Divorci mes Françesko Totit dhe Ilari Blazit vazhdon të mos gjejë zgjidhje dhe situata mes të dyve mbetet ende në dyert e gjykatave.
Mediat italiane kanë zbuluar se kishte pak ditë më parë një seancë gjyqësore sekrete, ku është folur për mundësinë e një akordi, që nuk është gjetur pasi Toti dhe Ilari nuk kanë akord mes tyre.
Të dy do të mbajnë fëmijët bashkërisht, por Ilari ka kërkuar që të paguhet për mbajtjen e tyre meqë ato pjesën më të madhe të kohës do të qëndrojnë me të ëmën.
Kristian, Shanel dhe Isabel jetojnë me Ilarin dhe raportohet se Toti ishte i gatshëm të paguante deri në 15 mijë euro në muaj te ish-bashkëshortja e tij për të mbuluar shpenzimet e nevojshme për rritjen dhe edukimin e tyre.
Por Ilari e ka refuzuar, pasi kërkon të paktën 20 mijë euro në muaj, si dhe që ish-futbollisti të paguajë plotësisht për shpenzimet ekstra që mund të dalin gjatë rritjes së tyre, me Totin i gatshëm të ndajë gjërat 50-50. Kjo ka bërë që për momentin të mos ketë marrëveshje mes tyre.
Problemi tjetër ka të bëjë më vilën luksoze ku banonte familja Toti. Françesko u largua prej saj menjëherë pas lajmit se do të ndahej dhe atje banon Ilari me fëmijët. Toti është gati t’ia lërë plotësisht vilën Ilarit, deri në momentin kur vajza e vogël Isabel të mbushë 18 vjeç. Por ai ka shprehur pakënaqësi që partneri i ri i ish-bashkëshortes, Bastian, kalon shumë kohë atje me fëmijët e tij.
Megjithatë, Ilari raportohet se ka marrë situatën në dorë prej kohësh dhe për të shmangur surpriza, ka ndryshuar bravat e të gjitha dyerve, duke e lënë Totin përfundimisht jashtë kësaj banese, edhe pa vendim gjykate.