Një 20-vjeçar ka humbur jetën pak pas mesnatës, në Tiranë, si pasojë e një sherri me thika.
Dyshohet se konflikti mes Enzi Maze, Axel Hoxhaj dhe Stiven Toshkezi, ka ndodhur për shkak të një vajze.
Njëri nga dy 18 vjetarët ngacmonin të dashurën e 20-vjeçarit, që mbeti viktimë gjatë sherrit.
Për këtë shkak 2 javë më parë në ‘rrugën e Elbasanit’ ata ishin zënë dhe Stiven Toshkezi i kishte rrahur.
Ndëkohë lidhur me rastin, Enzi Maze është arrestuar, ndërsa Axel Hoxhaj është ende në kërkim.