• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Rama i shtrin dorën Bashës për një tjetër pakt: Vendos në tavolinë edhe zgjedhjen e Kryeprokurorit…

22:07 : 06/12/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama shprehet se zgjedhja e kryeprokurorit të ri duhet të jetë një zgjidhje e përbashkët si një pikënisje për një Pakt Kombëtar për Evropën që duam. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ftuar opozitën që të paktën në 6 muajt e ardhshëm , ti vihemi në dispozicion së bashku përpjekjes për të siguruar çeljen e negociatave.

“Nuk dua të bëj asnjë gjyq publik të qëndrimit të derisotëm të opozitës, sepse nuk e kam gjëkundi qëllimin të tregoj këtu pse ne po bëjmë gjënë e duhur për vendin, teksa opozita po bën gjënë e gabuar duke e goditur vendin në gjuhë të huaj. Dua vetëm të arsyetoj ftesën publike për opozitën që,,të paktën në gjashtë muajt e ardhshëm, t’i vihemi në dispozicion së bashku përpjekjes për të siguruar çeljen e negociatave, duke bashkërenduar nismat e veprimet e nevojshme për ta çuar jo qeverinë, po Shqipërinë në fitoren e kësaj sfide të vështirë, por krejtësisht të mundur tanimë”, shkruan Rama.

Në vijim ai shton “opozitës nuk i kërkon kush qe të heshtë, aq më pak mund të më shkojë mua në mendje diçka e tillë”.

“Çka unë i kërkoj opozitës është të konsiderojë pa humbur kohë ftesën që të ulemi në tryezë për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të bëjmë një Pakt Kombëtar për Europën që duam. Të thjeshtë, të qartë dhe serioz. Me disa hapa të përbashkët drejt çeljes së negociatave (dhe pse jo edhe përtej nëse ka mundësi në rrugën e arsyes), si shprehje e vullnetit të mirë për ta vënë Shqipërinë mbi partitë dhe axhendën e përbashkët kombëtare mbi axhendat e përveçme të politikës së ditës”, shkruan Rama.

Postimi i Edi Ramës

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

A mund të kemi një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Përgjithshëm, si pikënisje të një Pakti Kombëtar për Europën që duam?

Shqipëria është në vigjilje të një takimi me historinë, sepse në gjashtë muajt e ardhshëm do të vendoset nëse do t’i çelim dot apo jo negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian; nëse do të ngjisim një shkallë themelore vlerësimi nderkombëtar për vendin tonë, e për rrjedhojë edhe pjekurie të re në sjelljen politike ndaj atdheut tonë të përbashkët, apo nëse do ta humbasim këtë shans historik për t’u afruar më shumë se kurrë më parë me Bashkimin Europian; nëse do të punojmë të gjithë, së bashku, për ta fituar sfidën e çeljes së negociatave apo do ta humbasim edhe për fajin tonë, takimin me historinë… Sepse po, jemi shumë afër kësaj mundësie të shumëpritur, siç e konfirmoi së fundmi me zë e me figurë përpara opinionit publik shqiptar e europian, edhe vetë Presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker, deri dje i heshtur në raport me Shqipërinë. Por gjithashtu po, kemi ende shumë për të bërë, që distancën e shkurtuar tanimë maksimalisht, ta zerojmë në këta gjashtë muaj duke u përballur të bashkuar, centimetër për centimetër, deri me skeptikun më të fundit në rreshtin e gjatë të vendimmarrësve europianë. Dhe nëse këtë copë rruge deri në qershorin 2018, e bëjmë të ndarë si deri më sot, me qeverinë që flet në emër të vendit e me opozitën që bën politikë të brendshme kur flet me faktorët jashtë vendit, rrezikojmë që të ngatërrohemi me këmbët tona në centimetrat e fundit dhe pastaj, eh, pastaj të detyrohemi të presim kushedi sa kohë që të na riparaqitet mundësia historike.

Nuk dua të bëj asnjë gjyq publik të qëndrimit të derisotëm të opozitës, sepse nuk e kam gjëkundi qëllimin të tregoj këtu pse ne po bëjmë gjënë e duhur për vendin, teksa opozita po bën gjënë e gabuar duke e goditur vendin në gjuhë të huaj. Dua vetëm të arsyetoj ftesën publike për opozitën që,të paktën në gjashtë muajt e ardhshëm, t’i vihemi në dispozicion së bashku përpjekjes për të siguruar çeljen e negociatave, duke bashkërenduar nismat e veprimet e nevojshme për ta çuar jo qeverinë, po Shqipërinë në fitoren e kësaj sfide të vështirë, por krejtësisht të mundur tanimë.

Momenti kur diskutohet për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm, është sipas meje momenti i duhur për të diskutuar, jo thjesht daljen nga situata e fundmandatit të prokurorit në detyrë dhe hyrjen në fazën e nje mandati te përkohshëm me një prokuror të përkohshëm, po nisjen e një faze të re bashkepunimi mes qeverisë e opozitës në vigjilje të vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Unë i di mirë besoj pikat ku opozita ndahet me ne, po besoj e di mirë edhe cdo përfaqësues i opozitës qe ka lidhje me partnerët ndërkombëtarë, se ata nuk e aprovojnë ekspozimin në gjuhë të huaj të dasisë së egër të politikës tonë të brendshme. Dhe jo vetëm nuk e aprovojnë, por ka ndër ta që e përqeshin dhe e përdorin si argument, për ngurrimin e tyre të brendshmëm qe të aprovojnë çeljen e derës së negociatave për Shqipërinë.

Natyrisht opozitës nuk i kërkon kush qe të heshtë, aq më pak mund të më shkojë mua në mendje diçka e tillë. Çka unë i kërkoj opozitës është të konsiderojë pa humbur kohë ftesën që të ulemi në tryezë për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të bëjmë një Pakt Kombëtar për Europën që duam. Të thjeshtë, të qartë dhe serioz. Me disa hapa të përbashkët drejt çeljes së negociatave (dhe pse jo edhe përtej nëse ka mundësi në rrugën e arsyes), si shprehje e vullnetit të mirë për ta vënë Shqipërinë mbi partitë dhe axhendën e përbashkët kombëtare mbi axhendat e përveçme të politikës së ditës.

Kjo do të ishte rruga më e arsyeshme për të mos përdorur kartonat e shumicës së thjeshtë në çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të mos i lënë asgjë mangut përpjekjes për t’i çelur negociatat për anëtarësim. Të cilat kësisoj, do të ishin një fitore e madhe e vendit në arenën ndërkombëtare. Një fitore madhe e politikës ne tërësi dhe e asnjë pale në veçanti. Një fitore e madhe e të gjithë shqiptarëve pa dallim.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Organet e drejtësisë, hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED, ja emrat

TË GJITHA

Zbatimi i masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

11:15 : 09/06/2025

Skandali me biletat/ Modelja: Ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

11:09 : 09/06/2025

Ndeshja në Tiranë/ Federata serbe falenderon Dukën, shan tifozët dhe quan organizatë terroriste UÇK

11:04 : 09/06/2025

Gjykata dënon me 55 vite burgim në total autorët e vrasjes së Edmond Papës

10:37 : 09/06/2025

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

10:18 : 09/06/2025

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025

“I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

10:05 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com