• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Artan Fuga: Vizita e Escobar tregoi se SHBA i konsideron kandidatët e opozitës

18:08 : 14/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Akademiku Artan Fuga ka folur në lidhje me vizitën e Gabriel Escobar në Tiranë, si edhe komentoi premtimin e kryeminsitrit Rama për rritjen e pagave në sektorin publik, i ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” .

Sipas tij, në SHBA ka një pragmatizëm të madh politik dhe se takimi i Escobar me Ilir Metën është një mënyrë për të mos penalizuar kandidatët e koalicionit opozitar, pjesë e të cilit është edhe Sali Berisha, i shpallur non-grata nga DASH.

Sa i përket premtimit për rritjen e pagave para zgjedhjeve të 14 majit, Fuga deklaroi se vendimi është marrë për të ndikuar te vota e qytetarëve, ndërsa shtoi se rritja e pagave nuk do sjellë rritje të fuqisë blerëse nëse shoqërohet me ngritje të çmimeve dhe se do kriojë një hendek pabarazie në shqëri mes sektorit publik dhe atij privat.

“Në SHBA ka një pragmatizëm të shëndoshë politik. Escobar takon Alibeajn për arsyen se ai nuk takon dot Berishën në një moment kur DASH e ka shpallur non-grata. Fakti që takon Metën në një farë mënyre e lexoj si mos penalizim i kandidatëve që janë në betejë elektorale në 14 maj. Ka një lloj nuance që edhe pse nuk takon Berishën, nuk i injoron kandidatët e koalicionit të tij në zgjedhje.

Ka një diferencë me qëndrimin e ambasadores për kandidatët. Ka një qëndrim i cili është me dy pista paralele. Në logjikën evropiane është ose njëri ose tjetri. Në atë amerikane nuk ka përjashtim të aktorëve të rëndësishëm. Takimi me Metën është brenda kësaj filozofie, ku nuk mund të mos takonte një përfaqësues të opozitës, do ishte ndërhyrje e njëanshme në politikë.

Lexo edhe:

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën!

“Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”/ Akademiku Fuga: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

Në planin juridik mbi rritjen e pagave para zgjedhjeve mendoj se mund të fshihesh rreth një neni. Nëse neni shkruhet ashtu, gjykatësi e interpreton sipas gërmës. Unë e kuptoj qëndrimin e Celibashit sepse fundja çfarë do thoshte, do penalizoj kryeministrin, ai nuk e ka atë kompetencë. Ai e ka interpretuar si jurist që është. Ai ka kapur aspektin formal të diskutimit.

E dyta, fakti që shpërndahen disa para, kam tendencën të them që njerëzit më mirë t’i marrin se sa mos t’i marrin. Sikur t’i jepte para 4 muajve çfarë do ndodhte? Në Shqipëri ndodh në këto mënyra për të ndikuar votën, është padyshim për të ndikuar votën, nuk e diskutoj. Në fund të fundit është një nga funksionet e votës, për të bërë presion edhe financiarisht.

Së treti kam një dyshim që gjithë paratë që alokohen në forma administrative burokratike kanë probleme të mëdha. Për 30 vite paga ime mund të jetë rritur 15 herë. Pyetja është a kam sot fuqi blerëse me të madhe se para 30 viteve, kjo do të thotë se nëse ka rritje çmimesh bashkë me pagën, nuk ka rritje reale të vlerës si forcë blerëse në treg. Rreziku i dytë është se nëse rriten disa shtresa, me rritjen e çmimeve ajo bie mbi kurrizin e atyre që nuk u rritet paga. Kjo rrit hendekun e pabarazive në shoqëri”, deklaroi ai.

Etiketa: Artan FugaGabriel Escobar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën!

13:29 : 03/08/2025
AKTUALITET

“Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”/ Akademiku Fuga: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

19:58 : 31/07/2025
AKTUALITET

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

18:59 : 06/07/2025
AKTUALITET

Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit

21:29 : 04/07/2025
AKTUALITET

Për kë nuk do të votoj

17:37 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Fushata është spektakolizuar”/ Artan Fuga: Mungon komunikimi serioz me elektoratin

19:55 : 25/04/2025
Para

“Në listë për t’u vrarë”, avokati i Lulzim Berishës kërcënohet nga i penduari

TË GJITHA

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025

Zjarret në jug, bilanci i dëmeve në blegtori: Qindra zgjoje bletësh dhe dhjetëra krerë bagëtish të ngordhur

22:02 : 13/08/2025

Finalja e Superkupës/ Tottenham e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj PSG-së

21:52 : 13/08/2025

Zjarr i fuqishëm në Ermenj të Gramshit, banorët kërkojnë ndihmë urgjente

21:44 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com