• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PL: Korrupsioni alarmant i Qeverisë ‘Rama’ po degradon shtetin dhe vjedh shqiptarët

14:39 : 11/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho deklaroi këtë të martë se të gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë që qeverisen nga një kryeministër, një qeveri dhe çdo zyrtar qëndror dhe lokal që vetëm bëjnë korrupsion dhe dëmtojnë interesin publik.

Nga foltorja e PL-së, Nesho theksoi se janë tepër tronditëse faktet e njëpasnjëshme, që e gjithë administrata e pushtetit lokal, e cila në këto 4 vite ka qenë moniste, totalisht në një dorë, dhe për të gjithë shqiptarët është tashmë mëse e qartë se pushtetarët lokalë, që nga kryetarët e bashkive dhe deri tek drejtorët e tyre janë të përfshirë në afera të të gjitha llojeve.

“Nuk ka si të ndodh ndryshe, përderisa regjimi i sotëm që ka kapur shtetin, që nga Kryeministri dhe gjithë qeveria, janë të përfshirë në afera shumë të rënda, si inceneratorët, Porti i Durrësit, kanë grabitur qindra miliona euro nga taksat dhe djersa e qytetarëve.
Kjo situatë, i ka bërë mijëra shqiptarë të lënë vendin dhe Shqipëria të përballet me një shpopullim, më të rëndë se edhe ai I fund viteve 90, dhe ku shkaku I vetëm është kjo qeverisje peng e interesave të trafiqeve, të pastrimit të parave, dhe të çdo afere tjetër.

Kjo situatë, ka kompromentuar shumë seriozisht raportet me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i mbajtur dhe larg investitorët e huaj.
Letra e fundit e Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, në përgjigje të deputetëve të Opozitës, konfirmoi që afera e Portit të Durrësit, ishte në shkelje të hapur të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe të transparencës së fondeve publike.

Një tjetër fakt i rëndë është çështja e Beçheti, ku Shqipëria humbi mbi 110 milionë Euro vetëm prej veprimeve arrogante dhe antiligjore të Edi Ramës.

Lexo edhe:

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

Afera McGonigal dhe roli dhe përgjegjësitë që rëndojnë mbi Edi Ramën, ishin provë tjetër që interesat mafioze janë vendosur mbi ato shtetërore.
Është një thirrje e madhe Alarmi, deklarimet e Edi Ramës për të dalë nga organizmat ndërkombëtare, sic është Gjykata e Arbitrazhit, duke vendosur Shqipërinë në një nivel me Venezuelën dhe Bolivinë, duke përkeqësuar në mëyrë kritike imazhin e Shqipërisë, kompromentimin me organizmat të rëndësishme botërore, si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, dhe duke goditur rëndë mundësinë e thithjes së investimeve të huaja në Shqipëri.

Partia e Lirisë, është që të gjitha asetet strategjike të vendit, të jenë pjesë të Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikes, dhe me rikthimin e opozitës në qeverisjen e vendit, ne do të garantojmë bashkëpunimin prioritar dhe të patjetërsueshëm me këta partnerë strategjikë, dhe do të garantojmë procedura transparente të standardit më të lartë Europian, si përgjigja më e mirë për zhvillimin e vendit, për eliminimin e pastrimit të parave dhe për ti dhënë një hov zhvillimit ekonomik të vendit, si dhe për ti rikthyer shpresën qytetarëve për të rindërtuar të ardhmen në Shqipëri.Qytetarët Shqiptarë do ta thonë fjalën e tyre shumë fort në 14 Maj, në zgjedhjet e pushtetit lokal, për eleminimin e plotë të monizmit dhe mungesës së llogaridhënies, në mënyrë që çdo e mirë publike të jetë në favor të tyre dhe jo të korrupsionit qeverisës.Në datën 15, në orën 12:00, në Stadiumin Air Albania, mijëra shqiptarë do të transmetojnë mesazhin e ndryshimit dhe të fitores së madhe, dhe të rikthimit të shpresës për të gjithë shqiptarët”, theksoi Agim Nesho.

Etiketa: Ilir MetakorrupsioniPartia e Liriseqeveria edi rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për Ilir Metën, SPAK sjell prova të reja

10:04 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sot seanca, a do të lirohet Ilir Meta? Ja si përgjigjet avokati

09:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

15:17 : 23/10/2025
Para

BE: Priten pasoja nëse nuk zbatohet Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

TË GJITHA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025

Me skenarë në duar, publikohen pamjet nga përgatitjet e filmit të Luizit dhe Kiarës

18:09 : 30/10/2025

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

18:04 : 30/10/2025

Zyrtarja e “Bankers Petroleum” me cigare në dorë zgërdhihet duke parë nga lart naftëtarët e varfër që protestojnë

17:54 : 30/10/2025

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën këmbësori

17:52 : 30/10/2025

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com