedhur që t’i japin fund jetës në të njëjtën mënyrë, duke pirë helm.
Tre tentativa flijimi, në të njëjtën mënyrë kanë zgjedhur që t’i japin fund jetës në të njëjtën mënyrë, duke pirë helm.
Bëhet fjalë për tre raste të ndryshme, ku njëra prej vajzave, është në moshë fare të mitur.
Në Kavajë, rreth orës 22:00, në banesë, në kushte depresioni është vetëhelmuar me medikamente 12-vjeçarja K. P.
Vogëlushja u gjet në gjendje të rëndë nga familjarët të cilët e dërguan me urgjencë në spital. Fatmirësisht nga ndihma e dhënë nga bluzat e bardha, e mitura ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Rasti i dytë ka ndodhur pasditen e djeshme në Shijak. Rreth orës 15:00 të së martës, në fshatin Koxhas, në banesë është vetëhelmuar me insekticide 30-vjeçarja L.C., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë të renë drejt këtij akti, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.
Tentativa e tretë e flijimit ka ndodhur paraditen e së martës, në qytetin e Laçit.
Rreth orës 10.00, në lagjen nr.2, Laç, është vetëhelmuar me bar miu, 22-vjeçarja M. K., banuese Kurbin, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se akti i rëndë është kryer në kushtet e tronditjes psikologjike, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për vlerësim.