• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtuesit e SPAK, lojë kungulleshash me inceneratorin e Tiranës

23:56 : 01/04/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE

Nga Klodian Tomorri

Kur ish drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, duhet të justifikonte absurdin e mos bllokimit të inceneratorit të Tiranës edhe pse aty ishte provuar korrupsion, gjeti shpëtim tek deklarata e famshme që hetimet për këtë cështje janë komplekse. Zoti Kraja iku. Por sikleti i inceneratorit mbeti aty. Tani halli për të justifikuar të pajustifikueshmen i ka rënë pasardhësit të tij.

Një ditë më parë, kreu aktual i SPAK, Altin Dumani, i ra fyellit në të njëjtën vrimë. Vetëm se ky u tregua pak më kreativ dhe në vend të termit kompleks përdori një fjalë me shqip. “Hetimet për inceneratorin e Tiranës janë shumë të vështira, pasi nuk dihet kush janë pronarët reale”- tha zoti Dumani.

Ka një lojë të njohur për femijët, që quhet loja e kungulleshkës. Baza e lojës është thjesht teka e zgjedhjes së një numri kot dhe mbrotja e tij pa asnjë argument. Ndoshta zoti Kraja dhe zoti Dumani nuk kanë luajtur kur kanë qenë fëmijë. Por është e sigurtë që u ra halli të luajnë kungulleshkash në moshë madhore.

Lexo edhe:

Bardhi depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

Justifikimi i kreut të SPAK, që ne nuk e bllokojmë dot inceneratorin pasi nuk gjejmë dot se kush janë pronarët reale është po aq absurd sa fakti që qeveria shqiptare paguan para për një kontratë korruptive, të cilat shkojnë në llogarinë e disa personave që policia e qeverisë kërkojnë t’i arrestojë.

Ka një mënyrë shumë efektive për të gjetur se kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës. Kjo është bllokimi i pagesave. Kur mbyllet rubineti i parave, hajdutët e nxjerrin vetë kokën nga shkurret e offshoreve ku fshihen. Zoti Dumani dhe të gjithë prokurorët e SPAK këtë e dinë shumë mirë. Dhe do ishin shumë më serioze dhe të besueshëm nëse do thonin, që ne e dimë kush janë pronarët, ndaj nuk e bllokojmë dot. Por sic e thashë, këtyre u ra halli të luajnë kungulleshkash në moshë madhore. Ndërsa shqiptarëve, u ka rënë halli të paguajnë.

Të gjitha justifikimet për mos sekuestrimin e inceneratorëve janë manipulim intelektual. E vetmja rezervë këtu është përdorimi i termit intelektual se në fakt, justifikimet janë realisht banale.

Qeveria për shembull na thotë, që nuk mund t‘i bllokojme dot pagesat se na mbytet Tirana me plehra. Mjere Tirana c’paska hequr përpara se të gjendeshin 3 shpëtimtarët, Mërtiri, Zoto dhe Gugalla. Sigurisht që këta do ishin shumë më seriozë po të thonin, që nuk e sekuestrojmë dot dhe Tiranën se kemi hall mos mbingarkojmë Farudin Arapin me shumë punë. Por nejse, qeveria është në konflikt interesi këtu.

Ajo që nuk duhet të ishte në konflikt interesi, është prokuroria. Por këta ose kanë frikë ta hapin purset e qelbur të Inceneratorit të Tiranës, ose kanë rënë dhe vet brenda në të. Njësoj si tek ai skeci brilant me të ndjerin Koco Devole: ne presim shpëtim nga segmentet, por segmentet na paskan rënë vetë brenda. Ndaj shqiptarëve u mbetet vetëm të paguajnë paratë me vetëdijen e plotë se ato po vidhen. Dhe te shijojnë kungulleshkat që luan SPAK-u.

Etiketa: ALTIN DUMANIArben Krajainceneratori i tiranesklodian zototmirel mertirispakStela Gugallja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

14:06 : 02/09/2025
AKTUALITET

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

15:58 : 01/09/2025
AKTUALITET

“Më thanë mos hajde më”/ Kryemadhi në SPAK: U intimiduan dëshmitarët! S’do kërkoj gjykim të shkurtuar

13:14 : 01/09/2025
AKTUALITET

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Troplini, avokati kryesor i karteleve qeveritare të drogës!

10:25 : 01/09/2025
AKTUALITET

Arrest me burg për inspektorin e IMT Tiranë, Gerald Fuçia mohon akuzat për ryshfet

20:30 : 30/08/2025
AKTUALITET

U shpall në kërkim, vetëdorëzohet inspektori i IMT, Klajdi Zhilla: E mësova nga mediat…

11:03 : 30/08/2025
Para

E njëjta skemë, të njëjtët njerëz, pse SPAK nuk heton inceneratorin e Tiranës

TË GJITHA

Artan Fuga: Hipokrizi e madhe të flasim për pluralizëm në Kuvend

09:22 : 03/09/2025

Europa përballet me kosto të lartë për riarmatim nëse SHBA-ja tërheq trupat

09:05 : 03/09/2025

Franca në kolaps, borxhi rekord dhe mundësia që Macron të japë dorëheqjen

08:52 : 03/09/2025
Pamje nga operacioni "Vakum"

EMRI/ Në kërkim për kultivimin e mbi 1600 bimëve kanabisi, 31-vjeçari kapet në Malin e Zi

08:40 : 03/09/2025

Kina prezanton armët e së ardhmes/ Xi, Putin dhe Kim në paradën historike

08:28 : 03/09/2025

Këmbimi valutor 3 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:16 : 03/09/2025

Priten reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:10 : 03/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com