• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Macron, von der Leyen dhe marrëdhëniet BE-Kinë

BE dhe Kina ranë dakord që marrëdhëniet e tyre tregtare duhet të ribalancohen. Po ashtu ato thanë se duhet të fillojnë bisedimet e paqes në Ukrainë.

08:44 : 07/04/2023
në BOTA

Në takimin me presidentin kinez Xi, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh kundër dërgimit të armëve në Rusi. Von der Leyen tha më pas për gazetarët se ajo po llogarit që Kina të mos i vërë në dispozicion Rusisë asnjë pajisje ushtarake “direkt ose indirekt”. Armatosja e agresorit është kundër ligjit ndërkombëtar dhe do të dëmtonte rëndë marrëdhëniet tona. Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina ka një përgjegjësi të madhe.

Duke ju referuar luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, von der Leyen i bëri  gjithashtu thirrje presidentit Xi Jinping që të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski. Ursula von der Leyen tha se e vlerëson si “shenjë pozitive” premtimin e kreut të shtetit kinez se do ta bënte një gjë të tillë sapo të ishte koha e duhur.

Von der Leyen flet për pabarazitë në marrëdhëniet BE-Kinë

Presidentja e Komisionit Evropian, von der Leyen, e cila javën e kaluar u shpreh gjatë një konference në Bruksel pro një qëndrimi më të ashpër të BE-së ndaj Kinës, mbeti e vendosur edhe pas takimeve të saj me Presidentin Xi dhe zyrtarë të tjerë kinezë në Pekin.

Lexo edhe:

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

Takim tripalesh: Macron, von der Leyen dhe Xi Jinping
Takim tripalesh: Macron, von der Leyen dhe Xi JinpingFotografi: Ludovic Marin/Pool Photo via AP/picture alliance

Në një takim tripalësh me presidentin francez Macron dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, ajo tha se nuk e sheh “shkëputjen nga Kina” si një strategji të zbatueshme ose të dëshirueshme për zbutjen e marrëdhënieve Kinë-BE.

Por ajo paralajmëroi se ka një sërë rreziqesh dhe çekuilibërash kritikë në marrëdhëniet ekonomike mes BE-së dhe Kinës për të cilat duhet folur. Marrëdhëniet midis BE-së dhe Kinës kanë qenë të ftohta që nga viti 2021, kur ngecën negociatat për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për Investimet (CAI), e cila synonte të sillte përfitime për të dyja palët.

Joerg Wuttke, presidenti i Dhomës së Tregtisë së BE-së në Pekin, i cili u takua me von der Leyen para takimeve të saj me zyrtarët kinezë, tha për DW se ratifikimi i CAI-t ishte kyç për kompanitë kineze pasi ato do të përfitonin prej kësaj marrëveshjeje. Por ai tha se objektivi kryesor për Ursula von der Leyen ishte aktualisht përmendja e disbalancave tregtare në një fushë gjeopolitike të minuar.

“Evropianët i duan produktet kineze dhe shitjet e mallrave kineze në tërësi kanë qenë të jashtëzakonshme. Vitin e kaluar Kina dërgoi 6.4 milionë kontejnerë në Evropë, ndërsa BE dërgoi vetëm 1.6 milion kontejnerë në Kinë,” tha ai, duke shtuar se investimet e BE-së në Kinë kishin rënë me 50%.

Takim tripalesh: Macron, von der Leyen dhe Xi Jinping
Takim tripalesh: Macron, von der Leyen dhe Xi JinpingFotografi: Ludovic Marin/Pool AFP/AP/dpa/picture alliance

Von der Leyen i pranoi këto çështje dhe u tha gazetarëve pas takimit të saj me Xi se ajo kishte bërë thirrje për rifillimin e dialogut ekonomik BE-Kinë. Sipas televizionit shtetëror kinez CCTV, Xi tha se Kina dhe BE-ja duhet të krijojnë mirëkuptim “korrekt” të ndërsjellë dhe të shmangin keqkuptimet dhe gjykimet e gabuara.

Tensionet në ngushticën e Tajvanit

Vizita e von der Leyen dhe Macron u zhvillua jo vetëm në një kohë që zhvillohet lufta në Ukrainë, por edhe në një kohë tensionesh në ngushticën e Tajvanit.

“Stabiliteti në ngushticën e Tajvanit është i një rëndësie të madhe,” u tha von der Leyen gazetarëve, duke nënvizuar se askush “nuk duhet të ndryshojë në mënyrë të njëanshme status quo-në me kërcënimin e forcës në këtë rajon dhe tensionet duhet të zgjidhen përmes dialogut”./DW

Etiketa: BEkinemacronVon der Leyen

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026
AKTUALITET

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026
AKTUALITET

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
AKTUALITET

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:04 : 03/06/2026
Para

“Gjyshja e Kiarës përfundon në spital”/ Flet kushërira e saj: Familjarët janë prekur

TË GJITHA

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom