• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Negociatat për padinë e Beketit, Manjani: Gruaja e Tony Blair donte tender nga Rama!

18:10 : 06/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

Kulla që mbulon Zotin me beton

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tregon se padia e Francesco Becchettit në arbitrazh është tentuar të zgjidhej me pajtim.  Në një lidhje me skype për edicionin e pasdites në Syri Tv, Manjani kujton se kur ishte ministër i Drejtësisë në qeverinë “Rama” kishte kërkuar negociim, pasi investitori italian kishte një provë të fortë kundër qeverisë.

Manjani thotë se Gjykata e Londrës kërkonte heqjen e masës së arrestit ndaj biznesmenit dhe më pas gjykata do lejonte procedurat e arbitrazhit. Por, shton ai, përgjigjja që erdhi nga Kryeministria ishte refuzuese dhe çdo gjë do t’u lihej në dorë avokatëve në Arbitrazh.

Manjani sjell në vëmendje edhe ndërhyrjet e Cherie Blair, bashkëshortes së Tony Blair e cila sipas tij, kërkonte tendera dhe kontrata të majme përmes studios së saj ligjore, për të mbrojtur Shqipërinë në arbitrazh.

Çështje e cila një ditë më parë u humb përfundimisht dhe Shqipëria, nga buxheti i shtetit, duhet t’i paguajë Becchettit 110 mln euro dëmshpërblim për mbylljen e dhunshme të Agon Channel dhe akuzat e ngritura ndaj investitorit italian.

“Për këtë çështje, përgjatë kohës që unë kam shërbyer ministër i Drejtësisë ne kemi patur debate të brendshme. Nuk i kemi bërë publike se është çështje që i takon interesave të shtetit. Debati themelore ka qenë që, në mënyrën se si Gjykata e Arbitrazhit dhe veçanërisht Gjykata Penale e Londrës e trajtoi këtë çështje, ishte një gjë e re. Ne u ballafaquam përpara një konfuzioni shumë të madh juridik. Nuk na kishte ndodhur që çështja penale e Becchettit të na miksohej në arbitrazh. Ne i konsiderojmë të ndara të dy proceset. Por Gjykata e Londrës insistonte se ndaj këtij personi shteti shqiptar duhet të japë garanci që i heq masën e arrestit. Po ta bënim ne këtë, gjykata do lejonte procedurat e arbitrazhit dhe zgjidhjen e çështjes me pajtim. Arsyeja pse ishte e komplikuar ishte sepse Becchetti posedonte një provë shumë përvëluese dhe kjo ishte ndërhyrja politike. Ishte e qartë që vendimi ndaj tij dhe biznesit të tij ishte marrë për arsye politike. Dhe në ato momente kemi debatuar si të gjejmë një zgjidhje të brendshme, një hap pas po të jetë e nevojshme, për të shpëtuar paratë, nuk ishte halli për të shpëtuar Becchettin, por për të dalë sa më pak të dëmtuar nga arbitrazhi. Ndërsa nga Kryeministria kishte një qëndrim që t’ia lëmë avokatëve. Mbaj mend që zonja Cherie Blair ka bërë spektakël për të më takuar mua sepse donte donte tender, por unë refuzova ta takoj dhe pastaj i ka marrë ato kontrata dhe ja ku e ka pasojën, s’ka zgjidhur asgjë edhe ajo. Kjo nuk është punë avokatësh, ishte pikëpamja ime dhe kjo pikëpamje u provua se sado të mirë ta kesh avokatin, kur kundër teje ke një provë përvëluese, sigurisht do të duhet të marrësh masa të negociosh, negociata është rruga më e mirë“, tha Manjani.

“SPAK të hetojë Ramën dhe Engjëll Agaçin, fatura mund të rritet”

Ylli Manjani deklaron se pas humbjes së Shqipërisë në arbitrazh dhe 110 mln eurot që do t’i paguhen nga buxheti i shtetit biznesmenit italian Francesco Becchetti, SPAK duhet të nisë hetimet për shpërdorim detyre.

Ish-ministri i Drejtësisë tha se hetime për shpërdorim detyre duhet të bëhen ndaj Edi Ramës, Engjëll Agaçi dhe kujtdo tjetër që është i përfshirë në çështjen e arbitrazhit.

Ai thotë gjithashtu se fatura 110 mln euro për Becchettin mund të rritet edhe më shumë nga arbitrazhi ndërkombëtar.

“Shpërdorimi i detyrës është një vepër penale, ashtu siç është shkruar, ky është rasti tipik i shpërdorimit të detyrës sepse ka të bëjë me veprimtari, eprime dhe mosveprime që ka çuar në pasoja të rënda financiare. Dhe, ky është rasti tipik i shpërdorimit të detyrës. Nëse ka një arsye pse është shkruar shpërdorimi i detyrës në Kodin Penal, është ekzakt kjo. Nuk e di kush e ka shpërdoruar detyrën Edi Rama, Engjëll Agaçi apo ndonjë tjetër, kjo është çështje që duhet ta sqarojë SPAK. Duhet ta eksplorojë SPAK ka apo jo shpërdorim detyre.  Ne flasim për Becchettin që është mjeshtër, është njeriu i cili di të nxjerrë lek nga kjo gjë dhe kjo është një gjë që kërkon shumë vëmendje. Becchetti është një rast specifik. Për ne ishte me detyrim që të gjenim një rrugë zgjidhje, një negociatë, një rrugë alternative. Fatura mund të shkojë edhe më shumë, asgjë nuk është e ndaluar. Ne nuk e kontrollojmë dot këtë proces, është diçka që ndodh jashtë nesh. Le të marrim jo Cherie Blair, por edhe Tony Blari e Joe Biden të marrin avokat po të duan, nuk kanë çfarë t’i bëjnë“, tha Manjani.
Etiketa: arbitrazhEdi Ramafrancesko bechettitendertony blairylli manjani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025
AKTUALITET

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
Para

Berisha në Kukës, pritet nga qindra simpatizantë në rrugën e Kombit/ VIDEO

TË GJITHA

“Ju kërkoj falje”/ Manaj reagon pas penalltisë së humbur: Sot ndjej një dhimbje të madhe

12:05 : 08/06/2025

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

12:04 : 08/06/2025

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

12:00 : 08/06/2025

Rraklli: Barazimi me Serbinë rezultat i keq, ja pse Manaj s’ishte i duhuri për penalltinë

11:52 : 08/06/2025

Arrestimi për lëndë narkotike, Enca pranon publikisht se konsumon hashash

11:50 : 08/06/2025

Gjimshiti mungon kundër Letonisë, Sylvinho tregon zëvendësuesin: Po më ‘çmend’!

11:37 : 08/06/2025

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë/ 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës policie

11:32 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com